Në Kon­fer­en­cen e dytë të Nis­mës Kom­betare për Ref­er­en­du­min, orga­nizuar nga INFOÇIP në Tirane në 8 Maj 2018, morën pjesë edhe deputetë të Kuven­dit të Shqipërisë. Në emër të grupit social­ist ishte e pran­ishme deputet­ja Klotil­da Fer­hati Bush­ka. Ajo përgë­zoi Kon­fer­encën dhe draftin e har­tu­ar nga INFOCIP në bashkërendim me Part­nerët.

 

“Më vjen mirë që shoqëria civile është mbled­hur për të har­tu­ar këtë pro­jek­tligj. INFOCIP ka bërë një bërë një punë të lavdërueshme që ky ligj i ren­de­sishëm të vijë si një ini­cia­tivë e shoqerise civile. Ligji për Ref­er­en­dumet nuk është një ligj që mund të bëhet për një muaj. Edhe në vende me demokraci të zhvil­lu­ar ato kanë mar­rë kohë për tu har­tu­ar” u shpreh ajo në fjalën e saj për­shën­de­tëse.

 

Deputet­ja Klotil­da Fer­hati Bush­ka u ndal tek parashikimet që pro­jek­tligji i har­tu­ar nga INFOCIP në kon­sul­tim me aktorët e shoqërisë civile bën lid­hur me shkarkimin me ref­er­en­dum të të zgjed­hurve ven­dor. Ajo kërkoi që të prak­ti­ka e kon­solid­uar në Shqipëri të jëtë në har­moni me parashikimet në draftin e për­gat­i­tur.

 

Ajo afir­moi vull­netin poz­i­tiv të sajin dhe të kolegëve të tjerë par­la­men­tarë mbi pro­jek­tligjin, si një nga mënyrat që garan­ton efek­tivisht të drejtën e qyte­tarëve për të ofru­ar direkt zërin e tyre në vendi­mar­rje.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim