20 Nen­tor 2017 — INFOCIP shpal­li gjet­jet per zbat­uesh­mer­ine e ligjit te ri “Per vete­qev­eris­jen ven­dore”. Në fokus të këtij mon­i­tori­mi tem­atik, i cili real­i­zo­het për herë të parë, është trans­paren­ca me pub­likun dhe funk­sioni vendi­mar­rës i këshillit bashki­ak. Admin­is­tra­ta e Bashk­isë, si një organ i cen­tral­izuar monokratik, që drej­to­het nga kryetari i bashk­isë, nuk është objekt i drejt­për­drejtë monitorimi/vlerësimi.

 

Aktivitetin e adresuan drej­tore­sha e Lev­iz Alba­nia, Znj Val­bona Kuko, per­faqe­sues­ja e ambasades zvice­ri­ane ne Tirane, Znj. Deb­o­ra Kern. Kon­fer­en­cen e adresoi gjithash­tu edhe  Zv. e Brend­shme, Znj. Romi­na Kuko si dhe me pas kryetaret e keshilave bashki­ake te Tiranes, Aldrin Dalipi, kryetari i keshillit bashki­ak te Kamzes, Bil­bil Bajrak­tari si dhe kryetar­ja e keshillit bashki­ak Vore, Vera Thana.  Ne takim moren pjese keshilltare te shumte bashki­ake si dhe per­faqe­sues nga UNDP, Keshilli Europes, Ambasa­da Aus­tri­ake, etj.

 

DSC_6354

 

Në kuadër të këtij studi­mi, INFOÇIP ka bërë dhe një vlerësim të dytë tem­atik lid­hur me pro­cesin vendi­mar­rës të real­izuar në peri­ud­hën nën­tor 2016-Nën­tor 2017. Konkretisht, objekt vlerësi­mi në këtë ushtrim kom­pleks janë modalitetet e disku­tim­it para­prak (me pub­likun), votim­it, shpall­jes dhe hyr­jes në fuqi të vendimeve të Këshillit Bashki­ak. Pje­sa dër­rmuese e dis­poz­i­tave që mat ky vlerësim i dytë gjen­den në Kre­un IX të ligjit 139/2015. Të gjitha nenet në këtë Kre’ janë vlerë­suar përmes teknikës së anal­izës ligjore, duke kon­trastu­ar të dhë­nat e sjel­la nga ter­reni me parashikimet ligjore në fuqi. Zba­ti­mi i dis­poz­i­tave që përm­ba­jnë nenet e Keut IX është gjithash­tu kusht juridik për të garan­tu­ar vendi­mar­rje trans­par­ente, pjesë­mar­rje të pub­likut në pro­cesin vendi­mar­rës si dhe akses të pub­likut në legjis­la­cionin ven­dor (njo­hje efek­tive me aktet e Këshillit Bashki­ak).

Meto­da e për­dorur syn­on të gjen­ero­jë të dhë­na për zba­timin e ligjit (në dy bllo­qet tem­atike të përzg­jed­hu­ra) dhe jo domos­dosh­mër­isht për nivelin e zbat­uesh­mërisë së ligjit nga këshillat bashki­akë veç e veç, edhe pse kjo nuk për­jash­to­het për nga vetë llo­ji i mat­jes.

DSC_6365

 

INFOCIP, LEVIZ ALBANIA KESHILLAT BAMSHKIAKE

INFOCIP, LEVIZ ALBANIA KESHILLAT BASHKIAKE

DSC_6364

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim