Gjyka­ta Admin­is­tra­tive Dur­res ka tregues me te per­mire­suar te per­for­mances gjate vitit 2016, edhe pse ajo ser­ish per­bal­let me prob­leme te ngarke­ses se dos­jeve dhe amb­jen­teve te pam­jaftueshme.   Për efekt të anal­izës se ndar­marre nga INFOCIP, u mblod­hën 1153 çësht­je gjyqë­sore themeli, vendi­mi për të cilat është dhënë nga Janari ne Dhje­tor 2016. prej tyre në anal­izë u futën 1150 (3 vendime kishin të dhë­na të palex­ueshme në regjistër). Rezul­tooi se, gjatë 2016-ës bren­da afatit 30 ditor janë shqyr­tu­ar vetëm 41 çësht­je gjyqë­sore themeli. Pje­sa tjetër, 1109 çësht­je ose rreth 97 % e total­it, janë për­fun­d­uar së shqyr­tu­ari përtej këtij afati.

 

 

“Gjykatat admin­is­tra­tive kanë pasur edhe ato shkallën e vështirë­sisë së tyre, mungesën e për­vo­jës, prak­tikës. Prob­lemet që per­ball edhe Gjyka­ta e Dur­rësit janë ngarke­sa e mad­he ose e lartë e dos­jeve dhe num­ri i vogël i gjyq­tarëve. Ndonëse u për­mend se kanë qenë katër gjyq­tarë, unë mund t’ju them se që në fil­lim njëri prej tyre u largua dhe një e tre­ta e dos­jeve u short­ua. Më pas u largua edhe kolegu tjetër dhe përsëri dos­jet e tij u short­u­an. Ndërko­hë u largua edhe gjyq­tari i tretë dhe kësh­tu që ngarke­sa ka qenë e lartë dhe e për­bal­lu­ar nga dy gjyq­tarë.

 

Kre­tar­ja Velçani gjtoi ne fja­lene  saj se “Një nga parimet që duhet të gjyko­jë Gjyka­ta Admin­is­tra­tive është që të kon­sumo­het rru­ga admin­is­tra­tive dhe konkretisht kemi Zyrat e Regjistrim­it, Sig­urimet Shoqërore, kemi Degën Doganore apo Drej­toritë Rajonale Doganore, etj. Ajo që shoh është se organet admin­is­tra­tive duhet të gjyko­jnë më shumë, apo edhe organi më i lartë admin­is­tra­tiv pranë këtyre insti­tu­cion­eve, në mënyrë që për gjykim tek gjykatat admin­is­tra­tive të mbeten ato prob­leme që real­isht nuk mund të zgjid­heshin dot nga Zyra Qen­drore apo Drej­toritë e Ape­lim­it Tati­mor, etj. Ajo që mund të them është se gjyq­tarët gjyko­jnë, puno­jnë, lod­hen…”

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim