Ne Kon­fer­en­cen Kom­betare per efi­cien­cen e Gjykatave Admin­is­tra­tive te mba­j­tur nga INFOCIP me mbeshtet­jen e NED, SHBA, mba­jti fjalen e tij edhe Kryetar i Gjykatës Admin­is­tra­tive Tiranë, Eri­ol Roshi. Ai thek­soi nevo­jen per nje sis­tem efi­cient te per­punim­it te te dhenave gjyqe­sore, i cili aktu­al­isht edhe pse ekzis­ton, nuk e real­i­zon funk­sion­in e vet.
 
“Sikurse e pamë te prezan­ti­mi i rapor­tit, janë një numër i cak­tu­ar vendimesh për të cilat nuk keni arrit­ur dot të sig­uroni të dhë­nat, për shkak se të dhë­nat hid­hen man­u­al­isht. Kjo ndodh sepse në të gjitha gjykatat ka një sis­tem elek­tron­ik, pse nuk mundet këto të dhë­nat të nxir­ren nga ky sis­tem, shtro­het çësht­ja. Kjo do të thotë që sis­temit diç­ka i mungon, sepse ka një sis­tem elek­tron­ik pavarë­sisht se ne i dublo­jmë ende të dhë­nat në regjis­tra fizike ose man­uale. Kjo ndodh sepse sis­te­mi që kemi aktu­al­isht në të gjitha gjykatat nuk e mundë­son këtë infor­ma­cion dhe sta­tis­tikat kanë këtë veçori, që mund të kenë ndikim për të nxjer­rë për­fundime të tjera.
 
eriol roshi, infocip, gjykata administrative tirane
 
Me tej, kryetari i GJA Tirane, Eri­ol Roshi u ndal ne raportin dis­fa­vorizues mes num­rit te gjytareve dhe kon­flik­tit gjyqe­sor ne rrit­je  qe per­fud­non ne Gjykat­en admin­istartive. “Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Shkallës së parë në Tiranë ka një numër prej 16 gjyq­tarët. Në dal­lim nga 5 gjykatat e tjera admin­is­tra­tive të cilat organikat i kanë të plotë­suar, për arsye të ndryshme, ajo e ka patur të plotë­suar for­mal­isht organikën e saj, por për shkaqe të ndryshme, në këto 4 vite të funk­sionim­it të gjykatës ka ndod­hur që të mos ketë asnjëherë num­rin prej 16 gjyq­tarësh, qoftë për shkaqe njerë­zore siç janë lejet e lind­jes apo leje afat­g­ja­ta të dhë­na nga Këshilli i Lartë i Drejtë­sisë. Pra, asnjëherë nuk ka funk­sionuar me organikën e plotë të gjykatave. Vetëm për vitin 2016, Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Shkallës së Parë Tiranë ka qenë me 13 gjyq­tarë përf­shirë dhe kryetarin. Por 3 gjyq­tarë më pak në një gjykatë si Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Shkallës së parë Tiranë do të thotë 1500 çësht­je të tjera me palë kundër­shtare dhe po kaq çësht­je që ne i qua­jmë pa palë kundër­shtare, të cilat i shto­hen pjesës tjetër të trupës gjyqë­sore.”
 
Nje pjese e disku­tim­it te tij u perqen­drua ne Kom­pe­ten­cen lendore te gjykates admin­is­tra­tive. “Edhe sot pas 4 vitesh nga data e fil­lim­it të funk­sionim­it ne vazh­do­jmë ako­ma të disku­to­jmë kom­pe­tencën lën­dore. Për shem­bull, një prob­lem që ka lin­dur në 2016 dhe vazh­don edhe gjatë 2017 është dhe prob­le­mi i vendimeve të Agjen­cisë së Tra­j­tim­it të Pron­ave. Siç e ka evi­den­tu­ar edhe në disa raste Gjyka­ta e Lartë në vendimet e saj, ligji për kthimin dhe kom­pen­simin e pron­ave parashikon 4 gjyka­ta të ndryshme për 4 lloj sit­u­atash të ndryshme dhe kup­toni çfarë kri­jon kjo. Pra, në rastet kur nuk bëhet kom­pen­si­mi finan­ciar bren­da një afati të cak­tu­ar, qyte­tari mund t’i drej­to­het Gjykatës Admin­is­tra­tive të Shkallës së Parë. Për vetë vlerën e kom­pen­sim­it mund t’i drej­to­het Gjykatës Admin­is­tra­tive të Apelit. Për vendimin e njo­hjes ose jo mund t’i drej­to­het Gjykatës së Apelit përkatëse. Nëse s’ka vendim bren­da një afati 3 vjeçar, mund t’i drej­to­het Gjykatës së Shkallës së Parë dhe këto tani mbiven­dosen. Ka raste pafund që për­cil­let dos­ja, bëhet kon­flikt, shkon në kolegjin përkatës dhe ka prak­ti­ka të ndryshëm. Nëse dos­ja vjen nga Gjyka­ta e Apelit në Gjykatën Admin­is­tra­tive të Shkallës së Parë, në rastin e moskom­pe­tencës Kolegji Admin­is­tra­tiv mban qën­drim­in se është kom­pe­tente Gjyka­ta e Apelit. E kundër­ta ndodh me Kolegjin Civ­il, pra dos­ja për­cil­let nga Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Shkallës së Parë, për kom­pe­tencë në Gjykatën e Apelit dhe Kolegji Civ­il që merr në shqyr­tim mos­mar­rëvesh­jen e kom­pe­tencës, ven­dos se është kom­pe­tencë e Gjykatës Admin­is­tra­tive e Shkallës e Parë.…Pati një kufiz­im, një ndryshim poz­i­tiv nga ligjvënësi për kufiz­imin e kom­pe­tencës lën­dore të Gjykatave Admin­is­tra­tive në mua­jin Prill. Janë hequr mar­rëd­hëni­et e punës të cilat rreg­ul­lu­an me kodin e punës në insti­tu­cionet e admin­is­tratës pub­like. Duhet thënë se nuk është se pati ndon­jë ndikim shumë të madh në uljen e ngarkesës sepse ai “boom‑i” i madh i ngarkesës që sol­lën këto mar­rëd­hënie, ju kuj­toj që për Gjykatën Admin­is­tra­tive të Shkallës së Parë Tiranë nga 9500 çësht­je të vendimuara për vitin 2014, 4000 çësht­je lid­heshin me mar­rëd­hënie pune. Mar­rëd­hëni­et e punës do të vazh­do­jnë të jenë objekt i shqyr­tim­it dhe nga Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Apelit deri në për­fundimin e plotë të tyre”.

 

 
Sipas kryetar­it te GJA Tirane, një prob­lem që e kam evi­den­tu­ar në të gjitha gjykatat, është që në Gjykatën Admin­is­tra­tive kri­teri për gjykim për 3 gjyq­tarë nuk është kri­teri i vlerës siç është në pro­ce­durën civile, por është kri­teri i llo­jit të çësht­jes që gjyko­het. “Ndod­he­mi para sit­u­atës ku një insti­tu­cion për mosz­ba­tim të një kon­trate admin­is­tra­tive që ka vlera fare min­i­male, (kemi raste me 150 mijë lekë të vje­tra ose më pak), gjyko­het nga 3 gjyq­tarë, angazho­het një trup gjykues prej 3 gjyq­tarësh që të gjyko­jë një padi me vlere 15 mijë lek. Ndërko­hë që në gjykimin civ­il nuk ndodh kjo, siç e dimë është kri­teri i vlerës. Ndodh e kundër­ta pas­taj kur një gjyq­tar i vetëm të gjyko­jë akte admin­is­tra­tive siç janë krye­sisht ato në fushën e tatimeve me mil­iona euro vlerë. Pra, duhet të ndrysho­jë edhe ky krit­er i për­cak­tim­it të trupës gjyqë­sore. Çësht­ja e kom­pe­tencës është një prob­lem që na rën­don dhe e kemi ngrit­ur si disku­tim herë pas here, por kjo s’varet vetëm nga gjyka­ta. Reko­mandi­mi im do të ishte që të mer­rej një peri­ud­hë e gjykimeve admin­is­tra­tive nga ish sek­sionet admin­is­tra­tive të gjykatave të rretheve gjyqë­sore dhe të shiko­hej dhe në vështrim­in kra­ha­sues, sepse aty mund të dalë në e qartë pam­ja dhe funk­sion­i­mi i gjykatës”.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim