Në date 8 Maj 2018, Qen­dra per Çesht­je te Informim­it Pub­lik, INFOCIP orga­ni­zoi tryezën e dytë Kon­sul­ta­tive me aktorët e shoqërisë mbi draftimin e pro­jek­tligjit “Për Ref­er­en­dumet në RSH”. Tryeza Kom­bëtare u zhvil­lua në Tiranë, ne sal­lën Antigonea të Hotel Rogn­er dhe pati pjesë­mar­rjen e deputetëve të Kuven­dit, mbi 30 orga­ni­zatave qën­drore dhe lokale të shoqërisë civile si dhe për­faqë­suesve ndërkom­bëtare. Në Tryezën e dytë Kom­bëtare morën pjesë edhe kon­sti­tu­cional­iste, jurist të spikatur, për­faqë­sues të pushtetit ven­dor si dhe mjaft edhe indi­vide më zë të fuqish­më pub­lik të cilët ofru­an pik­pam­jet e tyre mbi draftin e për­gat­i­tur nga INFOCIP.

 

Drej­tori i INFOCIP, Ger­ti Shel­la, njëhera dhe bashkë-autor i pro­jek­tligjit “Për ref­er­en­dumet”, tha në fjalën hapëse të even­tit tha se “20 vite më pas, ende Kuven­di nuk e ka kry­er detyrën që kushte­tutëbërësi i ka cak­tu­ar atij për të bërë një ligj për ref­er­en­dumet që në vitin 1998, kur vetë kushte­tu­ta u mirat­ua me ref­er­en­dum pop­ul­lor”.

shella, infocip, referendumi, 8 maj 2018

 

Shel­la prezan­toi para të pran­ish­mëve draftin ligjor “Per Ref­er­en­dumet”, të për­gatur nga ekpertët që angazhoi INFOCIP për këtë qël­lim. Ai shp­je­goi në mënyrë të deta­juar risitë e pro­jek­tligjit si dhe ori­en­toi pjesë­mar­rësit të foku­so­heshin në rela­cion shoqërues të pro­je­jtligjit të për­gat­i­tur nga INFOCIP.

 

Një nga risitë e këtij pro­jek­tligji është është heq­ja e barës finan­cia­re të orga­nizim­it të ref­er­en­dumeve gru­peve nis­mëtare dhe kali­mi i kësaj bar­rë në bux­hetin e instu­tu­cion­eve pub­like. Parashikimet e der­i­tan­ishme ngarkonin me bar­rë finan­cia­re grupin nis­më­tar të ref­er­en­du­mit, të cilët duhet të për­bal­lonin me shpen­zimet e tyre mbled­hjen e fir­mave dhe fushatën ref­er­en­dare. Konkretisht nëse ref­er­en­du­mi kushtetues apo ai kon­sul­ta­tiv, që real­i­zo­hen me ini­cia­tive të Kuven­dit apo Këshillit të Min­is­trave për­bal­lo­hen 100% nga bux­heti i shtetit që nga nis­ma e deri në shpall­jen e rezul­tatit. Nw kuad­er te pro­jek­tligjit te har­tu­ar nga INFOCIP, i njëjti parim apliko­het edhe për ref­er­en­dumet e ini­ci­uara nga gru­pet e qyte­tarëve apo sub­jek­te të tjera jo-qever­itare të legjitimuara për inicimin e tyre.

 

Gru­pet nis­mëtare të ref­er­en­dumeve, të cilat janë kon­tak­tu­ar nga INFOCIP në fazën e kon­sul­tim­it të këtij pro­jekt-ligji, përveç bar­ri­er­ave ligjore dhe burokratike, janë për­bal­lur edhe me kos­to direk­te finan­cia­re për legjitim­imin e pro­ce­sit. Kjo rrethanë e padrejtë, ka dobë­suar edhe më tej aksesin e tyre në të drejtën ref­er­en­dare dhe shkon në kundër­sh­tim me frymën e kushte­tutës e cila pro­movon ushtrim­in e sov­fan­itetit të pop­ul­lit përmes demokracisë direk­te. Në këtë pro­jek­tligj, bar­ra finan­cia­re për nis­jen e fazës për­gati­tore të një pro­ce­si ref­er­en­dar sub­ven­ciono­het 100% nga shteti, duke afir­muar parim­in e barazisë së armëve dhe mos-diskri­m­inim­it në vendi­mar­rjen pub­like.

 

 

INFOCIP, në pro­cesin e draftim­it të Pro­jek­tligjit për Ref­er­en­dumet ka pran­uar premisën se nis­më­tarët e një ref­er­en­du­mi, për nga vetë natyra e këtij të fun­dit, i shër­be­jnë një intere­si të lartë pub­lik dhe jo inter­est per­son­al apo par­ti­ak. Rrjed­himisht, kos­tot e nis­mës së tyre duhet të mbu­lo­hen nga fonde pub­like dhe jo nga paratë e bux­hetit të tyre famil­jar, sic ka qënë prak­ti­ka diskrim­in­uese deri më sot. Si rreg­ull bux­heti vje­tor i Kuven­dit në RSH është midis 7–10 Mil­ion Euro. Fak­ti është se pavarë­sisht kësaj rrethane mundë­suse, Ligji për ref­er­en­dumet apo për gjend­jen e jashtëza­kon­shme, të cilat parashiko­hen si detyra që Kushte­tu­ta i cak­ton Kuven­dit në nenin 81 të saj, ende nuk janë har­tu­ar nga ligjvënësi.

 

Tjetër risi e Pro­jek­tligjit për Ref­er­en­du­min të har­tu­ar me nis­mën e INFOCIP, është thek­si­mi i premisës kushtetuese se çdo shte­tas shqip­tar, bren­da apo jashtë ven­dit, me të drejtë vote, që plotë­son kushtet për të qenë zgjed­hës, ka të drejtë të mar­rë pjesë në ref­er­en­dum. Shteti, përmes insti­tu­cion­eve dhe finan­cave pub­like, garan­ton që shte­t­a­sit shqip­tarë në ref­er­en­dum të shpre­hin vull­netin e tyre në mënyrë të drejpër­drejtë, me votim të lirë e të fshe­htë. Kjo është një pasqyrim i drejt­për­drejtë i për­cak­timeve kushtetuese që përm­ban neni 8 i saj, para­grafi 2, sipas të cilit “Repub­li­ka e Shqipërisë mbron të drej­tat e shte­tasve shqip­tarë me ban­im të përkohshëm ose të përher­shëm jashtë kufi­jve të vet”. E drej­ta për të ushtru­ar sovran­itetin drejt­përsë­drejti është një e drejtë kushtetuese dhe rrjed­himisht një e drejtë e garan­tu­ar përmes këtij pro­jek­tligji.

 

Për të mundë­suar efek­tivisht të drejtën e mar­rjes pjesë në ref­er­en­dum të çdo shte­tasi shqip­tar me të drejtë vote, pro­jek­tligji refer­on tek nëshkri­mi elek­tron­ik, si një realitet ligjor në Repub­likën e Shqipërisë. Nën­shkrimet për një nis­më ref­er­en­dare mund të mblid­hen edhe në rrugë elek­tron­ike, online përmes por­tal­it që mundë­so­het për këtë qël­lim sipas për­cak­timeve ligjore në fuqi. Grupi Nis­më­tar i ref­er­en­du­mit, në për­puth­je me stan­dartet ligjore në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë për nën­shkrim­in elek­tron­ik dhe ofrue­sit e këtij shër­bi­mi, ka të drejtë të kërko­jë për­dorim­in e këtij shër­bi­mi pa pagesë nga Autoriteti përkatës, sipas parashikimeve që përm­ban ligji Ligji Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nën­shkrim­in elek­tron­ik”, i ndryshuar.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim