Sipas kryetar­it te Gjykates Admin­is­tra­tive Vlore, Astrit She­ma, disa nga arsyet që çojnë në zgjat­jen e afat­eve të gjykim­it të çësht­jeve admin­is­tra­tive mund të jenëvo­lu­mi shumë i madh i çësht­jeve. She­ma, i ftu­ar ne Kon­fer­en­cen kobetare te orga­nizuar nga INFOCIP per vone­sat ne gjykimin admin­is­tra­tiv u se një tjetër prob­lem është edhe objek­ti i cësht­jeve të gjykim­it. “Ka disa llo­je çësht­jesh të cilat kërko­jnë domos­dosh­mër­isht cak­timin nga ana e gjykatës të një eksper­ti, mirëpo cak­ti­mi i ekspertëve që duhet të shiko­jnë sit­u­atën konkrete në vend kërkon pat­jetër një afat kohor që sipas ligjit është rreth 20 ditë, që pat­jetër do të ndiko­jë jo në një vendim­mar­rje bren­da mua­jit por në një tjetër afat më të gjatë se sa është për­cak­tu­ar në dis­poz­i­tat ligjore, dhe kjo nuk është mba­j­tur parasysh.”

 


Sipas tij, një tjetër aspekt nga prak­ti­ka gjyqë­sore që çon në vone­sa është edhe fak­ti se juristët ose për­faqë­sue­sit e palës së shtetit nuk i kanë të qar­ta ndryshimet në Kodin e Pro­ce­durës Civile me ligjin tonë speci­fik që ka disa klau­zo­la të veçan­ta për gjykimin e disa çësht­jeve.

 

She­ma, dukepran­uar plote­si­ht gjet­jet e Rapor­tit te INFOCIP, u shpreh se Gjykatat Admin­is­tra­tive u kri­juan në një kohë pak të sfor­cuar dhe sot kemi shumë pak sal­la gjyqi, dhe nëse në gjykatat e tjera gati-gati një gjyq­tar ka një sal­lë gjyqi, ne mezi kemi për katër gjyq­tarë, dy sal­la gjyqi. “Kjo më ka detyru­ar mua si kryetar gjykate që të kri­jo­jë dal­jen e kësaj admin­is­trate gjyqë­sore me katër orë për çdo gjyq­tar, mirëpo nisur nga afati që gjyq­tarët cak­to­jnë rreth 10–12 çësht­je pak a shumë në ditë, është e pamundur që këto çësht­je t’i real­i­zosh në afat kohor”.

Ne vlerësimin kom­be­tar tem­atik te real­izuar nga INFOCIP me mbeshtet­jen e Nation­al Dndow­ment for Democ­ra­cy, NED, me qen­der ne wash­in­ton D.C, SHBA, Gjyka­ta Admin­is­tra­tive Vlore rezul­toi me rreth 7% te cesht­jeve te themelit te vendimuara bren­da 30 diteve. Mesa­tar­ja e kohezg­jat­jes se shqyr­tim­it gjyqe­sor per kete gjykate gjate vitit 2016 per cesht­jet e thmelit rezul­toi 73 dite. S ai takon dorezim­it te vendimeve ne sekra­tine e gjykates, tregue­sit e vleres­im­it shen­u­an nje msa­tare prej 6.1 dite nga 7 dite qe parashikon ligji. Rreth 91% e vendimeve te mar­ra ishin dorezuar ne sekre­tari bren­da ketij afati.

lexo fq. 59–64

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim