Qen­dra per Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOCIP po mon­i­toron rastet e keq-për­dorim­in të uni­for­mës së Poli­cisë së Shtetit si dhe të mos-për­dorim­it të sim­boleve policore nga punon­jësit me uni­for­më gjatë ushtrim­it të detyrës.

 

Pas rastit të denon­cuar per poli­cen rru­gore Anisa Zani para 10 ditësh, një tjetër rast i shkel­jes së dis­poz­i­tave ligjore ne fuqi është identin­tifikuar sot. Një vajze e cila mban veshur uni­for­mën e poli­cisë rru­gore dhe emblemën e Poli­cisë së Shtetit shfaqet si per­son­azh i reklamës së një kom­panie pri­vate e cila ofron shër­bime inter­neti. Pos­teri është e ven­do­sur në një pjesë të rrugëve të Tiranës, në anë të tro­tu­areve në for­matin “city rock­et / bill­board”.

 

20181105_115454

Në reklamë shi­het një police rru­gore, e veshur me uni­form stan­dart, ku dal­lo­het qartë emble­ma e Poli­cisë së shtetit në mëngën e krahur të djathtë. Ajo mban në dorë një tabëlë ndal­i­mi (pal­laskë) në të cilën është print­u­ar një pjëse e logos së kom­panisë pri­vate, ku lex­o­het qartë fjala “inter­net”.

 

Mbi kokën e polices rru­gore shkruhet me gër­ma të mëd­ha: “Me ABCom qarkul­lon me shpe­jtësi tej nor­mave”. Për­bal­lë tabelës së dorës (pal­laskës) që mban të karikuar në ajër polic­ja rru­gore shfaqet një sin­jal­is­tikë ver­tikale që për­ban shëenëjn e kufizim­it të she­jtë­sisë dhe fjalët: speed lim­it 50 km/h

 

Nuk është e qartë nësë per­soni me ufor­mën e Poli­cisë Rugore për­faqë­son në këtë rast Policinë e Shtetit apo kom­pan­inë pri­vate. Fig­u­ri­na e mod­e­les përng­jan në imazh me një police rru­gore reale, por në këtë rast kjo do të duhet të mer­rej si hamëndësim dhe i takon vetë Poli­cisë Rru­gore të ofro­jë shp­jegime nëse kemi të bëjmë me nje efek­tiv real që po bën reklamën e një kom­panie pri­vate duke keq-për­dorur uni­for­mën dhe emblemën zyrtare të Poli­cisë Rru­gore.

 

Nëse rekla­mues­ja në bill­board është puon­jëse reale, atëhere jemi për­para shkel­jes së rrad­hës të ligjit 108/2014 “Për policinë e shtetit”, i ndyshuar.   Neni 89 i këtij ligji parashikon në ger­mën “d” shpre­himisht se: “Punon­jësi i poli­cisë në ushtrim­in e kom­pe­ten­cave ka  këto detyrime:  të për­dorë uni­for­mën, shen­jat dhe sim­bo­let e poli­cisë vetëm gjatë kry­er­jes së shër­bim­it dhe në për­puth­je me rreg­ul­lat e ven­do­sura”.

 

Në rastin konkret është e qartë se punon­jës­ja nuk është në moment të kry­er­jes së shër­bim­it.

Po ash­tu, nëse kemi të bëjmë me një police reale, është shkelur gjithash­tu edhe neni 121 I Rreg­ul­lores së Poli­cisë së Shtetit, konkretisht para­grafi 2, 3 dhe 4, sipas të cilëve, Punon­jësi i Poli­cisë së Shtetit, jashtë detyrës/shërbimit, zba­ton nor­mat e sjell­jes, si më poshtë:

  1. nuk për­dor uni­for­mën në ambi­ente pub­like, që nuk kanë lid­hje me detyrën që kryen;
  2. nuk për­dor apo ekspo­zon pajisje/shenja të Poli­cisë, si dhe nuk i vë ato në dis­pozi­cion të per­son­ave të tjerë;
  3. nuk për­dor uni­for­mën, pajis­jet e tjera policore apo autoritetin policor për arsye që nuk lid­hen me shërbimin/detyrën ose për përfitime/privilegje të ndryshme për vete ose për të tjerët;
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim