Par­la­men­ti ka mirat­u­ar se fund­mi Ligjin 68/2017 “Per finan­cat e vetëqev­eris­jes ven­dore”.  Ligji i ri ka shfuqizuar Ligjin nr. 7776, datë 22.12.1993, “Për bux­hetin lokal”, të ndryshuar. Ligji 68/2017 eshte botu­ar ne fle­tore zyrtare nr 113/2017 e cila ka ka dale en qarkul­lim ne date 22 Maj 2017. Ai hyn ne fuqi 15 dite pas botim­it, dhe konkretisht ne date 5 Qer­shor 2017.

Ligji është një domos­dosh­mëri për zba­timin e Refor­mës Admin­is­tra­tive Ter­ri­to­ri­ale, të ligjit “Për vetëqev­eris­jen ven­dore”, Strategjisë së Menax­him­it të Finan­cave Pub­like dhe Strategjisë Ndërsek­to­ri­ale të Decen­tral­izim­it dhe Qev­eris­jes Ven­dore. Të gjitha këto akte ligjore dhe doku­mente strategjike sank­siono­jnë se thel­li­mi i decen­tral­izim­it dhe fuqiz­i­mi i qev­eris­jes ven­dore mbetet një pri­or­itet.

monedha-me-grua-765x383Ligji për­bën një mundësi për të rrit­ur burimet finan­cia­re, autoritetin e një­sive të vetëqev­eris­jes ven­dore dhe mundës­inë e tyre për lëvrim­in e shër­bimeve kun­drejt komu­nitetit; një mundësi për të rrit­ur parashikuesh­mërinë, efek­tivitetin dhe trans­parencën e të gjitha burimeve të tyre të financim­it; një mundësi për të sig­u­ru­ar disi­plinë fiskale dhe qartësimin e rolit të Min­istrisë së Finan­cave në menax­himin finan­ciar ven­dor; si dhe një mundësi për të sig­u­ru­ar dia­log më të mirë ndër­m­jet niveleve të ndryshme të qev­eris­jes. Objek­ti­vat që syn­o­hen të arri­hen nëpër­m­jet pro­jek­tligjit janë:

• Forci­mi i autonomisë finan­cia­re, nëpër­m­jet ven­dos­jes së parimeve të autonomisë fiskale ven­dore; rrit­jes së trans­fer­tës së pakushtëzuar dhe lid­hjes së mad­hë­sisë së saj vje­tore me një vari­abël makroekonomik si 1% 4 e Prod­him­it të Brend­shëm Bru­to, i cili pritet të rrisë në mënyrë të ndjeshme të ard­hu­rat, sta­bilitetin dhe parashikuesh­mërinë e fondeve të disponueshme për qev­eris­jen ven­dore; dhe ndar­jen, për herë të parë, të 2% të të ard­hu­rave nga Tak­sa mbi të Ard­hu­rat Per­son­ale (TAP) me qev­eris­jen ven­dore;

• Forci­mi i disi­plinës fiskale, nëpër­m­jet ven­dos­jes së parimeve, rreg­ullave, pro­ce­seve dhe pro­ce­du­rave për har­timin, kon­sul­timin, mira­timin, pub­likimin, zba­timin, rishikimin e bux­heteve vje­tore dhe afatmesme të një­sisë së vetëqev­eris­jes ven­dore; nëpër­m­jet për­cak­tim­it të rreg­ullave dhe pro­ce­du­rave për menax­himin e sit­u­atave të vështirë­sive finan­cia­re dhe paaftë­sisë paguese;

• Forci­mi i dia­logut ndërqever­i­tar, nëpër­m­jet për­cak­tim­it të pro­ce­seve dhe instru­menteve për kon­sul­timin dhe dia­lo­gun ndër­m­jet qev­eris­jes qen­drore dhe ven­dore, për trans­fer­im­in e kom­pe­ten­cave dhe të funk­sion­eve, burimeve të financim­it dhe mar­rëd­hënieve fiskale ndërqever­itare në përgjithësi;

• Rrit­ja e trans­parencës, nëpër­m­jet përf­shir­jes së kërke­save ligjore për trans­parencën dhe nevo­jën e angazhim­it të qyte­tarëve në vendim­mar­rje gjatë pro­ce­sit të har­tim­it, zba­tim­it dhe mon­i­torim­it të doku­menteve të plan­i­fikim­it strategjik, bux­hetim­it dhe menax­him­it të fondeve pub­like ven­dore në përgjithësi;

• Unifiki­mi, nëpër­m­jet har­mo­nizim­it të pro­ce­seve dhe pro­ce­du­rave për bux­hetin ven­dor me bux­hetin qen­dror dhe har­tim­it të përku­fiz­imeve të këtij ligji me lig­jet e tjera, si ligji për menax­himin e sis­temit bux­hetor në Repub­likën e Shqipërisë, ligji për menax­himin finan­ciar dhe kon­trol­lin etj., si edhe shman­gia e përsërit­jeve me to.

Hap/Shkarko ligjin ne PDF

Hap / Shkarko Fle­toren Zyrtare 113/2017

Shkarko rela­cionin e Kuven­dit

fletore zyrtare infocip

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim