Mbled­h­ja e datës 6 qer­shor të Këshillit Bashki­ak nuk ishte gjë tjetër veçse derivat i asaj të 31 majit. Të pran­ishëm në Këshill ishin fil­lim­isht 32 anë­tarë të të gjitha for­cave poli­tike. Mbled­hjen e hapi kreu i këshillit, Aldrin Dalipi, i cili lex­oi pro­jek­tvendimet e pami­rat­u­ara nga java e shkuar:

P/Vendim “Për shqyr­timin dhe vlerësimin nga shoqëria aksionere ECO Tirana sh/a për mundës­inë e inves­tim­it apo çfarë­do lloj forme oper­i­mi me shoqëri të tjera tregtare”

P/Vendim “Për cak­timin e për­faqë­sue­sit të Bashk­isë së Tiranës në mbled­hjet e asam­blesë së përgjithshme të shoqërisë ‘Qen­dra tregtare e zhvil­limti kul­tur­or shpk”

P/Vendim “Për emër­timin e shkol­lës 9‑vjeçare në njës­inë admin­is­tra­tive nr.4 me emrin ‘Ardian Klosi’”.

P/Vendim “Për emër­timin e rrugës Vje­na”.

P/Vendim “Për emër­timin e shkol­lës së mesme të bashkuar të Farkës me emrin ‘Alush Bard­hi’”.

P/Vendim “Për emër­timin e shkol­lës 9‑vjeçare në Kom­bi­nat me emrin ‘Betim Muço”

P/Vendim “Për dhënien e emër­tim­it të palestrës së shtangës në ish-qen­drën ‘Dinamo’ me emrin “Mir­jan Hakani”

P/Vendim “Për dhënien e emrit ‘Feti Boro­va’ palestrës së bas­ket­bol­lit në ish qen­drën ‘Dinamo’”

P/Vendim “Për emër­timin e rrugës ‘Jim Gilson’lali eri

Për­para mira­tim­it të ren­dit të ditës, sipas pro­ce­durës, fjala iu dha krerëve të gru­peve. Kryekëshill­tari i PD-së në Këshillin Bashki­ak, Leonard Olli kërkoi mira­timin në bllok të tetë pro­jek­tvendimeve, përveç atij “Për shqyr­timin dhe vlerësimin nga shoqëria aksionere ECO Tirana sh/a për mundës­inë e inves­tim­it apo çfarë­do lloj forme oper­i­mi me shoqëri të tjera tregtare”, për cilin shpre­hu hapur qën­drim­in kundër nga grupi i PD.

Olli: Kemi votën tonë pro duke për­jash­tu­ar pikën e Eco-Tirana. Të tjer­at propo­zoj t’i kalo­jmë në bllok.

Mbled­h­ja vijoi me lex­imin një nga një të pikave dhe mira­timin nga të gjithë anë­tarët e pran­ishëm. Tetë pro­jek­tvendimet e para morën mira­timin e të dyja palëve duke u votu­ar nga 7 këshill­tarë të djathtë dhe 25 të majtë, prej të cilëve, 17 nga PS, 6 nga LSI dhe 2 nga PDIU. Pro­ce­du­ra e votim­it “nge­ci” në pro­jek­tvendimin që u bë shkak për shtyr­jen e saj, ai për zgjer­im­in e kom­pe­ten­cave të shoqërisë së menax­him­it të mbet­jeve me kap­i­tal ital­ian “Eco Tirana”. Në këtë pikë, anë­tarët e të djathtës në Këshillin Bashki­ak brak­tisën mbled­hjen duke mos prefer­u­ar as të disku­tonin, duke thënë se rez­er­vat e tyre i shpre­hën mbled­hjen e kalu­ar. Por, edhe kësaj rad­he, ash­tu si në mbled­hjen e datës 31 maj, mungonte kuo­ru­mi i nevo­jshëm që pozi­ta e bashkuar në këshillin bashki­ak, ta kalonte këtë pikë me for­cën e kar­tonëve. Kjo nuk çoi në një shtyr­je të dytë, por në disku­time for­male që zgjatën për­reth dy orë.

Në këtë hark kohor, shu­mi­ca e anë­tarëve shfry­tëzuan momentin për t’i kërkuar bashk­isë zgjid­hjen e disa prob­le­meve në lag­jen a zonën që ata mbu­lo­jnë gjatë fushës elek­torale apo edhe në njës­inë ku bano­jnë. Një prej tyre ishte ndërhyr­ja e bashk­isë për reha­bil­itimin e zonës në kryqëz­imin e rrugëve “Bego Hox­ha” dhe “Ham­di Ser­jani”, e cila kër­cënon prish­jen e mureve rrethuese e bane­save të disa banorëve, ankesë e shpre­hur nga Ardit Çela i LSI.

Më tej, për të hed­hur poshtë akuzat që anë­tarët e PD-së ngritën në këshill mbled­hjen e kalu­ar, duke thënë se me këtë vendim i hapej rru­ga ndër­tim­it të një inceler­a­tori në Tiranë, për­faqë­sues­ja e PS në Këshill, Klotil­da Fer­hati bëri një sqarim për qyte­tarët. “Ne jemi duke dhënë në parim mira­timin që shoqëria Eco Tirana të bashkëpuno­jë me sub­jek­te të ndryshme tregtare në kuadër të ligjit për shoqëritë tregtare në mënyrë që të gje­jë for­mat më të mira të bashkëpunim­it për real­iz­imin e plan­it të inves­timeve. Nuk bëhet fjalë për asnjë inceler­a­tor, asnjë impiant që dëm­ton mje­disin, as për për­punim mbet­jesh të rrezik­shme që ngrenë gan­grenën në opoz­itë, por për një pro­ces ruti­nor pune”.

Edhe kreu i këshillit, Aldrin Dalipi ndau të njëjtin mendim me Fer­hatin, duke e cilë­suar shoqërinë si një his­tori suk­sesi. “Është një mod­el fan­tastik se si mundet një krye­qytet që ka qenë në një sit­u­atë dra­matike sa i për­ket mbet­jeve, tash­më një krye­qytet mod­el jo vetëm për shqipërinë por dhe vendet e BE”.

Ndër­sa për nënkryetarin e Bashk­isë, Arb­jan Mazniku një selek­sion­im i mëte­jshëm i mbet­jeve nga kjo shoqëri do të ulte edhe më shumë sas­inë e atyre që në fund për­fun­do­jnë në land­fill. “Në thelb, opera­cionet e këtij tipi janë ato që ne syn­o­jmë t’i japim mundësi “Eco Tiranës”, që ka ambi­cie që në një fazë të dytë të konkur­ro­jë edhe për pastrim­in e qyteteve të tjera”. Shoqëria “Eco Tirana”, që sipas poz­itës në këshill po per­for­mon mjaft mirë po men­don zgjer­im­in e aktivitetit të saj jo vetëm në Tiranë, por edhe për punë të tjera në rrethe.

Pika për të cilën pati disku­time, ajo për zgjer­im­in e kom­pe­ten­cave të shoqërisë së pastrim­it me kap­i­tal ital­ian “Eco Tirana” vetëm pas dy orëve arri­ti të sig­uro­jë num­rin e duhur të këshill­tarëve për ta votu­ar. Nga 25 të pran­ishëm, num­ri shkoi në 31, pra më shumë se gjys­ma e total­it të anë­tarëve në këshill, numër i mjaftueshëm për t’i dhënë OK pro­jek­tvendim­it të fun­dit.

Refer­u­ar zba­tim­it të së drejtës për informimin qyte­tar, duhet thek­suar se në asnjërën prej mbled­hjeve Bashkia nuk ka dhënë infor­ma­cion para­prak për masën e gjerë duke shkelur nenin 30 të rreg­ul­lores së këshillit, e cila thotë:

“Në vartësi me mundësitë, aktet e Këshillit afishohen, në vende pub­like të cak­tu­ara nga Këshilli, bren­da ter­ri­torit të Bashk­isë.”

Njof­ti­mi i mbled­hjes nuk është pasqyru­ar në Këndin e Bashk­isë e as në faqen zyrtare në inter­net.

19073363_1891930107762264_1164733141_o 19074604_1891930111095597_173995562_o

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim