Ne peri­ud­hen Shkurt- Mars 2017, ne kuad­er te nismes “Mon­i­tori­mi i lig­jeve te trans­parences”,  mbeshte­tur nga Lev­iz Alba­nia, INFOCIP ndër­mori një vlerësimin të posaçëm në Bashk­inë Tiranë për vlerësimin e kon­sis­tencës në pub­likimin e vendimeve të këshillit bashki­ak. Pub­liki­mi i tyre është një detyrim që buron nga ligji 119/2014 “Për të drejtën e Informim­it” dhe gjithash­tu nga ligji organik 139/2015 “Për Vetë-Qev­eris­jen Ven­dore”.

 

Bashkia Tirane ka patur nje sis­tem kon­sis­tent deri ne vitin 2011 te pub­likim­it te vendimeve të këshillit bashki­ak. Deri ne fund të vitit 2016 kon­sis­ten­ca e botim­it të vendimeve të këshillit bashkik Tiranë ishte në rënie deri në masën që në faqen zyrtare fil­lu­an të nuk pub­liko­heshin më vendime. Nga vlerësi­mi I INFOCIP, vendimet e mbled­hjes së fun­dit për vitin 2016, e mba­j­tur në 29 Dhje­tor nuk ishin të hed­hu­ra në faqen e inter­netit. Në këtë mbled­hje u mirat­u­an gjashte vendime shumë të rendëë­sishme,  mes të cilave , “Mira­ti­mi i plan­it të përgjithshëm ven­dor për bashk­inë e Tiranës” dhe “Pro­gra­mi bux­hetor afatmesëm 2017–2019 dhe deta­ji­mi i bux­hetit të Bashk­isë së Tiranës për vitin 2017”.

 

Deri në fund të janarit 2017, ende nuk kon­sta­to­hej një riku­per­im të kënaqshëm i vaku­mit që ishte kri­juar në këtë drej­tim. Lid­hur me këtë prob­lem që ishte hasur, INFOCIP kishte vënë në dijeni pub­lik­isht bashk­inë Tiranë.

 

Në vlerësimin e dyte, ate te mua­jit Prill 2017, INFOCIP kon­satoi që data­baza e vendimeve të këshillit kishte fil­lu­ar të riku­per­o­hej me ritme të shpe­j­ta. Stafi i cak­tu­ar për këtë detyre nga Bashkia Tiranë ka pub­likuar deri në mes fund të mua­jit shkurt 2017 vendime të këshillit bashki­ak që nga peri­ud­ha e para-ndar­jes admin­is­tra­tive.

 

INFOCIP ndër­mori një vlerësim të kon­sistëncë së vargut indek­sues të vendimeve të këshillit bashki­ak Tiranë për vitin 2015, 2016 dhe 2017, të cilat  përko­jnë ehe më kohën e ushtrim­it të man­datit të këshillit pas Ndar­jes së re Admis­ni­tra­tive. Nga vlerësi­mi rezul­toi se vargut indek­sues ishte I paplotë dhe se mungo­nin vendimet e më poshte:

 

  • VITI 2015 — vendimet nr: 13, 29, 33, 47, 48, 49, 53, 54, 55, 56, 57;
  • VITI 2016 — vendimet nr: 1, 2, 3, 4, 5, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 41, 42, 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 77, 78, 79, 80, 81, 82, 84, 85,
  • VITI 2017 — vendimet nr: 1, 2, 20, 23.

Për të disponuar vendimet të cilat vijonin të ishin të pabo­tu­ara ende, INFOCIP depoz­i­toi kërkesë për informim për të disponuar vendimet e këshillit bashiak që mungo­nin. Kjo kërkesë, u pro­tokol­lua kon­form rreg­ullave që parashikon ligji 119/2014 “Per te drejten e Informim­it”. Për të vlerë­suar objek­tivisht gadish­mërinë e insti­tu­cionit të Bashk­isë Tiranë, kërk­sat për informi­mi u për­pil­i­uan në emër per­son­al të anëter­vë dhe bashkëpunë­toreve të ekip­it të INFOCIP, në kuadër të Nis­mës së mbështe­tur nga Lëviz Alba­nia.

 

Bashkia Tiranë iu përgjigj kërke­save për informim bren­da afat­eve ligjore të për­cak­tu­ara duke vënë në dis­pozi­cion vendimet e kërkuara. Me mar­rjen e tyre, ato u pro­ce­suan në Plat­forëmën Kom­bëtare VENDIME.AL. Bashkia Tiranë gjithash­tu është vënë në dijeni të munge­save te kon­stat­u­ara dhe pritet plotësi­mi i vargut indek­sues në faqen zyrtare të saj prej vetë stafit të bashk­isë.

 

infocip, bashkia tirane e drejta e informimit

 

Mbi bazën ligjore dhe legjitimitetin

 

Ligji 139/2015 “Për vetëqev­eris­jen Ven­dore i ka kush­tu­ar një vëmënd­je të posacme pub­likim­it të vendimeve të këshillit bashki­ak. KREU VI i këtij ligji tit­ul­lo­het “Trans­paren­ca, Kon­sul­ti­mi dhe Pjesë­mar­r­ja Qytetare”.  Nenet e këtij kreu, përvecse bëjnë për­cak­time të qar­ta lid­hur me detyrim­in e organ­eve ven­dore për të shpal­lur dhe njof­tu­ar efek­tivisht sub­jek­tet mbi aktet që ato nxjer­rin. Konkretisht, neni 15, pika 1 dhe 2, për­cak­to­jnë shpre­himisht se :

 

  1. Njësitë e vetëqev­eris­jes ven­dore garan­to­jnë trans­parencën e veprim­tarisë së tyre.
  2. Çdo akt i organ­eve të vetëqev­eris­jes ven­dore pub­liko­het në faqen zyrtare të inter­netit të një­sisë ven­dore dhe afishohet në vendet e cak­tu­ara nga njësia për njof­timet pub­like.

 

Neni 18[1], pika 3 për­cak­ton shpre­himisht se  “Aktet e këshillit pub­liko­hen në faqen zyrtare të inter­netit dhe afishohen në vende pub­like, të cak­tu­ara nga këshilli me akses të lirë pub­lik, bren­da ter­ri­torit të një­sisë ven­dore dhe, sipas mundë­sive, këshilli cak­ton edhe for­ma të tjera të pub­likim­it të tyre. Informi­mi i pub­likut në çdo bash­ki bëhet në për­puth­je me ligjin për të drejtën e informim­it dhe rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara nga vetë këshilli përkatës për këtë qël­lim.”VENDIME LOGO

 

Edhe neni 19 “E drej­ta e kërkesës, ankesës dhe vëre­jt­jes”, për­cak­ton shpre­himisht se  1. Çdo qyte­tar apo grupe që për­faqë­so­jnë komu­nitetet kanë të drejtë t’u drej­to­jnë kërke­sa, anke­sa apo vëre­jt­je organ­eve të vetëqev­eris­jes ven­dore për çësht­je që lid­hen me funk­sione dhe kom­pe­ten­ca në juridik­sion­in e një­sisë së vetë- qev­eris­jes ven­dore. 2. Organet e vetëqev­eris­jes ven­dore janë të detyru­ara t’i mar­rin në shqyr­tim kërke­sat, anke­sat apo vëre­jt­jet dhe të kthe­jnë përgjig­je bren­da afat­eve të për­cak­tu­ara me ligj.

 

Shkarko Raportin Spe­cial ne PDF

[1] Sean­cat e këshillimeve me bashkës­inë

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim