A ka të drejtë një polic që nuk respek­ton vetë rreg­ul­loren dhe ligjin e Poli­cisë së Shtetit të kërko­jë nga qyte­tarët respek­timin e ligjit? A janë të barabartë para ligjit si qyte­tari ash­tu dhe poli­ci kur kon­sta­to­het shkel­je e ligjit nga ky i fun­dit? A ka të drejtë një polic, që në emër të ligjit (që ai vetë nuk e zba­ton), të shkatër­ro­jë nor­malitetin e jetës së qyte­tarëve?

 

Në datën 22 Tetor 2018, polic­ja rru­gore Anisa Zani është fil­muar tek­sa pret gjo­ba për qyte­tarët në shkel­je fla­grante të Ligjit të Poli­cisë së Shtetit  (nr. 108/2014) dhe   Reg­ul­lores së Poli­cisë së Shtetit (mirat­u­ar me VKM nr.  750, datë 16.9.2015).

 

Tek­sa ndëshkon qyte­tarët me pre­tendimin se kanë hequr rripin, ajo vetë ka hequr emblemën e Poli­cisë se Shtetit nga uni­forme saj si dhe e ka zhveshur çdo shen­jë tjetër e detyrueshme me ligj për tu ven­do­sur në këtë uni­form gjatë ushtrim­it të detyrës. Edhe pse kolegu i saj shfaqet i rreg­ullt, ajo nuk ka sy per te pare dhe kor­rigjuar veten, pasi ajo eshte “e vaçan­të” dhe nuk eshte si policet e tjere. Ajo beson se eshte mbi ligjin edhe flet ne emer te ligjit qe ajo vete p shkel.foto me shigjeta ilustruese

 

Në rastin konkret ajo është fil­muar tek­sa ndëshkon me gjobë qyte­tarin për mos-ven­dos­je të supozuar të rrip­it ne mjetin e tij, tek­sa ajo vetë nuk ka të ven­do­sura në uni­for­mën e saj.

 

  1. Emblemën e Poli­cise së Shtetit
  2. Gradën e punon­jësit të Poli­cies se Shtetit
  3. Num­rin iden­ti­fikues të punon­jësit të Poli­cisë së Shtetit.

 

 

Nga doku­men­ti­mi audio-video kon­sta­to­het lehtë­sisht se polic­ja Anisa Zani nuk mban kam­era ne trup dhe nuk i është përgjigjur kërkesës të qyte­tar­it për të iden­ti­fikuar vetveten, kon­form ligjit në fuqi. Arbi­trariteti i saj fla­grant është regjistru­ar në kam­era dhe është denon­car aktu­aisht në SHÇBA nga INFOCIP, kon­form detyrim­it ligjor që cdo sub­ject ka në RSH për të denon­cuar paligjsh­mërine dhe abuzivizmin.

 

Rasti “Anisa Zani”, të cilën Poli­cia e shtetit dhe media e pro­movoi si sim­bol, por që ajo vetë zgjod­hi të injoro­jë ligjin dhe të mso mba­je sim­bo­let e poicisë së shtetit, është denon­cuar pub­lik­isht nga drej­tori i INFOCIP, Ger­ti Shel­la edhe në media, gjatë një inter­viste me Gaze­tarin Alen Xhelili.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim