Në kuadër të Pro­gramit Kom­bë­tar “Gjyka­ta e Hapur / Open Court”  INFOÇIP mon­i­toroi Gjykatën e Apelit Korçë dhe Gjykatën e Rrethit Korçë për të evi­den­tu­ar sit­u­atën  e vone­save gjyqë­sore në shqyr­timin e cësht­jeve të themelit dhe në arsyetimin ligjor të vendimeve. Falë mbështet­jes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes Democ­ra­cy Com­mis­sion, Small Grant Pro­gram, INFOCIP mori në anal­izë vitet 2016–2019.

 

Të dhë­nat e anal­izuara nga stafet e INFOCIP janë disponuar në bashkërendim të plotë me gjykatat objekt vlerësi­mi.  Tabelat me të dhë­nat e vlerësim­it 2016–2019 janë të pub­likuara të plota në Plat­for­mën Kom­bëtare GJYKATAEHAPUR.AL duke shënuar në këtë mënyrë një risi absolute në për­dorim­in e teknologjive të reja infor­matike për të real­izuar vlerësime tem­atike në fushën e gjykatave.

 

Një ndër objek­ti­vat e Pro­gramit “Gjyka­ta e Hapur / Open Court” është hap­ja e sis­temit të gjykatave ndaj pub­likut. Për këtë arsye, INFOCIP ndër­mori në Tetor 2019 një tur në uni­ver­sitetet krye­sore të ven­dit për të advokuar gjykimin pa vone­sa dhe rrit­jen e bes­im­it tek insti­tu­cionet e drejtë­sisë. Kjo nis­më bëhet edhe më e domos­doshme në kushtet që sis­te­mi gjyqë­sor në tërësi po kalon një pro­ces të thel­lë tran­formi­mi në kuadër të Refor­mës në Drejtësi.

 

Në datë 31 Tetor 2019, INFOCIP orga­ni­zoi një sim­poz­i­um shken­cor në amb­jen­tet e Uni­ver­sitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Interes­i­mi i stafit ped­a­gogjik dhe stu­den­tëve u reflek­tua në pjesë­mar­rjen e gjerë në këtë sim­poz­i­um shken­cor. Nisur nga natyra e këtij mon­i­tori­mi dhe meto­dat e për­doru­ra për anal­izën e të dhë­nave, even­ti u orga­nizua në bashkëpunim me Fakul­tetin e Shken­cave naty­rore dhe Shoqërore.

 

Studi­mi për per­for­mancën dhe efi­ciencën e Gjykatave të Kor­cës (Apeli dhe Rrethi) u prezan­tua nga drej­tori i INFOCIP, Dr. Ger­ti Shel­la. Ai paraqi­ti te gjithe tregue­sit e anal­izuar nga studi­mi i nder­marre si dhe anal­izen kra­ha­suese te Gjykates se Apelit Korce me gjykatat e Apelit ne Vlorë dhe Shkodër (shkarko ketu studimin e plote per gjykatat e Apelit). Pjese e prezan­tim­it ishin edhe trague­sit e efi­cences per Gjykat­en e Rerrhit Korce, kra­ha­suar me ato te gjykatave analoge ne Shkoder dhe ne Vlore (shkarko studimin e plote per gjykatat e rretheve)

 

 

 

Aktivitetin e moderoi pad­a­gogu i këtij Fakul­teti, Dr. Alket Dino dhe Dr. Suela Ibraim­l­lari. Ne fjalen e tij hapëse, Dr. Dino thek­soi ren­de­sine e jashteza­kon­shme te ori­en­tim­it te kerkim­it shken­cor drejt per­dorim­it te dhenave. Ai gjithash­tu kerkoi nga INFOCIP te perf­shi­je stu­den­tet e Uni­ver­sitetit te Korces ne pro­grame inter­shipi kua pliko­hen ne prak­tike meto­da kerki­more te bazuara mbi te dhena qe mblid­hen dhe per­puno­hen me pas ne sis­teme kom­pi­u­terike

 

 

ALKETI OK 2

 

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe avokat­ja e mirën­jo­hur Entela Dvo­rani (ish kance­lare e gjykatës së rrethit Kor­cë) e cila adresoi audi­torin për të sjel­lë për­vo­jën e saj direk­te lid­hur me prob­lematikën e admin­istrim­it gjyqë­sor dhe rëndë­sine e vlerësim­it sstem­atik të afat­eve gjyqë­sore nga aktorë të spe­cial­izuar.

Stu­den­tët shpre­hën interes­im të lartë për të qënë pjesë e këtyre lloj vlerësimeve në të ardhmen, për të vënë në prak­tikë njo­hu­ritë uni­ver­sitare lid­hur me kërkimin shken­cor, medo­dat e për­punim­it të të dhë­nave si dhe angazhimin përmes inter­shipeve në insti­tu­cionin e gjykatave.

 

studentet infocip 4

 

studente korce, infocip

 

 

studentet infocip 3 korce

 

 

 

studente korce infocip 2

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim