INFOCIP zhvilloi ne date 20 Nentor 2017 nje konference rajonale te profilit te larte per zbatueshmerine nga keshillat bashkiake te percaktimeve ligjore te ligjit 139/2017 @Per vete qeverisjen vendore”

Në fokus të këtij monitorimi tematik, i cili realizohet për herë të parë bazuar në legjitimitetin që cakton ligji ri 139/2015 “Për vetëqeverisjën vendore”, ishte transparenca me publikun dhe funksioni vendimarrës i këshillit bashkiak. Administrata e Bashkisë, si një organ i centralizuar monokratik, që drejtohet nga kryetari i bashkisë, nuk ishte objekt i drejtpërdrejtë monitorimi/vlerësimi.

 

INFOÇIP përllogariti nivelin e zbatueshmërisë të dispozitave që përman Kreu VI “Transparenca, Konsultimi dhe Pjesëmarrja qytetare” i ligjit 139/2015. Ky përfaqëson edhe vlerësimin e parë tematik në këtë fushë, pilotuar me sukses tashme në bashkitë Tiranë Kamëz dhe Vorë.

 

Nenet 15-20 që përmban Kreu VI janë vlerësuar të gjitha, përmes metodës PROAKTIV (shih metodologjia) duke identifikuar të dispozitat dhe indikatorët e kuantifikueshëm. Rezultatet e përllogaritjes së nivelit të zbatueshmërisë së dispozitave të Kreut VI vizualizohen grafikisht për të treja bashkitë.

 

 

Në kuadër të këtij studimi, INFOÇIP bëri dhe një vlerësim të dytë tematik lidhur me procesin vendimarrës të realizuar në periudhën nëntor 2016-nentor 2017. Konkretisht, objekt vlerësimi në këtë ushtrim kompleks janë modalitetet e diskutimit paraprak (me publikun), votimit, shpalljes dhe hyrjes në fuqi të vendimeve të Këshillit Bashkiak. Pjesa dërrmuese e dispozitave që mat ky vlerësim i dytë gjenden në Kreun IX të ligjit 139/2015. Të gjitha nenet në këtë Kre’ janë vlerësuar përmes teknikës së analizës ligjore, duke kontrastuar të dhënat e sjella nga terreni me parashikimet ligjore në fuqi. Zbatimi i dispozitave që përmbajnë nenet e Keut IX është gjithashtu kusht juridik për të garantuar vendimarrje transparente, pjesëmarrje të publikut në procesin vendimarrës si dhe akses të publikut në legjislacionin vendor (njohje efektive me aktet e Këshillit Bashkiak).

 

Sa i takon procesit konsultativ, dispozitat që përmbajnë nenet 18 dhe bashkë-shoqërimi i tyre me dispozitat e nenit 54 i ligjit 139/2015 u analizuan imtësisht dhe janë paraqitur në studim në terma të narracionit ligjor. Kjo përmbush plotësisht edhe vlerësimin e tretë që mori përsipër të bënte ky studim, pikërisht nivelin e zbatueshmërisë së dispozitave që parashikojnë konsultimin me publikun (shih aktivitete tek Seksioni 2.2).

 

Identifikimi dhe veçimi paraprak i dispozitave që përmbajnë nenet në fjalë, me synim matjen e tyre realizohet për herë të parë. Ajo mbart limitime, por ka potencial të lartë për t’u zhvilluar më tej nga aktorë të tjerë të interesuar në përllogaritjen objektive të zbatimit të ligjeve apo dispozitave të veçanta që janë objekt i punës së tyre në nivel të qeverisjes vendore.

 

Metoda e hartuar nga INFOCIP “copton” nenet në paragrafë, pastaj identifikon paragrafët e matshëm të cilët i “thyen” në dispozita (urdhërime konkrete singulare). Me tej dispozitat “përthyen” në indikatorë të matshëm. Paragrafët që afirmojnë parime nuk maten në kuadër të Metodës PROAKTIV. Rezultatet e matjes për çdo nivel, agregohen në përqindje për të dhënë në finale një shumatore që synon të ofrojë një vlerë në përqindje të nivelit të zbatimit të nenit që është marrë nën vlerësim.

 
Raporti i pergatitur nga INFOCIP mund te shkarkohet në: http://www.infocip.org/al/wp-content/uploads/2017/11/raporti-monitorues-INFOCIP-keshilat-bashkiake-zbatimi-i-ligjit-per-qeverisjen-vendore-leviz-albania.pdf

 

infocip leviz albania

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim