Si ref­er­en­dumet e përgjithshme edhe ato ven­dore mund të ini­cio­hen nga “Lart-Poshtë” dhe nga “Poshtë-Lart”. Për të parat, nis­mën ref­er­en­dare e ka si rreg­ull organi për­faqë­sues në niv­el qën­dror (Kuven­di) dhe ven­dor (këshilli bashki­ak ose këshilli i qarkut).

 

llojet e referendumeve

Për ref­er­en­dumet e përgjithshme të inicuara nga Poshtë-Lart, pop­ul­li ka të drejtë përmes 50 mijë zgjed­hësve të kërko­jë shfuqiz­imin e një ligji si dhe t’i kërko­jë Pres­i­den­tit të Repub­likës që çësht­je të një rëndësie të veçan­të të voto­hen direkt në pop­ull. Në respekt të opin­ion­it të Komi­sion­it të Vene­cias, që mban datën 27 Shta­tor 1999, rëndësi e veçan­të e një çësht­je për­cak­to­het a‑priory dhe a‑fortiory nga kap­ja e pragut prej 50 mijë fir­mash nis­mëtare. Ky është një numër shumë domethënës votash për një vend me elek­torat të pakët si Shqipëria. Largimet demografike dhe pamundësia aktuale e përthith­jes së votës së  emi­grantëve  në vendet e tyre të rezi­dencës sug­jero­jnë se dhë­nia e mira­tim­it (con­sent-it) para­prak të 50 mijë shte­tasve më të drejtë vote për mba­jt­jen e një ref­er­en­dum është tregues i mjaftuesh­më se çësht­ja e shtru­ar për ref­er­en­dum ka “rëndësi të veçan­të”. Në kup­ti­min e këtij pro­jek­tligji, ref­er­en­dumet e përgjithshme ren­diten sipas llo­jit të tyre, si më poshtë vijon:

 

 

  1. “Ref­er­en­dum kushtetues” është shpre­hje e drejt­për­drejtë e vull­netit pop­ul­lor për pra­n­imin ose refuz­imin e draftit të një kushte­tutë te re apo ndryshimeve të Kushte­tutës
  2. “Ref­er­en­dum kushtetues i drejt­për­drejtë” është ref­er­en­du­mi i pergjithshëm i cili thirret nga Kuven­di për çësht­je që lid­hen me ndryshimin e Kushte­tutës, kur vetë Kuven­di nuk shpre­het para­prak­isht me votë apo nuk ka dako­rtësi poli­tike për pro­jekt- amen­da­mentet kushtetuese të
  3. “Ref­er­en­dum kushtetues rat­i­fikues” është ref­er­en­dum i pergjithshëm i cili thirret nga Kuven­di për çësht­je që lid­hen me amendimin e Kushte­tutës, kur vetë Kuven­di ka votu­ar më parë dhe ka mirat­u­ar ligjin për amendimin kushtuese, por të cilin kërkon ta rat­i­fiko­jë më votë pop­ul­lore direk­te, për të sig­u­ru­ar një kon­sen­sus sa më të gjerë.
  4. “Ref­er­en­du­mi legjisla­tiv” është ref­er­en­du­mi i përgjithshëm i thirrur për një çësht­je legjisla­tive të rëndë­sisë së veçan­të, për të cilën Kuven­di ose Këshilli i Min­is­trave, në tagrin e insti­tu­cionit që ka nis­mën ligjvënëse, gjykon se vull­neti vendi­mar­rës është i pam­jaftueshëm për t’i dhënë legjitimitetin e synuar një pro­jek­ligji të cak­tu­ar apo kur vetë Kuven­di nuk arrin dot në vendim­mar­rje për këtë çësht­je me mekaniz­mat që disponon për shkak të qën­drimeve të papa­jtueshme të gru­peve vendim­mar­rëse.
  5. “Ref­er­en­dum shfuqizues” është pro­ce­si që mundë­son zba­timin e të drejtës kushtetuese që gëzo­jnë 50 mijë shte­tas me të drejtë vote për shfuqiz­imin e një ligji përmes votës së drejt­për­drejtë në
  6. “Ref­er­en­du­mi i thjeshtë” është ref­er­en­du­mi i thirrur nga 50 mijë shte­tas me të drejtë vote për një çësht­je të rëndë­sisë së veçan­të, për çësht­je të të drej­tave të njeri­ut, të drej­tave civile dhe poli­tike,  ose çësht­je të tjera si  mirë-për­dori­mi  i  burimeve ujore dhe/ose pasurive naty­rore, çësht­je mjedis­ore, çësht­je të shën­de­tit pub­lik, etj.

 

 

2. Per Referendumin Vendor

 

Sa i takon Ref­er­en­du­mit Ven­dor, në kup­ti­min e këtij pro­jek­tligji, por edhe të ligjit organik 139/2015, “Për vetë qev­eris­jen ven­dore”, ai është një nga mekaniz­mat apo for­mat e vetqev­eris­jes ven­dore, ku banorët e një njësie të qev­eris­jes ven­dore shpre­hen me votim të drejt­për­drejtë për çësht­je që kon­sidero­hen me rëndësi për komu­nitetin, të cilat janë nën juridik­sion­in dhe autoritetin vendi­mar­rës të një­sive të qev­eris­jes ven­dore ku ata bano­jnë.

 

Në niv­el të qev­eris­jes ven­dore, për të kon­fir­muar nis­mën për mba­jt­jen e një ref­er­en­du­mi ven­dor nevo­jiten fir­mat e jo më pak se: 5 % të banorëve me të drejtë vote në niv­el bashkie, sipas regjistrim­it më të fun­dit në Rregjistrin e Gjend­jes Civile që admin­istro­het nga organi kom­pe­tent; ose 5% të banorëve me të drejtë voti­mi në niv­el qarku, sipas regjistrim­it më të fun­dit në Rregjistrin e Gjend­jes Civile që admin­istro­het nga organi kom­pe­tent.

 

Në vlerësimet e ekspertëve që bashkëpunuan me INFOÇIP, mod­eli polak ofron një epër­si për kushtet e Shqipërisë, kra­hasimisht me mod­elet legjisla­tive të vendeve të tjera. Eshtë fakt se në një pjesë të kon­siderueshme vetë Refor­ma Admin­is­tra­tive Ter­ri­to­ri­ale që u ndër­mor në vitin 2014, por edhe ligji për vetë qev­eris­jen ven­dore që u mirat­ua në vitin 2015, kanë mod­e­lim nga për­vo­ja e suk­sesshme e kësaj reforme në Poloni, vend anë­tar i BE.

 

Pro­jek­tligji “Për ref­er­en­dumet” mbart disa risi të rëndë­sishme lid­hur me çësht­jet që mund të shtro­hen për ref­er­en­dum ven­dor, sido­mos në nivelin e parë të qev­eris­jes ven­dore dhe konkretisht:

 

  • rior­ga­niz­imin e ndar­jes admin­is­tra­ti­vo-ter­ri­to­ri­ale me ose pa ndryshim kufi­jsh të një­sive të qev­eris­je ven­dore
  • mënyrën e zgjid­hjes së çësht­jeve të një rëndësie të veçan­të që prekin nje­site e qev­eris­jes ven­dore, të cilat përf­shi­hen bren­da kufi­jve, detyrave dhe kom­pe­ten­cave të organ­it për­faqë­sues vendi­mar­res të kësaj njësie;
  • vetë­tak­si­mi i banorëve për qël­lime pub­like, bren­da kufi­jve të detyrave dhe kom­pe­ten­cave të organ­eve të një­sive të qev­eris­jes ven­dore .
  • vendi­mar­r­ja direkt për çësht­je thel­bë­sore me natyrë shoqërore, ekonomike, mjedis­ore apo kul­tur­ore që for­mo­jnë këtë njësi të qev­eris­jes ven­dore;
  • shpërn­dar­jen e parakohshme të organ­it për­faqë­sues vendi­mar­rës të një­sisë të qev­eris­jes ven­dore
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim