Ditën e enjte, dt 21 Tetor 2019, stafi i INFOCIP zhvil­loi nje sem­i­nar te hapur me stu­den­tët e Uni­ver­sitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Taki­mi u real­izua në koor­dinim me Rek­torin e këtij Uni­ver­siteti, Prof. Dr. Roland Zisi, në kuadër të Jubileut të 15-vje­torit të theme­lim­it të këtij uni­ver­sitetit.

 

Sem­i­nar­in e hapur e për­shën­de­ti Dekan i Fakul­tetit të Shken­cave Humane, Prof Asc .Aleks Trushaj, Ne fjalën e tij ai fal­en­deroi INFOCIP per punen e ren­de­sishme studi­more qe kishte real­izuar dhe per diku­timin e rezul­tave te vleres­im­it me stu­den­tet e Uni­ver­sitetit “Ismail Qemali” ne Vlore.

 

 

She­fi i Depar­ta­men­tit Juridik, PhD. Erjon Hitaj, dhe zv.dekanja e këtij Fakul­teti, Dr. Mige­na Bal­la gjithash­tu shpre­hen vleres­imin e tyre per aktivitetin. Ori­en­ti­mi i stu­den­teve drejt tregut te punes eshte nje cesht­je te cilen Uni­ver­siteti “Ismail Qemali” ne Vlore e sheh me per­pare­si. Pro­ce­set qe kane te bejne me pro­cesin e admin­istrim­it te bren­shem gjyqe­sor dhe prak­tiken stu­den­tore ne kete fushe ngjallen interes te posaçem.

E pran­ishme në këtë event ishte dhe kance­lar­ja e gjykatës së Apelit Vlorë, Znj. Fri­da Gani e cila i ofroi një dimen­sion të shtu­ar këtij aktiviteti dhe prezan­toi para stu­den­tëve aspek­te prak­tike të menax­him­it gjyqë­sor. Ajo shpre­hu vull­netin per pra­n­imin e stu­den­teve qe jane ne pra­gram intership‑i ne gjykat­en e Apelit Vlore per te pare nga afer menyren e admin­istrim­it te brend­shme gjyqe­sor, ftese e cila u mireprit posaçer­isht.

 

Drej­tori i INFOCIP, Dr. Ger­ti Shel­la paraqi­ti para stu­den­tëve të shumtë që kishin ard­hur të mar­rë pjesë në këtë sem­i­nar të hapur rezul­tatet e mon­i­torim­it të real­izuar për gjykatën e Apelit Vlorë dhe për Gjykatën e Rrethit Vlorë.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim