Shteti eshte punëd­hënësi më i madh në RSH, me rreth 110 mijë punon­jës bux­hetore. Në gjykimin admin­is­tra­tiv shteti ka bar­ren e proves. Ndryshimet ligjore të vitit 2016, e cënu­an këtë parim të rëndë­sishëm, duke e rik­thy­er kon­flik­tin gjyqe­sor mes shtetit dhe punon­jesve te tij në gjykatën civile. Qe prej vitit te kalu­ar, ne gjykate admin­is­tra­tive mund te anko­hen vetem punon­je­sit që gëzo­jnë sta­tusin e nëpunësit civ­il.

I39A3797Për të kup­tuar sa sa garantuese kanë qenë gjykatat admin­is­tra­tive në mbro­jt­jen e të drej­tave të punësim­it, INFOCIP anal­i­zoi të gjitha vendimet për­fundimtare të Gjykatës Admin­is­tra­tive të Apelit ne vitet 2018 dhe 2017, të cilat i tako­jnë cësht­jeve të regjistru­ara qe nga 2014 e deri ne 2016. Po ash­tu, INFOCIP ka vlere­suar edhe të gjitha rekurset me objekt “mar­rd­hëni­et e punës” në Gjykatën e Lartë, të vendimuara në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

 

Nga ky studim rezul­ton se nje punon­jes që humbi punën në shtet pri­ti në dyert e gjykatës mesa­tar­isht 840 dite (2.3 vjet) per te gje­tur drejte­si ne te dyja shkallet e gjykim­it. Nese i shto­het kesaj kohe edhe shqyr­ti­mi i rekur­sit ne Gjykat­en e Larte, prit­ja arrin mesa­tar­isht 1730 dite ose rreth 4.7 vjet. Keto te dhena per­faqe­so­jne mesa­taren e dy viteve te fun­dit te matur nga INFOCIP.

 

Koha opti­male, por edhe ligjore bren­da të cilës duhet të zgjid­het një mos­mar­rvesh­je admin­is­tra­tive deri ne Apel nuk duhet t’i kalo­jë 90 ditë, në mënyrë që dëmi të jetë i rik­thyeshëm “në natyrë” pra mek­thim ne vendin e punes dhe të mos shkak­to­jë dëm ekonomik për bux­hetin e shtetit ne for­men e demsh­perblim­it te pagave. Një kohë e tillë bën të mundur kap­jen e afat­eve që për­shkru­an Kodi i Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive për rik­thimin në punë të paditësve përmes ekzeku­tim­it të vendim­it te tyre gjyqë­sor para se të lid­het një kon­tratë e re defin­i­tive pune me zëvendë­suesin, për te nje­jtin vend pune.

 

Sipas INFOCIP, ka vetem dy menyra per te ris­jel­lë në afat keta tregues: ose Shteti te marre masa per te mos prod­huar kaq shume kon­flikt gjyqe­sor qe shkon ne dyert e gjykatave, ose gjykatat te plote­so­hen me trupe te re gjyqë­sore. 

 

Ne 2018, Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Apelit dha gjith­sej 4743 vendime për çësht­je themeli. Prej tyre 1400, ose 29.5 % e total­it kishin objekt mar­rd­hëni­et e punës.

 

Ne 2017, GJAA dha 5546 vendime për çësht­je themeli. Prej tyre 1601 ose 30% e total­it kishin objekt mar­rd­hëni­et e punës

 

Ne dy vitet e anl­izuara nga INFOCIP te mar­ra se bashku rezul­ton nga ana tjeter se 77% e ankimuesve fitu­an çesht­jet e tyre gjyqe­sore per pushim te padrejte nga puna. Kjo e dhënë e rëndë­sishme sug­jeron se gjykatat admis­tra­tive kanë funk­sionuar si i vet­mi garantues real i të drej­tave të punës në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Nese zberthe­het dis­poz­i­tivi i vendim­it, del se jane ne total 10625 paga që shteti do duhet të pagua­jë ne for­më dëmsh­perbli­mi për per­son­at që fitu­an çësht­jet gjyqë­sore ndaj tij në 2018 në Apelin Admin­is­tra­tiv. Ndërko­hë janë 19003 paga te cilat duhet t’i paguhen si demsh­pe­blim per­son­ave qe fitu­an gjyqet në 2017-ën. Sipas INSTAT, paga mesa­tare në sek­torin pub­lik deri në fund të vitit 2017 ishte 493 Euro. Sipas kësaj kon­juk­ture zyrtare, per rreth 30 mije paga te cilat duhen demsh­pe­bly­er per 2 vitet e fun­dit, fatu­ra e përgjithshme qe duhet të paguhet nga Shteti eshte rreth 15 mil­ion euro. Kjo e dhene do reflek­to­het ne bux­hetin per vitit 2019, 2020 dhe 2021.

 

Nga anal­iza rezul­ton se në Gjykatën e Lartë rekur­so­hen rreth 6% e total­it të çësht­jeve të vendimuara në Apel. Konkretisht, në 2017 GJL shqyr­toi 91 rekurse me objekt mar­rd­hëni­et e punës. Edhe sikur këto rekurse të rrë­zonin të gjitha vendimet e shkallëve pararendëse, ato kanë ndikim të papër­fill­sh­më në dëmin ekonomik që duhet paguar nga SHTETI ne vitet ne vijim.

 

Të dhë­nat e çësht­jeve me objekt “mar­rd­hëni­et e punës” janë evi­den­tu­ar ndërko­hë plotë­sisht dhe janë të shfletueshme në Plat­for­mën www.gjykataehapur.al. Gjithkush mund të bëjë ver­i­fikimet e duhu­ra në mënyrë të pavarur duke hapur ske­dat respek­tive për çdo gjyq të hum­bur apo të fitu­ar.

 

Ndërko­hë në Apelin Admin­is­tra­tiv ako­ma nuk kanë mber­rit­ur çësht­jet e vitit 2017, i cili ishte një vit zgjed­hor. Gjate kohes së qev­eris­jes me min­is­tra teknike, u rapor­tu­an rreth 600 pushime nga puna për­para se zgjed­hjet te ndodhnin. Pas zgjed­hjeve, lev­iz­jet ne admin­is­trate vijuan perseri. Bazuar ne keto te dhena, ne vitin 2019 pritet ser­ish te kemi nje fature te re qe mund te shto­je me 5–7 mil­ion euro bar­ren ne bux­hetin e shtetit, bar­rë të cilën duhet të pagua­jnë tak­sapague­sit shqiptare.

 

INFOCIP kon­sideron se ka ard­hur koha që tI39A3797ë kon­sidero­hen parashikime të reja ligjore mbi përgjegjë­sine e zyr­tar­it

pub­lik në dëmin jashtë-kon­trak­tor që i shkak­ton shtetit . Ka raste kur bren­da nje dite nje drej­tor i ri mund te beje 100 shkarkime nga puna. Largimet kolek­tive nga puna jane ne vetvete nje lajm i keq. Te larguar­it, ne shkel­je te parashikimeve pro­ce­dur­al dhe afat­eve te njof­tim­it, me pas gje­jne te drejten ne gjykate duke prod­huar detyrime, te cilat i pagua­jne 100% tak­sapague­sit.

 

Po ash­tu, nëse gjyki­mi i këtyre padive do të real­i­zo­hej shpe­jt, INFOCIP beson se demi ekonomik do të reduk­to­hej ndjeshëm, pasi punon­jësi do të kishte mundësi reale të rik­the­hej në vendin e punës përmes ekzeku­tim­it të vendi­mi gjyqë­sor të for­mës së pre­rë, pa qene nevo­ja qe shteti te pagua­je dy rro­ga per te nje­jtin vend pune, e ne ndon­je rast edhe tre.

 

Studi­mi që u prezan­tua nga INFOCIP thek­son rolin garantues te gjykatave admin­ista­tive sa i takon te drej­tave te punes­im­it. Per fat te keq, ende nuk një studim tëre­sor mbi rolin e gjykatave civile ne kete drej­tim. Këto gjyka­ta shqyr­to­jne kon­flik­tin e punës që prod­ho­het në sek­torin pri­vat. Ne po puno­jme per te ekspozuar sit­u­at­en reale ne këto gjyka­ta dhe shpre­so­jme qe part­neret tane, qev­e­ria suedeze ne vecan­ti, te na ofro­jne mbesht­jet­jen qe kemi kerkuar per ta permbushim kete mision.

 

Ne sek­torin pri­vat, masat punon­jese jane edhe me vul­ner­a­ble si nga pik­pam­ja sociale ash­tu dhe ekonomike. Ata jane punon­jes te indus­trise fason, te minier­ave, te sek­torit te naftes e me gjere, te cilet mer­i­to­jne te kene akses te shtu­ar ne gjyka­ta, direkt ose per­mes union­eve, per t’i dhene zgjid­hje ligjore dhe jo vetem sindikale shkel­jes se te drej­tave ne pune.

 

Shkarko Raportin, Kapit­ul­li 3

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim