Në fund të vitit 2018, INFOÇIP ndër­mori një vlerësim për Gjykatat e Apelit Vlorë dhe gjykatën e Rrethit Vlorë për evi­den­timin e sit­u­atës së vone­save gjyqë­sore në shqyr­timin e cësht­jeve të themelit dhe në arsyetimin ligjor të vendimeve. Pjesë e këtij vlerësi­mi kom­bë­tar u bëne edhe gjykata­ta e shkallës së parë dhe të dytë në Shkodër dhe në Korçë, falë mbështet­jes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes Democ­ra­cy Com­mi­sion, Small Grant Pro­gram.

 

Një ndër objek­ti­vat e Pro­gramit “Gjyka­ta e Hapur / Open Court” që po inple­men­ton INFOCIP është hap­ja e sis­temit të gjykatave ndaj pub­likut, shoqërisë civile dhe medias. Për këtë arsye, INFOCIP ndër­mori në Tetor 2019 një tur në uni­ver­sitetet krye­sore të ven­dit për të advokuar gjykimin pa vone­sa dhe rrit­jen e bes­im­it tek insti­tu­cionet e drejtë­sisë. Kjo nis­më bëhet edhe më e domos­doshme në kushtet që sis­te­mi gjyqë­sor në tërësi po kalon një pro­ces të thel­lë tran­formi­mi në kuadër të Refor­mës në Drejtësi.

infocip ne universitetin e vlores, gjykata e hapur, ambasada amerikane 2

 

Ditën e enjte, dt 21 Tetor 2019, stafi i INFOCIP zhvil­loi takimin e parë me stu­den­tët e Uni­ver­sitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Taki­mi u real­izua në koor­dinim me Rek­torin e këtij Uni­ver­siteti, Prof. Dr. Roland Zisi, në kuadër të Jubileut të 15-vje­torit të theme­lim­it të këtij uni­ver­sitetit.

 

Sem­i­nar­in e hapur e për­shën­de­ti Dekan i Fakul­tetit të Shken­cave Humane, Prof Asc .Aleks Trushaj, She­fi i Depar­ta­men­tit Juridik, PhD. Erjon Hitaj, zv.dekanja e këtij Fakul­teti, Dr. Mige­na Bal­la. E pran­ishme në këtë event ishte dhe kance­lar­ja e gjykatës së Apelit Vlorë, Znj. Fri­da Gani e cila i ofroi një dimen­sion të shtu­ar këtij aktiviteti dhe prezan­toi para stu­den­tëve aspek­te prak­tike të menax­him­it gjyqë­sor.

 

Drej­tori i INFOCIP, Dr. Ger­ti Shel­la paraqi­ti para stu­den­tëve të shumtë që kishin ard­hur të mar­rë pjesë në këtë sem­i­nar të hapur rezul­tatet e mon­i­torim­it të real­izuar për gjykatën e Apelit Vlorë dhe për Gjykatën e Rrethit Vlorë.

VLORA UNIVERSITETI INFOCIP GJYKATA OK

Sipas jurispru­dencës së GJEDNJ, kohëzg­jat­ja e një pro­ce­si gjyqë­sor, për­l­log­a­ritet nga moment i depoz­itim­it të kërkesës/padisë deri në dorëz­imin e vendim­it për­fundim­tar në sekre­tar­inë e gjykatës, nga ku ai bëhet i disponuesh­më për palët në gjykim. Bazuar në këtë premisë ligjore, INFOCIP prezan­toi para stu­den­tëve kohëzg­jat­jen e  kon­stat­u­ar të çësh­jeve të themelit në të dyja gjykatat e Vlorës, respek­tivisht të Rrethit dhe të Apelit.

 

Në sesion­in e disku­timeve me stu­den­tet, u fol për mundësi konkrete të angazhim­it të tyre në tre­gun e punës dhe konkretisht në sis­temin e menax­him­it gjyqë­sor. Stu­den­tët u ftu­an të mar­rin pjesë në intership‑e në gjykatën e Apelit Vlorë për të kup­tuar konkretisht se si funk­siono­jnë gjykatat. Po ash­tu, u pro­jek­tua edhe një syn­im afat-mesëm për pro­fil­iz­imin më të mirë të degëve uni­ver­sitare drejt redak­tim­it ligjor në gjyka­ta si dhe pro­ce­seve IT që admin­istro­jnë dhe për­puno­jnë të dhënë gjyqë­sore.
infocip ne universitetin e vlores, gjykata e hapur, ambasada amerikane 3
UNIVERSITETI ISMAIL QEMALI VLORE, INFOCIP GJYKATA

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim