I ftu­ar per te adresuar Kon­fer­en­cen Kom­betare per Efi­cien­cen ne Gjykatat Admin­is­tra­tive, ka qene edhe kryetari i GJA te Apelit, Z Kas­tri­ot Seli­ta, i cili ka dhene nje panorame te plote te prob­lematikes qe per­ballen gjykatat admin­is­tra­tive gjate vitit 2016–2017. Ai gjithash­tu ka kerkuar qe reko­mandimet e Kon­fer­ences te permblid­hen ne nje doku­ment te ri poli­tikash, per ta kri­juar munde­si reale per per­mires­imin e sis­temit dhe reduk­timin e vone­save ne shqyr­timin gjyqe­sor admin­is­tra­tiv.
 
kastriot selita, infocip, NED
 
“Vështirësitë që hasim në përdit­shmërinë tonë kanë të bëjnë me ligjin për “Orga­nizmimin e pushtetit gjyqë­sor”, i cili është mirat­u­ar me herët dhe që ndosh­ta Min­is­tria e Drejtë­sisë nuk ka patur shumë akses apo influ­encë për har­timin e tij.  Ka ndod­hur një ndryshim në mënyrën se si do të funk­siono­jë pushteti gjyqë­sor pas mira­tim­it të refor­mës në drejtësi. Nuk kemi më gjykatat që do të jenë të pavaru­ra nga pikë­pam­ja orga­ni­za­tive, sepse i gjithë pushteti i drej­tim­it dhe orga­ni­za­tiv është i përqën­dru­ar në duart e KLGJ-së. Pra është Këshilli i Lartë Gjyqë­sor që tash­më ka kom­pe­ten­cat që ka pasur Pres­i­den­ti për­sa i për­ket num­rit të gjyq­tarëve, kom­pe­ten­cat e Min­istrisë së Drejtë­sisë që kanë të bëjnë me organikën dhe me per­son­elin admin­is­tra­tiv dhe atë civ­il në gjyka­ta, kom­pe­ten­cat e ZABGJ-së dhe bor­dit të tij për­sa i për­ket çësht­jeve finan­cia­re, pra kemi të gjitha këto kom­pe­ten­ca që që janë përqën­dru­ar tek Këshilli i Lartë Gjyqë­sor dhe do të jetë ky që do t’i zba­to­jë vetë këto kom­pe­ten­ca. Gjithash­tu kemi edhe një zbe­hje të kryetar­it të gjykatës duke qenë se kom­pe­ten­cat e tij tash­më janë hequr dhe kanë kalu­ar tek Këshilli i Gjykatës. Pra, nëse e përqën­dro­jmë vëmend­jen tonë tek mënyra se si do të jetë një gjykatë në raport me të gjitha organet e tjera, si psh Këshillin e Lartë Gjyqë­sor, Inspek­to­ri­atin e Lartë të Drejtë­sisë, Min­istrinë e Drejtë­sisë apo edhe të tjera autoritete që kanë kom­pe­ten­ca në fushën e drejtë­sisë, ne do të shiko­jmë se do të kemi një orga­niz­im të ndryshëm”.
 
Z. Seli­ta ka shtu­ar ne fjalen e tij se organet e admin­is­tratës pub­like e mbin­garko­jnë gjykatën admin­is­tra­tive të apelit apo Kolegjin Admin­is­tra­tiv të Gjykatës së Lartë me volum çësht­jesh. Pra, ka një klimë mos­bes­i­mi që vjen nga organet e admin­is­tratës pub­like dhe nuk bëhet fjalë që kemi një mos­bes­im që man­i­festo­het thjesht në mënyrë protestuese por kemi një mos­bes­im që man­i­festo­het edhe përmes ankimeve.
 
Kryetari i gjykates Admin­is­ra­tive te Apelit ka ofru­ar jne sere reko­mandimesh te ren­de­sishme ne fjalen e tij per per­mires­imin e sis­temit. “Nëse kemi një vendim­mar­rje që ështe zgjid­hur më parë në të gjitha shkallët e gjykim­it, të gjitha vendim­mar­rjet e ngjashme duhet të mos shko­jnë më të ndjekin të gjitha shkallët e gjykim­it. Unë e kam ngrit­ur edhe në të tjera takime këtë çësht­je sepse duhet të kri­jo­het prece­den­ti dhe nëse ka një prece­dent që është dhënë një zgjid­hje në të gjitha shkallët e gjykim­it, nuk është aspak në frymën e drejtë­sisë që të vazh­do­jmë të çojmë çësht­je në gjykatë duke shpre­suar që të mar­rim një zgjid­hje të ndryshme. Vlera e këtij taki­mi do të ishte edhe më e fryt­shme në rast se Pres­i­den­tit të Repub­likës, KLGJ-së etj, t’i shko­jë një doku­ment me qël­lim që të mer­ret në kon­sid­er­atë për t’u man­i­fes­tu­ar në aktet nën­ligjore që do të nxjer­rin këto insti­tu­cione”, ka permbyl­lur z. Seli­ta. Ai kafal­en­deru­ar INFOCIP per sak­te­sine e gjet­jeve te prezan­tu­ara si dhe per fuqine e evi­den­cave te per­punuar per qel­lim­in e Rapor­tit Kom­be­tar mbi afatet e shqyr­tim­it gjyqe­sor ne Gjykatat Admin­is­tra­tive te ven­dit.
 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim