Dje, në datë 23/10/2018, INFOCIP ekspo­zoi në faqen e vet zyrtare rastin fla­grant të ushtrim­it të detyrës pa mba­jt­jen e sim­boleve të Poli­cisë së Shtetit shqip­tar nga një efek­tive e poli­cisë rru­gore, e qua­j­tur Anisa Zani.

 

Pas disponim­it të rastit me video, INFOCIP real­i­zoi një anal­izë ligjore për kon­sta­timin e shkel­jeve të mund­shme të rreg­ul­lores së Poli­cisë së Shtetit, mirat­u­ar me VKM nr.  750, datë 16.9.2015 (botu­ar në fle­tore zyrtare 167, dt 23 shta­tor 2015, link: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/.pdf.). Nga anal­iz­i­mi i rastit, u kon­stat­ua se polic­ja Anisa Zani ka kon­sumuar shkel­je të nen­it 37, para­grafi 6, gër­ma B të kësaj Rreg­ul­lore­je.fletore zyrtare rregullorja

 

Po ash­tu, rezul­ton se ajo ka kon­sumuar shkel­je të nen­it 120, para­grafi 2 i Rreg­ul­lores së Poli­cisë së shtetit, nëse vërtet ka qenë në detyrë[1] në momentin e doku­men­tim­it me video të gjend­jes së uni­for­mës së saj, e cila nuk përm­bante:

 

  1. Emblemën e Poli­cise së Shtetit
  2. Gradën e punon­jësit të Poli­cise së Shtetit
  3. Num­rin iden­ti­fikues të punon­jësit të Poli­cisë së Shtetit.

 

Ka nisur ndërko­hë një komu­nikim me organet eprore policore për të ver­i­fikuar edhe rastin e supozuar se polic­ja rru­gore Anisa Zani edhe mund të mos ketë qenë në detyrë në momentin e doku­men­tim­it me video të par­reg­ull­sive të kon­stat­u­ara në uni­for­mën e saj.

foto me shigjeta ilustruese

Gjatë orëve të pas­dites së djeshme, ka patur një interes­im në rrit­je nga media lid­hur me rastin, mad­je edhe komente sipas të cilave shkel­ja e Rreg­ul­lores së Poli­cisë së Shtetit nuk është ndon­jë “skan­dal kaq i madh”. (shih videon e plote ketu)

 

Çësht­ja është se polic­ja Anisa Zani nuk ka shkelur vetëm nenet e Reg­ul­lores së orga­ni­za­tës që ajo për­faqë­son. Prob­le­mi i vërtetë është ajo ka shkelur vetë ligjin “Për Policinë e Shtetit” (ligj nr. 108/2014[2]). Anal­iza e mëposhtme ligjore syn­on të provo­jë pikër­isht këto shkel­je, dhe konkretisht:

 

Neni 89 i ligjit 108/2014 parashikon në ger­mën “d” shpre­himisht se: “Punon­jësi i poli­cisë në ushtrim­in e kom­pe­ten­cave ka  këto detyrime:  të për­dorë uni­for­mën, shen­jat dhe sim­bo­let e poli­cisë vetëm gjatë kry­er­jes së shër­bim­it dhe në për­puth­je me rreg­ul­lat e ven­do­sura”. Në rastin konkret i takon polices Anisa Zani është kapur në video duke ven­do­sur gjo­ba tek­sa nuk mban asnjë nga sim­bo­let iden­ti­fikuese në uni­for­mën e saj.

 

Ligji “Për Policinë e Shtetit” përm­ban një kapit­ull të posaçëm për Sim­bo­let, Uni­for­ma, Pajis­jet Dhe Mjetet (KREU XIII). Rezul­ton se polic­ja rru­gore Anisa Zani ka shkelur nenin 98 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, në të dyja para­grafët që ai përm­ban.

 

Sipas para­grafit 1 të nen­it 98, “ Punon­jësi i poli­cisë i kryen detyrat për rua­jt­jen e ren­dit dhe të sig­urisë pub­like me uni­for­mën dhe shen­jat e për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave. Uni­for­ma dhe shen­jat dal­luese të poli­cisë për­doren vetëm gjatë shër­bim­it ose për shkak të tij. Struk­tu­ra të veçan­ta të poli­cisë tra­j­to­hen me vesh­je civile ose kom­pen­sim finan­ciar.”

 

Në rastin e inves­tiguar nga INFOCIP, punon­jës­ja e poli­cisë Anisa Zani, edhe pse shfaqet me bllok gjobash në dorë, rezul­ton se nuk po e kryen detyrat e saj, “me uni­for­mën dhe shen­jat e për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave”, duke kon­sumuar shkel­je fla­grante të ligjit “Për Policinë e Shtetit”.

 

Po ash­tu, tek­sa dis­pozi­ta ligjore refer­on për zba­tim rreg­ul­loren e Poli­cisë së Shtetit, të mirat­u­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në masën që ajo ka shkelur rreg­ul­loren, për analogji ajo ka shkelur automatik­isht urd­hërim­in e vetë ligjit, në rastin konkret dis­poz­itës përkatëse që përm­ban neni 98, para­grafi 1.

 

Po ash­tu, punon­jës­ja e Poli­cisë Rugore, Anisa Zani, ka shkelur edhe para­grafin 2 të nen­it 98, sipas të cilit: “ Punon­jësi i poli­cisë pajiset me doku­mentin dhe medaljonin zyr­tar të iden­titetit, të cilat i paraqet në çdo rast të kry­er­jes së detyrës. For­ma, për­masat dhe të dhë­nat që përm­ban doku­men­ti iden­ti­fikues dhe medaljoni zyr­tar i iden­titetit për­cak­to­hen në Rreg­ul­loren e Poli­cisë.”

 

Sikurse fak­to­het nga mate­ri­ali video, punon­jës­es së poli­cisë i është kërkuar me insis­tim të iden­ti­fiko­het dhe të paraqesë një numër iden­ti­fiki­mi, në mënyrë që pala që po ndëshko­hej prej saj me sank­sion admin­is­tra­tiv të sig­uro­hej se vepri­mi që ajo po ndërmer­rte ishte legjitim dhe bren­da nor­mave të lejuara. Ajo ka hez­i­tu­ar he nuk ka pran­uar të përgjig­jet. Ajo ka refuzuar sis­tem­atik­isht të paraqese num­rin e saj iden­ti­fikues, ndërko­hë që kolegu i saj i patrul­lës ka ndërhyrë, për të anashkalu­ar këtë sit­u­atë anti-ligjore duke thek­suar se “num­ri i iden­ti­fikim­it do të ofro­het në fletën e gjobës që po pritej”. As kjo në fakt nuk ka ndod­hur.

 

Neni 98, para­grafi 3 i ligjit ‘Për Policinë e Shtetit” gjithash­tu refer­on shpre­himisht Reg­ul­loren e Poli­cisë së Shtetit për mënyrën e mba­jt­jes dhe për­dorim­itn të Uni­for­mës. Me analogji, shkel­ja e rreg­ul­lores në këtë rast do të për­bënte automatik­isht shkel­je të nor­mës ligjore, konkretisht para­grafi 3 i ligjit  108/2014.

 

Të gjitha sa më sipër megjithatë nuk janë shkel­je më të rën­da se sa vetë shkel­ja e betim­it që bën punon­jësi i Poli­cisë së Shtetit. Neni 12 i ligjit 108/2014 për­cak­ton në para­grafin 1 të tij se “Beti­mi në poli­ci është akt solemn. Ai për­bën një ngjar­je të shënuar me vlera morale e juridike në jetën e punon­jësve që fil­lo­jnë punë në Policinë e Shtetit. Ai bëhet me cer­e­moni të veçan­të, për­para Fla­mu­rit Kom­bë­tar dhe Fla­mu­rit të Poli­cisë së Shtetit në Akadem­inë e Sig­urisë”.

 

Tek­sti i betim­it, i për­cak­tu­ar në para­gafin 2 të nen­it 12, është si vijon: “Unë, beto­hem që besnikër­isht do të kryej detyrat e mia, do të zba­toj Kushte­tutën dhe lig­jet e Repub­likës së Shqipërisë me nder­sh­mëri dhe paan­sh­mëri gjatë gjithë kohës. BETOHEM”.

 

Refuz­i­mi për të bërë betimin apo për të nën­shkru­ar deklaratën e betim­it dhe kon­tratën e pra­nim­it sjell për paso­jë mospra­n­imin e studentit/kursantit, në Policinë e Shtetit (para­grafi 8, neni 12, I ligjit 108/2014.

 

Për sa më sipër, në logjikën e kësaj anal­ize të rrethanave të fak­tit, polic­ja Anisa Zani duhet të këtë bërë betim­it përderisa është anëtare e organizatës/forcës poli­cire. Thënë kjo, ajo është bet­u­ar solem­nisht se… do të zba­toj Kushte­tutën dhe lig­jet e Repub­likës së Shqipërisë me nder­sh­mëri dhe paan­sh­mëri gjatë gjithë kohës”.

 

Sipas para­grafit 9 të nen­it 12, ligji 108/2014 “Shkel­ja e betim­it për­bën shkel­je të rëndë disi­plinore”.

 

Nga anal­iza e real­izuar më sipër, rezul­ton se polic­ja Anisa Zani, ka shkelur në disa rastin ligjin. Rrjed­himisht ajo ka shkelur Betimin. Ajo nuk ka shkelur një ligj dosi­do, por vetë ligjin “Për policinë e shtetit”, të cilin pre­supo­zo­het se duhet ta dijë më mirë se çdo ligj tjetër në RSH[3]. Është pikër­isht ky ligji mbi të cilin ajo bazon veprim­tar­inë e saj të përdit­shme dhe mosnjo­h­ja e këtij ligji dhe dipoz­i­tave që ai përm­ban, në rastin konkret të mba­jt­jes së detyruesh­më të stemës së poli­cisë dhe të sim­boleve të tjera të detyruesh­më për tu ven­do­sur në uni­for­më, e ngarkon atë me përgjegjësi jo vetëm disiplinore/administrative, por edhe penale, në masën që ajo ka refuzuar apo ka dësh­tu­ar të demostro­jë, në momentin që i është kërkuar, sim­bo­let e for­cës policore që ajo për­faqë­son.

 

Me fjalë të tjera, punon­jës­ja e poli­cisë rru­gore Anisa Zani, e cila është bet­u­ar se do të zba­to­jë Ligjin, në realitet e ka shkelur ligjin..rrjedhimisht ka thy­er dhe Betimin !

 

Nuk ka asnjë shans që polic­ja Anisa Zani të ketë har­ru­ar se për çfarë është bet­u­ar, pasi vetë ligjëvënësi është kujdesur të thek­so­jë në para­grafin 11 të ligjit 108/2014 se:  “Punon­jësit e poli­cisë të të gjitha gra­dave, dety­ro­hen të mëso­jnë tek­stin e betim­it”.

 

 betimi

 

 

 

 

 

 

[1] Sipas, parashikimeve të nen­it 121 të Rreg­ul­lores së Poli­cisë së Shtetit, sim­bo­let dhe shen­jat e mësipërme, apo pajis­jet e tjera të poli­cisë janë të ndalu­ara të mba­hen nga punon­jësi i poli­cisë vetwm kur nuk është në detyrë apo wshtw nw takime sindikale.

[2] http://www.idp.al/wp-content/uploads/2017/03/ligji_108_2014_per_policine_e_shtetit.pdf

[3] që për­bën kor­pusin e brend­shëm legjisla­tiv të RSH

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim