INFOÇIP është një Qendër e spe­cial­izuar që real­i­zon vlerësime tem­atike të pavaru­ara për kohëzg­jat­jen e pro­ce­seve gjyqë­sore në Repub­likën e Shqipërisë. Në fund të vitit 2018, INFOÇIP përf­shiu në vlerësim Gjykatat e Apelit Vlorë, Shkodër dhe Korçë. Pro­gra­mi i mon­i­torim­it gjyqë­sor është mundë­suar falë mbështet­jes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes Democ­ra­cy Com­mi­sion, Small Grant Pro­gram. Ne mua­jin shta­tor 2019, INFOCIP nxor­ri ne qarkul­lim pub­lik edhe botimin e rezul­tave te ketij vleres­i­mi 4‑vjecar, me tit­ull “Kohëzg­jat­ja për shqyr­timin gjyqë­sor dhe arsyetimin e vendimeve” per gjykatat e Apelit Vlore, Shkodër, Korçë

 

Qël­li­mi krye­sor i INFOÇIP mbetet informi­mi i pub­likut dhe insti­tu­cion­eve pergjeg­jese mbi sit­u­atën e vone­save gjyqë­sore. Drejtësia është një shër­bim pub­lik dhe qyte­tarët janë kon­suma­torët parë­sorë të këtij shër­bi­mi. Ata kanë të drejtë të dijnë dhe të vlerë­so­jnë cilës­inë e këtij shër­bi­mi. Një nga tregue­sit krye­sorë të cilë­sisë është shpe­jtësia në dhënien e drejtë­sisë. Drejtësa e vonuar është drejtësi e mohuar!

 

apelet

 

Zvar­rit­ja e pro­ce­seve gjyqë­sore kon­sidero­het një ndër prob­lemet krye­sore nga pub­liku shqip­tar sa i takon sis­temit të drejtë­sisë. Vone­sat në dhënien e drejtë­sisë ndiko­jnë neg­a­tivisht tek bes­i­mi i pub­likut në Pushtetin Gjyqë­sor. Vone­sat gjyqë­sore shpesh per­cep­to­hen si premisë kor­rup­sioni. Elem­i­ni­mi i zvar­rit­jes së pro­ce­seve gjyqë­sore ka qenë një ndër objek­ti­vat e Refor­mës në Drejtësi, së bashku me adres­imin e duhur të pandëshkuesh­mërisë në nivele të lar­ta drejtuese si dhe për krimet e rën­da.

 

Në Kodin e Pro­ce­durës Civile, ndryshimet që u bënë në vitin 2017, kanë parashikuar në mënyrë ekplicite afatet e një gjyki­mi të arsyeshëm, respek­tivisht në të tre­ja shkallët e gjyqë­sorit (neni 399/2, shtu­ar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017). tej këtyre a fat­eve, palëve ndërgjyqëse iu lind e drj­ta të kërko­jnë shpër­blim të drejtë nga shteti për shkel­je të afat­eve të arsyeshme.

 

Ndërko­hë, shti­mi i kon­flik­tit gjyqë­sor në përgjithësi ka shtu­ar ngarkesën e punës për gjykatat shqiptare.  Nga ana tjetër tru­pa gjyqë­sore ka një zvogëlim të num­rit të saj për shkak të pro­ce­sit të vetingut që vijon në sis­temin gjyqë­sor. Emëri­mi i gjyq­tarëve të rinj dhe shpën­dar­ja e tyre në gjyka­ta duhet të syn­o­jë që t’i përgjig­jet sa më mirë objek­tiv­it për një drejtësi pa vone­sa. Plat­for­ma Kom­bëtare GJYKATAEHAPUR.AL dhe anal­iza e të dhë­nave gjyqë­sore që ajo mundë­son, syn­on të ndih­mo­jë vendi­mar­rësit në organet e reja gjyqë­sore që të ndër­mar­rin poli­ti­ka të efek­t­shme në plotësimin e trupës gjyqë­sore dhe cak­timin e gjyq­tarëve sht­esë aty ky paraqitet më e nevo­jshme.

 

Sek­torit të shoqërisë civile i është besuar një rol aktiv në admin­istrim­in e drejt­për­drejtë të organ­eve të reja gjyqë­sore. Kjo është një arrit­je his­torike. Këshilli i Lartë Gjyqë­sor, që është organi më i lartë qev­erisës në sis­temin e gjykatave në RSH, kryso­het nga znj. Nau­re­da Lla­bani, që u përzgjodh nga rrad­hët e shoqërisë civile. Në këto kushte të vlerësim­it cilë­sor të kon­tributeve të shoqërisë civile, përgjegjësia për të mon­i­toru­ar sis­tem­atik­isht tregue­sit e per­for­mancës gjyqë­sore është e dyfishtë për sek­torin jo-qever­i­tar.

 

Për të qenë në lartës­inë e kësaj përgjegjësie, INFOÇIP ndër­toi Plat­for­mën GJYKATAEHAPUR.AL, e cila mundë­son vlerësimin e kohëzg­jat­jes së çësht­jeve gjyqë­sore për secilën nga gjykatat që mon­i­toro­hen. Kjo është një për­masë e re vlerësi­mi që e kapërcen her­me­tizmin që ka karak­ter­izuar organet pub­like që kanë për detyrë inspek­timin e per­for­mancës së trupës gjyqë­sore.

 

Për të garan­tu­ar besuesh­mërinë e vlerësim­it, por edhe për të kri­juar shanse reale për vir­i­fikuesh­mërinë e të dhë­nave, INFOÇIP nisi në vitin 2017 kri­jimin e një sis­te­mi aut­en­tik online për ekspoz­imin e këtyre të dhë­nave. Sis­te­mi quhet GJYKATA E HAPUR (eng: Open Court) dhe është aktu­al­isht i aksesueshëm në www.gjykataehapur.al. Plat­for­ma përm­ban mil­iona të dhë­na gjyqë­sore të për­punueshme në for­matin Open Data. Ajo syn­on t’i vijë në ndih­më së pari trupës gjyqë­sore, duke i dhënë mundësi kësaj të fun­dit të nji­het dhe vlerë­so­jë përmes të dhë­nave të fak­tueshme efi­ciencën e vet gjyqë­sore si dhe të adreso­jë për zgjid­hje prob­lemet speci­fike.

 

Raportet e pavaru­ara mon­i­toruese që real­i­zo­hen nga INFOÇIP për­faqë­so­jnë një instru­ment vlerë­sues që i vihet në dis­pozi­cion si gjykatave, por edhe insti­tu­cion­eve të reja të drejtë­sisë për të njo­hur dhe vlerë­suar në deta­je efek­t­shmërinë e gjykatave në Repub­likën e Shqipërisë. Sis­te­mi Open Court për­faqë­son në këtë kup­tim një për­p­jek­je seri­oze për të prezan­tu­ar dhe për­dorur më mënyrë të efek­t­shme teknologjitë e reja të infor­ma­cionit në pro­ce­set e vlerësim­it të efiçencës së gjykatave në Repub­likën e Shqipërisë. Në sis­tem janë admin­sitru­ar të dhë­na që nga viti 2015–2016 e deri në ditët e sotme, duke kri­juar një bazë ver­i­fiki­mi objek­tiv të treguesve të vone­save gjyqë­sore para dhe pas Refor­mës në Drejtësi.

 

 

logo gjykata e hapur

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim