PROMEMORJE, 

Referendumi, me mire vone se kurre !

 

Ruso’ besonte se “liria ishte e mundur vetëm nëse pop­ul­li mund të ushtro­jë sovran­itetin në mënyrë direk­te duke har­tu­ar lig­je”. Ky parim illu­min­ist gjen shpre­hjen e vet aktuale edhe në nenin 2 te Kushte­tutes së Shqipërisë, sipas se ciles “Pop­ul­li e ushtron sovran­itetin përmes për­faqë­suesve të tij ose drejt­përsë­drejti”.

 

20 vjet pas mira­tim­it te Kushte­tutes, Shqipëria ende nuk ka një ligj të veçan­të për ref­er­en­dumet, përveçse disa dis­poz­i­tat në Kodin Zgjed­hor të cilat më shumë i kanë pen­guar se sa i kanë mundë­suar ini­cia­ti­vat ref­er­en­dare .

 

Pas ndryshimeve të fun­dit qe Kushte­tu­ta pesoi në kuadër të Refor­mës në Drejte­si, qytetaret nuk kanë më të drejtë për të ndryshuar me ref­er­en­dum kushte­tutën që ata vetë mirat­u­an. Mënyra e vetme për të nisur një ref­er­en­dum kushtetues në Shqiperi është votimin e tij nga dy të tre­tat e gjithë anë­tarëve të Kuven­dit. Përveç ref­er­en­du­mit për Kushte­tutën në vitin 1998, Shqipëria nuk ka his­tori të ref­er­en­dumeve pop­ul­lore. Ref­er­en­du­mi i 98-es ishte në fakt një  rat­i­fikim nga lart-poshtë i ligjit kushtetues. Ai ka qene nje plebishit më shume se sa një refren­dum, që si rreg­ull është një ini­cia­tive nga poshte-lart.

 

Rreth 20 vite pas mira­tim­it te Kushte­tutes, cile­sia e Demokracise ne Shqiperi ka vijuar te perke­qe­so­het ne kra­hasim me pro­jek­sionet e Kushte­tutë-bërësit dhe në raport me prit­shmëritë ne shqiptareve. Kushte­tu­ta vetë  është bërë disa herë objekt i ndryshimeve bren­da natës dhe sot ajo vuan zhvleft­ësimin për shkak se nuk garaan­ton dot parimet që ajo vetë ka afir­muar.

 

Rreth 20 vjet pas mira­tim­it te Kushte­tutes,  poli­ti­ka ka kon­trol­lin total mbi demokracine dhe vendi­mar­rjen.  Sovrani, në kup­ti­min që kushte­tu­ta i jep ketij ter­mi,  nuk e ka pare veten as njëherë kaq shumë të spos­tu­ar nga pro­ce­si vendi­mar­res dhe nga demokra­cia në tërësi.

 

Nese nuk bejme dic­ka sot per te imponuar me kura­jo har­timin e nje axhende legjisla­tive per adop­ti­min pa vonesë te lig­jeve ref­er­en­dare, demokra­cia rrezikon te përke­që­so­je më tej cilës­inë e saj dhe të cëno­jë më tej ekuili­brat e saj të brend­shem.

 

Ka një shqetësim në rrit­je sot në Shqipëri, tek­sa kanë kalu­ar 28 vjet nga përm­bys­ja e sitemit ide­ologjik komu­nist, se nje pakice po merr sër­ish vendime në emër të shu­micës. Në lig­jer­im­in e përdit­shëm, ter­mi “oli­gar­ki” po për­doret më shpesh se fjala “demokraci”. Sis­te­mi demokratik në shqipëri sot për­bal­let me një zhvleft­ësim të paleverdis­shëm.

 

Shqip­tarët gjith­monë e më pak beso­jnë se demokra­cia është e aftë tju sig­uro­jë një të ardhme të begatë për veten dhe famil­jet e tyre. Largimet masive të të rin­jve nga Shqipëria edhe pas 28 vitesh demokraci janë një sin­jal alar­mi dhe një tregues se mekaniz­mi demokratik, ekonomik dhe social i ka lënë atë të pa-përf­shirë. Pa Përf­shir­je nuk ka Demokraci e cila është sinon­im i pjësë­mar­rjes në vendi­mar­rje dhe qev­eris­je.

 

Aktorët e shoqërisë civile e kanë kon­stat­u­ar disa herë tash­më si një mision të pamundur aktiviz­imin e ref­er­en­du­mit, si mekaniz­mi që garan­ton pjesë­mar­rjen direk­te në vendi­mar­rjet e rëndë­sishme.  Refuz­i­mi i kon­tributeve që gjith­se­cili mund të sjel­lë në demokraci është një lajm i keq për demokrac­inë dhe për Shqipërinë.

 

Shkaku i apatisë demokratike që vihet re ndosh­ta nuk jane shqiptaret dem­bela që fle­jnë, por kuadri i munguar ligjor per përf­shir­jen e tyre, ku kon­sul­timet, peti­cionet anke­sat dhe ref­er­en­dumet janë instru­men­ti krye­sorë.

 

Edhe ne niv­el ven­dor, Ref­er­en­du­mi ka qene dhe mbetet nje pamunde­si absolute, pavarë­sist garan­cive kushtetuese per autonomine ven­dore dhe atyre ne ligjin per vete­qev­eris­jen ven­dore. Asnje akt nen­ligjor nuk ka dale deri me sot qe te kri­jo­je nje mjedis sadopak mundesues per kete instru­ment .

 

Inisia­ti­va ligjvënëse e 20000 mijë zgjed­hësve, është një tjetër garan­ci kushtetuese në Shqipëri, por edhe ajo nuk ka funk­sionuar kur­rë. Nje pro­jek­tligj i ri që nisi në kuadër të Refor­mës në Drejte­si është në sir­tarët e Kuven­dit dhe ndosh­ta pret mira­timin, por sot per sot, ne his­torine e shteti shqip­tar, nuk ka patur kur­rë një ini­cia­tive ligjvënësve të shte­tasve, qoftë në niv­el qën­dror ash­tu edhe ven­dor.

 

Kon­sul­ti­mi pub­lik, nje tje­tre mekanizem qe pro­movon demokracine nga poshte lart, edhe pse me nje ligj te mirat­u­ar në vitin 2014, kon­sidero­het nga shumë aktorë të shoqërisë civile jo-efek­tiv, qe nuk ofron garancitë e nevo­jshme per nje pro­ces te nder­shem kon­sul­ti­mi qe do te har­mo­n­i­zonte vendi­mar­rjen para se ajo te ngur­te­so­het ne akte juridike. Niveli i zba­tim­it te mekanizmit eshte jo me shume se 5%.

 

Nuk janë të pak­ta rastet e ekpozuara kur në niv­el qen­dror dhe ven­dor nder­mer­ren kon­sul­time fik­tive, tek­sa vendimet jane marre që më parë. Kjo i ben nje dem seri­oz legj­timitetit të pro­ce­sit demokratik dhe qev­erisës. Besuesh­mëria tek insti­tu­cionet qev­erisëse në Shqipëri është në ulje të vazh­dueshme, me rreth 47% në vitin 2017. Kjo e dhënë nën notën 5 është jo-kaluese. Ajo nuk flet në favor të vendi­mar­rjes së kon­sul­tu­ar me pub­likun dhe në dobi të pub­likut.

 

Sa i takon peti­cion­eve, si for­ma të per­c­jell­jes se kerke­save dhe shqetes­imeve, ato tashme thua­jse kane dale nga fjalori i shqipes se sotme dhe brezi i ri, i rrit­ur ne demokraci nuk ja njeh kup­ti­min.

 

Edhe disku­ti­mi pub­lik i nisur per lis­tat e hapu­ra zgjed­hore, qe do te lejonte nje frymemar­rje pas­ka me demokratike per sis­temin tonë zgjed­hor eshte des­tin­uar te presë vendi­mar­rje hez­ituese para se te kthe­het ne nje realitet ligjor.

 

Edhe disku­ti­mi per zgjed­hjen e një pres­i­den­ti nga pop­ul­li është në thelb një kërkesë për më shumë demokraci direk­te, por edhe për këtë argu­ment ka nje shur­d­hëri të plote tek vendi­mar­resit reale poli­tike.

 

Per te gjitha keto arsye, ne jemi sot keto per te kerkuar nje zgjid­hje te re, per te diku­tu­ar me njeri tjetrin opsionet se si mund te ndiko­jme se bashku har­timin dhe çuar­jen per­para te nje axhende qe restau­ron mekaniz­mat e vendi­mar­rjes se drejt­per­drejte.

 

Sot ne kete tryeze jane te gjithe aktoret  e intere­sit qe kane kerkuar dhe ende kerko­jne qe mekaniz­mi ref­er­en­dar te zhblloko­het dhe te kete nje ligj te posacem mbi bazen e te cilin te funk­siono­je. Ky ligj mund të ishte bërë nga aktorët poli­tikë në këto 20 vite pas mira­tim­it të kushte­tutës, por kjo nuk ndod­hi.

 

Pran­daj disku­ti­mi per kete ligj ri-nisi në vitin 2016 nga poshte, si nje per­p­jek­je per te restau­ru­ar demokracine direk­te, por edhe per ta pasu­ru­ar ate njoko­he­sisht. Sot, ligjvënësit kanë një draft fillestar të pro­jek­tligjit “Për Ref­er­en­dumet në RSH”, i cili, pasi të pasuro­het dhe të për­mirë­so­het më tej, do të mundë­so­jë efek­tivisht që Kushte­tu­ta dhe parimet e saj të gje­jnë zba­tim efek­tiv në dobi të intere­sit demokratik të shqip­tarëve.

 

Ref­er­en­du­mi nuk mund te jete me mol­la e ndalu­ar e shpitareve, tek­sa ven­di sapo ka hapur nego­ci­atat me BE, per te hyre ne famil­jen e vler­ave me te med­ha demokratike qe ka njo­hur his­to­ria e pas luftes se dyte boterore.

 

Ref­er­en­du­mi, inisia­ti­va ligjve­nese, kon­sul­ti­mi, si dhe cdo inisi­ta­tive tjeter qe sjell sovranin ne vendi­mar­rjen per fatet e ven­dit dhe te vete demokracise eshte sot ajo çfare ne kerko­jme, dhe  te gjithe se bashku do t’ja arri­jme.

 

 

COVER REFERENDUMI

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim