Mbled­h­ja e këshillit bashki­ak Vorë e mua­jit prill u mba­jt në datën 26.04.2017 në sal­lën e mbled­hjeve me prezencën e 20 këshill­tarëve nga 21 që ka në total. Ash­tu si për çdo mbled­hje, pjesë­mar­rësit janë njof­tu­ar përmes një e‑maili në të cilin sak­të­so­hen data, ora, ven­di i mbled­hjes bashkë me rendin e ditës. Anë­tarët e këshillit bashki­ak shqyr­tu­an dhe morën këto vendime me rëndësi për Bashk­inë:

  1. “Propoz­im për dhënien e ndih­mës ekonomike për mua­jin prill nga Min­is­tria e Punëve dhe Çësht­jeve sociale.
  2. “Mira­timin e dhënies së ndih­mës së aftë­sisë së kufizuar dhe inva­liditetit për mua­jin prill 2017”.
  3. “Mira­timin e disa ndryshimeve të bux­hetit të Bashk­isë Vorë, të mirat­u­ara me vendim nr.10 të këshillit bashki­ak, datë 23.04.2017”.
  4. “Mira­timin e disa ndryshimeve në paketën fiskale për vitin 2017 të Bashk­isë së Vorës”.
  5. “Mira­timin e nivelit të pagave për Bashk­inë Vorë për vitin 2017”.
  6. “Kalim­in e të drejtës së pronë­sisë për efekt legal­iz­i­mi të parcelës ndër­ti­more në për­dorim të Znj, Inis Pasha Duka”.
  7. “Mira­timin e dhënies së ndih­mës ekonomike për per­son­at me dial­izë, kimioter­api dhe sëmund­je të rrezik­shme”.
  8. Të ndryshme.

Kryetar­ja e Këshillit Bashki­ak, Vera Thana apelon emër për emër këshill­tarët e pran­ishëm në mbled­hje për të vijuar më pas me lex­imin e tetë pikave të ren­dit të ditës, për të cilin ata ishin njof­tu­ar më herët në rrugë elek­tron­ike.

Të gjitha pro­jek­tvendimet morën “OK” nga Këshilli Bashki­ak i Vorës. Morën mira­timin e të gjithë këshill­tarëve të pran­ishëm pothua­jse gjys­ma e vendimeve ruti­në si: dhë­nia e ndih­mës së për­mua­jshme ekonomike, ajo e per­son­ave me aftësi të kufizuar e page­sa e inva­liditetit, si dhe ndih­ma ekonomike për per­son­at me dial­izë, ato që tra­j­to­hen me kimioter­api apo vua­jnë nga sëmund­je të rrezik­shme.

Sakaq, disku­time ka patur për pikën 6, kalim­in e një parcele ndër­ti­more në favor të bashk­isë me qël­lim legal­iz­imin, ndërko­hë që ishte në për­dorim të një qytetare­je të Bashk­isë së Vorës, znj.Inis Pasha Duka. Kjo çësht­je kaloi me mira­timin e 15 anë­tarëve të këshillit, tek­sa dy u shpre­hën kundër, ndër­sa tre zgjod­hën të abstenon­in.

Ndryshimet në bux­het dhe paketën fiskale gjithash­tu nuk u mirëpritën nga të gjithë anë­tarët e këshillit. Gjith­sesi, vendimet kalu­an, pas votim­it për çësht­jen e parë: 17 anë­tarë pro, 1 kundër e 2 absten­im, ndër­sa për çësht­jen e dytë: 18 pro e 2 kundër.

Një tjetër çësht­je me rëndësi, niveli i ri i pagave të admin­is­tratës bashki­ake, mori mira­timin e Këshillit me 19 vota pro e 1 absten­im.

Pro­cesver­bali për mbled­hjen është mba­j­tur nga spe­cial­istët e bashk­isë, të cilët i janë përgjigjur poz­i­tivisht kërkesës për infor­ma­cione nga INFOCIP.

Vendimet e mar­ra në këtë mbled­hje të këshillit bashki­ak Vorë janë bazuar në ligjin 139/2015 “Për Vetëqev­eris­jen Ven­dore”, neni 54 “Detyrat dhe kom­pe­ten­cat e këshillit bashki­ak”. Ndër­sa voti­mi i vendimeve të Këshillit Bashki­ak Vorë u bazua në nenin 55 te këtij ligji.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim