Gjykata Administrative Shkodër ka një shtrirje territoriale shumë të madhe në tre qarqe dhe problematikat e Gjykatës Administrative Shkodër vijnë edhe për shkak të mentalitetit të zonës. Sipas kryetares se kesaj gjykata, Znj. Valbona Durraj, ndryshe nga gjykatat e jugut ku qytetarët janë më të ekuilibruar ndaj zbatimit të ligjit, pjesa e veriut për shkak të mentalitetit të zonës, sjell një fluks shumë të madh çështjes sepse nga një anë është shteti me vendimmarrjet e veta dhe nga ana tjetër është individi që nuk respekton dispozitat ligjore që parashikohen në ligjet e veçanta.

 

Kryetarja e Gjykates Administrative Shkoder, e cila adresoi gjithashtu Konferencen Kombetare te organizuar nga INFOCIP me mebshtetjen e NED, theksoi se “në 2016 ka patur mbi 2000 çështje të cilat për fat të keq, prej katër vitesh gjykohen nga dy gjyqtarë…Duke qenë edhe në pozicionin e kryetares së gjykatës jam hasur edhe me ankesat e qytetarëve të cilët pretendojnë për një çështje të dorëzuar që në Janar dhe akoma deri në Shtator çështja nuk ka dalë për t’u shqyrtuar nga trupa gjyqësore e gjykatës administrative. Kjo është një situatë në vijimësi të procesit të gjykatave administrative në të gjithë republikën, por Gjykata Administrative e Shkodrës e ka më të theksuar, sikurse doli edhe në raport.”

 

Ajo me pas shtoi se aktualisht jane rreth 800 dosje që më presin për shqyrtim. Pavarësisht gjetjeve të studimit, trupa gjyqësore ka qenë tërësisht e impenjuar që të paktën të ngushtojë afatin e dorëzimit të dosjeve brenda afatit ligjor.

 

“Raporti doli ne konkluzion se 100 përqind e dosjeve jane dorezuar pas vendimimit brenda afatit 7-ditor qe cakton ligji dhe kjo do të thotë se kemi punuar jashtë orarit të punës apo edhe jashtë ditëve të pushimit për të realizuar të paktën mundësinë që dorëzimi i dosjeve dhe arsyetimi i tyre të bëhet brenda afatit ligjor”valbona durraj, kryetare e gja Shkoder, infocip, ned, usa

 

Kryetarja durraj theksoi se eshtë shumë e dhimbshme që një qytetar për një pension, histori punësimi, apo edhe akte administrative të presi për shtatë muaj që t’i vij radha. “Unë do të kisha një rekomandim, që vendimet e gjykatave administrative të kenë një influencë të dukshme në administratën shtetërore për qëndrime të njëjta, në çështje të ngjashme. Duke qenë se gjykata administrative korrekton punën e organeve administrative në këtë këndvështrim, këto organe duhet të mbajnë një qëndrim më lehtësues për qytetarët në pension, marrëdhënie pune apo edhe në aktet administrative. Pra, duhet të jemi korrektorë të administratës dhe një risi ndaj administratës për ndryshim qëndrimi, dhe jo të kthehemi në një shembull të keq që me një urdhër administrata e ankimon çështjen deri në Gjykatën e Lartë, në disa raste edhe vetëm për një vjetërsi pune. Prandaj çështja në Gjykatën e Lartë është e tillë, sepse nuk ka asnjë rast që një vendim i Gjykatës Administrative të mos ankimohet deri në Gjykatën e Lartë. Ka ardhur koha që administrata në vendimmarrjet e veta të jetë e përgjegjshme, në mënyrë që kjo përgjegjshmëri në rast se një vendim gjyqësor të një grupi çështjesh ka qenë me një zgjidhje të njëjtë në favor të palës qytetare dhe administrata e përsërit, të jetë përgjegjësi e administratës dhe kjo duhet të parashikohet në ligj.”

 

 
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim