INFOÇIP ka real­izuar tre vlerësime tem­atike të pavaru­ara për kohëzg­jat­jen e pro­ce­seve gjyqë­sore respek­tivisht në gjykatat e rretheve Vlorë, Shkodër dhe Korçë. Mon­i­tori­mi mbu­lon një peri­ud­hë 4 vje­care, nga viti 2016 e deri në vitin 2019 (vetëm 6‑mujori i parë). Në tërësi INFOÇIP ka anal­izuar 27890 çësht­je themeli që morën vendim në këto 4 vite, për të tre­ja gjykatat të mar­ra së bashku (98% e total­it abso­lut). Për secilin vendim janë anal­izuar të pak­tën 6 tregues. Ky volum i jashtëza­kon­shëm të dhë­nash është kon­ver­tu­ar në for­mat elek­tron­ik që lejon për­punime të sofistikuara sta­tis­tiko­re dhe është i disponueshëm online në for­matin Open Data.

 

Pro­gra­mi i Vlerësim­it Tem­atik të Pavarur për gjykatat e rretheve Vlorë, Shkodër dhe Korçë u real­izua njëko­hë­sisht me vlerësimin e gjykatave të Apelit, të cilat kanë selinë respek­tivisht në këto tre qytete. Ky pro­gram ambi­cioz mon­i­tori­mi është mundë­suar falë mbështet­jes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes Democ­ra­cy Com­mi­sion, Small Grant Pro­gram.cover rrethet

Sipas jurispru­dencës së GJEDNJ, kohëzg­jat­ja e një pro­ce­si gjyqë­sor, për­l­log­a­ritet nga moment i depoz­itim­it të kërkesës/padisë deri në dorëz­imin e vendim­it për­fundim­tar në sekre­tar­inë e gjykatës, nga ku ai bëhet i disponuesh­më për palët në gjykim.

 

Studimet dhe gjet­jet e INFOÇIP për gjykatat e sis­temit të zakon­shëm dhe ato të sis­temit admin­is­tra­tiv, përf­shirë edhe vetë Gjykatën e Lartë kanë cak­tu­ar një gur themeli në drej­tim të vlerësim­it të dhë­nave gjyqë­sore nga mon­i­torues të pavarur. Gjyka­ta e Lartë, e cila për­faqë­son majën e piramidës gjyqë­sore në Shqipëri, ka qenë përtej rrezes së mbu­lim­it insti­tu­cional nga inspek­toratet përkatëse deri para ndër­mar­rjes së Refor­mës në Drejtësi.

 

INFOÇIP ka qenë i vet­mi aktor në Shqipëri që ka real­izuar vlerësim tem­atik vje­tor për 5 vite rrjesht ndaj kësaj gjykate, sa i takon vone­save në shqyr­timin gjyqë­sor dhe në arsyetimin/dorëzimin e vendimeve. Raportet mon­i­toruese të INFOÇIP janë pran­uar si mjaft të sak­ta dhe janë adop­tu­ar zyr­tar­isht nga aktorët më të lartë insti­tu­cionalë.

 

Për të garan­tu­ar besuesh­mërinë e vlerësim­it, por edhe për të kri­juar shanse reale për ver­i­fikuesh­mërinë e të dhë­nave, INFOÇIP kri­joi në vitin 2017 një sis­te­mi aut­en­tik online për ekspoz­imin e të dhë­nave gjyqë­sore të mon­i­toru­ara. Ky sis­tem për­faqë­son një moment të rëndë­sishëm në për­dorim­in e teknologjive të reja të infor­ma­cionit për ekpoz­imin e per­for­mancës së gjyqë­sorit ndaj pub­likut.

 

logo gjykata e hapur

 

Sis­te­mi quhet GJYKATA E HAPUR (eng: Open Court) dhe është aktu­al­isht i aksesueshëm në www.gjykataehapur.al. Plat­for­ma përm­ban mil­iona të dhë­na gjyqë­sore të për­punueshme në for­matin Open Data. Ajo syn­on t’i vijë në ndih­më dhe trupës gjyqë­sore, duke i dhënë mundësi kësaj të fun­dit të nji­het dhe vlerë­so­jë përmes të dhë­nave të fak­tueshme efi­ciencën e vet si dhe të adreso­jë për zgjid­hje prob­lemet speci­fike.

 

Të dhë­nat gjyqë­sore për­puno­hen nga INFOÇIP në mënyrë të tillë që të mundë­so­jnë lehtë­sisht vlerësimin online të kohëzg­jat­jes së çësht­jeve gjyqë­sore për secilën gjykatë përmes Plat­for­mës Kom­bëtare GJYKATAEHAPUR.AL. Kjo është një për­masë e re trans­parence që lë pas her­me­tizmin që ka karak­ter­izuar organet pub­like që kanë inspek­tu­ar per­for­mancën e trupës gjyqë­sore.

 

Sis­te­mi Open Court për­faqë­son për­p­jek­jen më seri­oze për të prezan­tu­ar dhe për­dorur më mënyrë të efek­t­shme teknologjitë e reja të infor­ma­cionit në pro­ce­set e vlerësim­it të efiçencës së gjykatave shqiptare. Në sis­tem janë admin­istru­ar të dhë­na që nga viti 2015–2016 e deri në ditët e sotme, duke kri­juar një bazë ver­i­fiki­mi objek­tiv të treguesve mbi vone­save gjyqë­sore para dhe pas Refor­mës në Drejtësi.

 

Përmes këtij pub­liki­mi që real­i­zo­het me mbështet­jen e Ambasadës së SHBA në Tiranë, INFOÇIP vë në dis­pozi­cion të gjithë aktorëve të intere­suar anal­izën e treguesve të kohëzg­jat­jes së shqyr­tim­it gjyqë­sor dhe arsyetim­it të vendimeve të themelit për tre gjyka­ta rrethi shumë të rëndë­sishme. Kra­hasi­mi i treguesve respek­tivë është një për­masë e re anal­ize që syn­on të pro­movo­jë prak­tikat më të suk­se­shme, por edhe të ekspo­zo­jë prob­lematikat e hasura, me qël­lim adres­imin e tyre për zgjid­hje të qën­drueshme.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim