Për 9‑mujorin e parë të vitit 2020, INFOÇIP mblod­hi dhe anal­i­zoi 533 vendime për çësht­je themeli dhënë nga Gjyka­ta e Apelit Tiranë. Prej këtyre, 266 çësht­je themeli janë shqyr­tu­ar nga Dhoma Civile e kësaj Gjykate, ndërko­hë që 267 të
tjera nga Dhoma Penale. (totali sipas regjis­trave të gjykatës është 535 çësht­je themeli).

 

Nga anal­iz­i­mi i të dhë­nave, rezul­ton se, gjatë 9‑mujorit të parë të vitit 2020, kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor në Gjykatën e Apelit Tiranë, për të dyja dhomat e mar­ra së bashku ka qenë 496.2 ditë. Kjo mesa­tare apliko­het vetëm mbi çësht­jet e themelit që janë vendimuar në 9‑mujorin e parë të 2020-ës. Vendimet e ndër­m­jetme dhe urdhrat e ekzeku­tim­it nuk janë pjesë e këtij vlerësi­mi. Të vlerë­suara veç e veç, kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­je civile themeli ka qenë 661.2 ditë ndërko­hë që kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­jet penale themeli ka qenë 331.8 ditë.

 

Anal­iza e të dhë­nave sug­jeron  se ka një përke­qësim të treguesve në 9‑mujorin e parë të vitit 2020 sa i takon kohëzg­jat­jes së shqyr­tim­it të dos­jeve gjyqë­sor. Rezul­ton se Gjyka­ta e Apelit Tiranë ka një përke­qësim me 2.5% në 2020-ën, Kra­ha­suar me 2019-ën. Ndërko­hë në kra­hasim me vitin 2016 vihet re një përke­qësim me 39.5% sa i për­ket tregue­sit të kohëzg­jat­jes së shqyr­tim­it gjyqë­sor. HAP RAPORTIN E PLOTE NE PDF

 

civile dhe penale themeli tirane

 

 

TIRANA APEL

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim