I ftu­ar ne Kon­fer­en­cen Kom­betare per afatet e shqyr­tim­it admin­is­tra­tiv ne RSH, kryetari i GJA Korç, Z. Sokol Ibi ka vene theksin tek nevo­ja e plotes­im­it te infra­struk­tures se ketyre gjykatave. “Per­son­al­isht men­doj se Gjykatat Admin­is­tra­tive në Repub­likën e Shqipërisë asnjëherë nuk janë ven­do­sur në kushtet opti­male për të kry­er veprim­tar­inë e tyre dhe kur them kushte opti­male nënkup­toj infra­struk­turën por edhe per­son­elin, dmth gjyq­tarët dhe stafi. Gjithash­tu men­doj se kanë pasur më pak vëmend­je se gjykatat civile ndonëse e kanë pasur të nevo­jshme këtë vëmend­je, derisa janë kri­juar me ligj që të ndiqet ecu­ria e tyre pasi t’u kri­jo­hen kushtet, por deri më sot asnjëherë nuk është kri­juar mundësia dhe për­sa kohë nuk është kri­juar mundësia, nuk mund të jenë gjykatat faj­tori në këtë mes.”

 

Ibi u shpreh se Gjyka­ta Admin­is­tra­tive Korçë ka aktu­al­isht vetem nje salle, ndërko­hë që funk­sionon me dy gjyq­tarë te cilet për­bal­lo­jnë volu­min e katër gjyqtareve. “Për të bërë një kra­hasim që nxjerr në pah arsyet pse ka vone­sa në shqyr­timin e çësh­jeve duhet të them se Gjyka­ta e Rrethit Gjyqë­sor Korçë funk­sionon me 14 gjyq­tarë dhe për­bal­lon dyfishin e ngarkesës sonë, ne jemi vetëm dy gjyq­tarë dhe për­bal­lo­jmë afër­sisht 50 përqind të ngarkesës së tyre. Kjo sig­ur­isht që sjell vone­sa në shqyr­timin e çësht­jeve”, ka thek­suar Ibi.
 
Ai ka shtu­ar me tej se nis­ma për mar­rjen e një godine të re duhet te kete pri­or­itet, pasi nga kjo rritet edhe shpe­jtësia dhe efiçën­ca në gjykim. “Pro­ce­si është në fazën që i është propozuar nga Min­is­tria e Drejtë­sisë, Këshillit të Min­is­trave, por ka kalu­ar një kohë e gjatë që nuk kemi asnjë vendim­mar­rje”.
 
Ne ren­dit­jen e pergjithashme te real­izuar ne kuad­er te vleres­im­it te INFOCIP per vitin 2016, Gjyka­ta Admin­is­tra­tive  Korce ren­dit e dyta ne vend me 97% te ceshteve te vendimuara te dorezuara bren­da afatit 7‑ditor, dhe me nej mesa­tare prej rreth 4% te dos­jeve te shqyr­tu­ara bren­da 30 diteve.
 
shih raportin…

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim