Gati dy muaj nga mbled­h­ja e fun­dit, më 31 maj u mblodh Këshilli Bashki­ak i Tiranës për të mirat­u­ar vendime që prekin per­son­at në nevo­jë dhe jetën komu­nitare në përgjithësi. Të gjithë këshill­tarëve, të majtë e të djathtë, në datën 27 maj kanë patur në email thirrjen e mbled­hjes, me numër pro­tokol­li 21189, dhe që daton një ditë për­para shpërn­dar­jes, 26.05.2017.

Për arsye të paar­gu­men­tu­ara, mbled­h­ja nisi rreth një orë më vonesë. Ash­tu siç e kërkon pro­ce­du­ra, kryetari i Këshillit, Aldrin Dalipi lex­oi rendin e ditës me 14 pika, i cili mori mira­timin e anë­tarëve. Më poshtë, lis­to­jmë pro­jek­tvendimet e mirat­u­ara, bashkë me një pikë sht­esë që iu shpërn­da këshill­tarëve vetëm pak çaste për­para fil­lim­it të mbled­hjes.

mbledhja e keshillit

Pro­jek­tvendimet 31.05.2017
1.P/Vendim “Për një sht­esë në vendimin nr.27, datë 05.04.2017 të Këshillit Bashki­ak për mira­timin e kuotës ditore në qen­drat sociale”
2.P/Vendim për “Tra­j­timin me bonus stre­hi­mi të disa famil­jeve në nevo­jë, të cilat nuk mund të për­bal­lo­jnë qiranë e tregut të lirë”.
3.P/Vendim “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashki­ak të Tiranës nr.84, datë 29.12.2016 ‘Për mira­timin e pro­gramit bux­hetor afatmesëm 2017–2019 dhe deta­jimin e bux­hetit të Bashk­isë së Tiranës për vitin 2017”
4.P/Vendim “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashki­ak të Tiranës nr.84, datë 29.12.2016, ‘Për mira­timin e pro­gramit bux­hetor afatmesëm 2017–2019 dhe deta­jimin e bux­hetit të Tiranës për vitin 2017 (i ndryshuar)’ si dhe mira­timin e num­rit të punon­jësve me kon­tratë me kohëzg­jat­je të cak­tu­ar për agjenc­inë e par­qeve dhe rekrea­cionit”
5.P/Vendim “Për anë­tarësimin e Bashk­isë së Tiranës si anëtare në shoqatën ICLEI: Local Gov­er­ments for sus­tain­abil­i­ty”
6.P/Vendim “Për shqyr­timin dhe vlerësimin nga shoqëria aksionere ECO Tirana sh/a për mundës­inë e inves­tim­it apo çfarë­do lloj forme oper­i­mi me shoqëri të tjera tregtare”
7.P/Vendim “Për cak­timin e për­faqë­sue­sit të Bashk­isë së Tiranës në mbled­hjet e asam­blesë së përgjithshme të shoqërisë ‘Qen­dra tregtare e zhvil­limti kul­tur­or shpk”
8.P/Vendim “Për emër­timin e shkol­lës 9‑vjeçare në njës­inë admin­is­tra­tive nr.4 me emrin ‘Ardian Klosi’”.
9.P/Vendim “Për emër­timin e rrugës Vje­na”.
10.P/Vendim “Për emër­timin e shkol­lës së mesme të bashkuar të Farkës me emrin ‘Alush Bard­hi’”.
11.P/Vendim “Për emër­timin e shkol­lës 9‑vjeçare në Kom­bi­nat me emrin ‘Betim Muço”
12.P/Vendim “Për dhënien e emër­tim­it të palestrës së shtangës në ish-qen­drën ‘Dinamo’ me emrin “Mir­jan Hakani”
13.P/Vendim “Për dhënien e emrit ‘Feti Boro­va’ palestrës së bas­ket­bol­lit në ish qen­drën ‘Dinamo’”
14.P/Vendim “Për emër­timin e rrugës ‘Jim Gilson’
Veçan­tia e kësaj mbled­hje­je ishin anë­tarët e djathtë të Këshillit, të rik­thy­er pas më shumë se tre mua­jsh, pra­nia e të cilëve u shoqërua me ironi dhe debate që në fil­lim të mbled­hjes.
Leonard Olli: Z.Dalipi, diç­ka për pro­ce­durë ju lutem…
Dalipi: Fale­minder­it që keni ard­hur, tani ju pashë.
Olli: Ne kemi qenë gjith­monë këtu, por ju s’keni patur arsye të na shi­h­ni
Dalipi: Mund të keni qenë te çadra, por jo këtu!
Olli: Edhe të çadra edhe këtu, i për­bal­lo­jmë të gjitha. Dëshi­roj të tërheq vëmend­jen në raport me kohën e fil­lim­it që njofto­he­mi për mbled­hjet e këshillit bashki­ak. Mirëkup­toj çfarë­dol­loj angazhi­mi, por e kons­dieroj mungesë respek­ti të fil­lo­jmë me 60 min­u­ta vonesë.
Pasi Dalipi lex­oi vendimet që duhej të kalonin bren­da një seance, fjala iu dha Kryetar­it të Bashk­isë, Eri­on Veli­aj, i cili e nisi fjalën e tij me një urim për ata që janë propozuar për legjis­laturën e ardhshme të par­la­men­tit. Për pesë min­u­ta sqaroi ben­e­fitet e qyte­tarëve nga vendimet që do të mer­rnin OK në Këshill si dhe dha lajmin e mirë për tre pro­jek­te që do të inau­guro­hen bren­da mua­jit qer­shor, për­para zgjed­hjeve. Më konkretisht, Parku Olimpik, sheshi ‘Skën­der­bej’ dhe Bule­vardin e Ri”, dy prej të cilave do të vijo­jnë të jenë kantiere ndër­ti­mi duke qenë se puna do të vijo­jë.
Pra­nia e dy krerëve, ai i Bashk­isë dhe Këshillit Bashki­ak, zgjati vetëm dhjetë min­u­ta për t’u zëvendë­suar më pas nga nënkryetarët, Arb­jan Mazniku dhe Vjoll­ca Bra­ho.
Shqyr­ti­mi i ren­dit të ditës nisi me dhënien e fjalës krerëve të gru­peve për pikën e parë, për të cilën u shpre­hën në parim të gjithë, ndonëse opozi­ta kundër­sh­toi sjell­jen në momentin e fun­dit të çfarë­dol­loj mate­ri­ali në këshill, pa kalu­ar edhe në komi­sionet respek­tive. Që aty, kreu i të djathtëve, Olli dha pëlqimin për votimin e 13 pikave në rendin e ditës, përveç pikës 4 dhe 6.
Fjal­i­mi i Fabi­an Topol­laj, duke përligjur punën e Bashk­isë ishte pika kul­more e debatit duke shkak­tu­ar ova­cione dhe kundër­shti nga të majtët, të cilët ten­tu­an disa herë ta ndër­pris­nin me argu­men­timin se po dilte jashtë disku­timeve për pikat e ren­dit të ditës.
Duhet thek­suar se gjatë shqyr­tim­it të pro­jek­tvendimeve, anë­tarët ranë dako­rd për për­sh­pe­j­timin e mbled­hjes me qël­lim që secili të ndjekë axhendën per­son­ale.
Klotil­da Fer­hati: S’kemi kohë për të hum­bur të gjithë jemi të angazhuar në fushatat tona poli­tike, ama përgjegjësia jonë është ti përgjig­je­mi intere­sit të qyte­tarëve, jo të bëjmë shoën poli­tik të rad­hës.
Olli: Këtu po kalo­het çdo lloj norme etike, do na mësoni dhe çfarë të the­mi. Bren­da apo jashtë ren­dit të ditës, këtë e për­cak­ton ndërgjegj­ja jonë dhe votue­si, jo ju.
Mazniku: Z.Topollari, çadra u mbyll, lis­tat dolën, po lod­hesh kot.
Topol­lari: Edhe ti që s’u bëre deputet, po të leze­ton pozi­cioni i nënkryetar­it se ka më shumë lekë!
Ndryshimet e vazh­dueshme në bux­hetin e mirat­u­ar që në mua­jin dhje­tor si dhe zgjer­i­mi i kom­pe­ten­cave të shoqërisë “Eco Tirana” ishin dy pikat që u shoqëru­an me debate. Për këshill­tarin e PD-së, Akil Kra­ja, pas këtij vendi­mi fshi­het një ske­nar ogurzi për mje­disin, ndaj kërkoi që vendi­mi të mos mira­to­het. “Ky këshill kërkon t’i japë mundës­inë kom­panisë që të lid­hë kon­tra­ta jashtë pro­ce­du­rave pub­like me kom­pani të tre­ta për të ndër­tu­ar një inceler­a­tor në Tiranë. Ky vendim është i paligjshëm, fak­tet e denon­cuara një vit më parë po dalin një më një”. Gjithë debatin për veprim­tar­inë e kom­panisë me origjinë ital­iane, kryetar­ja e këshill­tarëve social­istë, Klotil­da Fer­hati e cilë­soi një lumë për­balt­jesh, e njëjtë me zhur­mën që u bë për parkun e lojërave në liqenin e Tiranës. “Po keqin­for­moni qyte­tarët, të cilët duke iu dëgjuar ju kuj­to­jnë me të vërtetë atje po bëhet një inceler­a­tor. ‘Eco Tirana’ ka një objekt veprim­tarie, që për ta bërë sa më mirë të jetë e mundur punën e saj do t’i duhet të bashkëpuno­jë dhe me kom­pani të tjera. Ju po ndër­toni teori kon­spir­a­cioni për inceler­a­torë e për gjëra të pavërte­ta. Puna është ajo që na ndan ne nga ju”.
Ende pa mbaru­ar fjalën, opozi­ta brak­tisi mbled­hjen duke iu riku­j­tu­ar në ikje të majtëve se kanë mungesë kuo­ru­mi për të kalu­ar pikën 6.
Për tre pikat e para dhe pikën 5 ngritën kar­tonin jeshil të majtë e të djathtë, ndonëse në numër opti­mal për shkak të angazhimeve në fushatën elek­torale. Kësh­tu, 37 anë­tarët prezen­të, 8 nga Par­tia Demokratike dhe 28 nga e maj­ta e bashkuar, PS+LSI+PDIU votu­an pro përf­shir­jes të qen­drës së shkozës në listën e qen­drave sociale, tra­j­timin me bonus stre­hi­mi për 60 famil­je në nevo­jë si dhe disa pro­jek­te për Tiranën.
Ndonëse pa mira­timin e opoz­itës, edhe pika 4 për disa ndryshime në bux­het që parashikon rekru­timin e të punë­suarve sezon­alë për llog­a­ri të Agjen­cisë së Par­qeve dhe Rekrea­cion­eve, e kundër­sh­tu­ar fort nga opozi­ta, e cila men­don se këto punësime bëhen për efekt elek­toral.
Pas gjys­më ore pushim, pas mos­dako­rdësim­it me PD dhe mosplotësim­it të kuo­ru­mit të nevo­jshëm për të votu­ar zgjer­im­in veprim­tarisë së “Eco Tirana”, nënkryetar­ja e Këshillit Vjoll­ca Bra­ho komu­nikoi shtyr­jen e mbled­hjes për në datën 6 qer­shor.
Bashkia e Tiranës e ka bërë rrugë tash­më që njof­timet për mbled­hjet e këshillit të mos i pasqy­ro­jë në këndin e bashk­isë, me qël­lim që të intere­suar­it të mund të bëjnë në kohë kërkesën për të ndjekur pro­ce­durën. Gjithash­tu, në faqen e saj elek­tron­ike njof­ti­mi i fun­dit për mbled­hje është ai i datës 20 shkurt.
Mbled­h­ja e këtij mua­ji është zhvil­lu­ar në shkel­je të nen­it 13, pika 2 dhe nen­it 14 të funk­sionim­it të Këshillit Bashk­isë, të cilat parashtro­jnë:
“Mbled­hjet e rad­hës të Këshillit Bashki­ak zhvil­lo­hen si rreg­ull, sipas për­cak­tim­it që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj”
“Thirr­ja për mbled­hjen e këshillit, bëhet nga Kryetari i Këshillit dhe njof­ti­mi për mbled­hjen bëhet si rreg­ull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvil­lim­it të saj.”
Në rastin e parë kanë kalu­ar gati dy muaj nga mbled­h­ja e fun­dit, ajo e datës 5 prill, ndër­sa këshill­tarët janë njof­tu­ar me e‑mail vetëm 4 ditë për­para datës së për­cak­tu­ar, më 27 maj, kur rreg­ul­lor­ja parashikon min­i­mal­isht 5 ditë kohë që pro­jek­tvendimet të lex­o­hen e stu­dio­hen.

18948805_1891930044428937_912764693_o

19073009_1891929967762278_524488936_o

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim