Një nga mangësitë më shqetë­suese të vëre­j­tu­ra në pro­ce­du­rat gjyqë­sore në Shqipëri janë vone­sat në lid­hje me shqyr­timin gjyqë­sor.  Në mënyrë të posaçme, INOÇIP ka anal­izuar Gjykatat Admin­is­tra­tive, të cilat u kri­juan në vitin 2012, si degë e posaçme e sis­temit gjyqë­sor në RSH. Rëndësia e tyre është shumë e mad­he pasi ato kanë juridik­sion parë­sor për të gjykuar kon­flik­tin midis organ­eve shtetërore dhe indi­vid­it apo sub­jek­teve pri­vate.
 
Për të dytin vit rad­hazi, INFOCIP real­i­zoi ne vitin 2017 Vlerësimin Tem­atik Kom­bë­tar për  afatet pro­ce­du­rale ne gjykatat admin­is­tra­tive të Shqipërisë, mbështe­tur nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, NED, në Wash­ing­ton D.C, SHBA.
 
Ne kon­fer­en­cen Kom­betare me  tit­ul­li: “Efik­a­siteti i pro­ce­du­rave gjyqë­sore në Gjykatat Admin­is­tra­tive të Shqipërisë dhe vlerësi­mi i efek­teve të Refor­mës në Drejtësi” moren pjese te gjithe kryetaret e ketyre gjykatave. Kon­fer­en­cen e nderu­an me pje­se­mar­rjen e tyre Kryetari i Gjykates së Lartë, Z. Xhezair Zagan­jori, nje­herazi edhe kryetar i Kolegjit Admin­is­tra­tiv te kesaj Gjykate. Po ash­tu, ne kete Kon­fer­ence mori pjese edhe kryetari i Gjykates Admin­is­tra­tive te Apelit, Z. Kas­tri­ot Seli­ta.
 
Po ash­tu, te pran­ishem ne kete Kon­fer­nce ishin edhe kryetaret e gjykatave admin­is­tra­tive te rretheve gjyqe­sore, 6 gjith­sej ne RSH. Vleres­i­mi tem­atik i nder­marre nga INFOCIP u pran­ua dhe u adop­tua si vleres­im zyr­tar nga kreret e gjykatave duke shen­uar nje moment kul­mor ne kred­itimin e gjet­jeve te real­izuara nga INFOCIP.
 
Kryetaret e gjykatave u ndalen ne fjalen e tyre ne aspek­te shume te ren­de­sishme te punes se tyre, duke evi­den­tu­ar prob­leme dhe duke reko­man­d­uar sipas rastit edhe zgjid­hje qe mund te reaizo­hen si nga per­spek­ti­va e ndryshim­it te legjis­la­cionit, ash­tu edhe nga per­mires­i­mi i prak­tikes gjyqe­sore. Reko­mandimet e tyre kane nje ren­de­si te posacme dhe do te perf­shi­hen te plota ne edi­cionin e dyte te botim­it te per­mire­suar qe INFOCIP do te nxjerre ne Janar 2018.
 
Ne kete artikull pasqy­ro­hen ne audio video reko­mandimet e tyre te vyera, si nje kon­tribut real dhe shume i ren­de­sishem i Kon­fer­ences Kom­betare qe INFOCIP zhvil­loi ne date 15 Dhje­tor 2017.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim