Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zagan­jori mori pjesë Kon­fer­encën Kom­bëtare me tit­ull: “Efik­a­siteti i pro­ce­du­rave gjyqë­sore në Gjykatat Admin­is­tra­tive të Shqipërisë dhe vlerësi­mi i efek­teve të Refor­mës në Drejtësi”, orga­nizuar nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, me pjesë­mar­rjen edhe të Pres­i­den­tit të Repub­likës Z. Ilir Meta dhe gjithë kryetarëve të Gjykatave Admin­is­tra­tive të Repub­likës së Shqipërise.

 

kryetari i gjykates se larte te RSH Xhezair Zaganjori, INFOCIP, NED

 

Në fjalën e tij z. Zagan­jori duke paraqi­tur sit­u­atën aktu­alë në të cilën ndod­het Gjyka­ta e Lartë u ndal në prob­lematikat dhe vështirësitë me të cilat për­bal­let sot kjo gjykatë si paso­jë e munge­save të kri­juara në trupën gjyqë­sore dhe të ndihme­save ligjorë, të cilat kanë ndikuar neg­a­tivisht në per­for­mancën e saj. Kjo sit­u­atë ka sjel­lë kri­jimin e një backlog‑u shumë të madh e për rrjed­ho­jë vone­sa në shqyr­timin në kohë të çësht­jeve gjyqë­sore dhe ulje të rit­mit të shqyr­tim­it të këtyre çësht­jeve, duke cen­uar të drejtën për një gjykim bren­da afat­eve të arsyeshme.

 

Ndër të tjera Z. Zagan­jori thek­soi se: “Çësht­ja e mungesës së efiçenës së sis­temit gjyqë­sor është një nga prob­lemet themelore që është debat­u­ar prej vitesh dhe jemi kri­tikuar në vazhdimësi. Ndaj me të drejtë, pikër­isht ky prob­lem është në fokusin krye­sor të refor­mës në drejtësi. Për gjykimin admin­is­tra­tiv ka vend për një debat dhe kërkim edhe më të thel­lu­ar. Ka ard­hur koha të deba­to­het për cilës­inë e vendimeve gjyqë­sore. Shumë pak, pothua­jse aspak bëhet debat për cilës­inë e këtyre vendimeve, në një kohë kur rastet janë të njëj­ta e zgjid­hjet janë të ndryshme; lejo­hen sub­jek­tiviz­ma shpesh­herë edhe ekstreme në vendim­mar­rje, etj.

 

Shumë pak bëhet debat lid­hur me shkaqet e num­rit të madh të çësht­jeve në gjykatat tona. Pse kemi kaq shumë çësht­je? Dihet që në realitetin e shqip­tar prod­ho­hen jashtëza­kon­isht shumë kon­flik­te. Aktu­al­isht Gjyka­ta e Lartë ka rreth 21–22 mijë çësht­jesh, një numër i jashtëza­kon­shëm. Një numër jashtëza­kon­isht shumë i madh dhe në gjykimin adimin­stra­tiv.

 

Pse ka kaq shumë largime nga puna? Me mijëra njerëz largo­hen nga puna dhe të gjithë për­plasen dyerve të gjykatave. Arsye­ja krye­sore (apo pretek­sti) ristruk­turi­mi i insti­tu­cionit. Nga ana tjetër, organet shtetërore nuk respek­to­jnë as stan­dard­et min­i­male, as afatet dhe as pro­ce­durën e largim­it, ash­tu siç e kërkon ligji. Sa herë ka zgjed­hje par­la­mentare, ka largime masive të punon­jësve të admin­is­tratës shtetërore. Me mijëra vetë dety­ro­hen më pas të shko­jnë dyerve të gjykatave. Fito­jnë të drejtën e më pas për të njëjtin vend pune shteti paguan 2 apo ndosh­ta edhe 3 vetë. Pse në tatime e dogana pothua­jse 100% largo­hen sa herë ka zgjed­hje? Pse ka prob­leme me ushtarakët? Me mijëra ushtarakë janë larguar nga detyra, dhe enden prej vitesh dyerve të gjykatave sepse ka prob­leme me ligjin. Është ndryshuar ligji shumë shpesh. Dhe çfarë kërko­jnë? Një pen­sion të parakohshëm për të vjetërsinë e shër­bim­it. Pse ka kaq shumë kon­flik­te për pen­sionet? Kanë punuar gjithë jetën njerëz­it dhe pas­taj për mungesë të doku­menta­cionit në insti­tu­ti­cione shtetërore ato sorol­lat­en për vite të tëra dyerve të gjykatave për të mar­rë pen­sion­in që u takon, për të për­bal­lu­ar jetesën. Dhe të gjitha këto për­bëjnë atë që quhet Back­lock-un e gjykatave, që janë prob­leme të ekzeku­tiv­it e pse jo edhe të legjisla­tiv­it, siç është çësht­ja e pron­ave. Duke fil­lu­ar nga viti 2004 ligji ka ndryshuar pothua­jse çdo vit për arsye krye­sisht elek­torale, dhe ende sot, po bëhen 30 vite, që qyte­tarët rropat­en gjykatave lid­hur me çësht­jet e kthim­it dhe kom­pen­sim­it të pronës. Këtu u për­mend se rreth gati 10% e çësht­jeve kanë fil­lu­ar që të zgjid­hen bren­da afatit. Unë do të tho­ja që këto janë çësht­je që janë zgjid­hur jo bren­da afatit, por jashtë afatit. Ato janë për­sh­pe­j­tu­ar për arsye të ndryshme ligjore. Në Gjykatën e Lartë ka rreth 6 mijë çësht­je admin­is­tra­tive. Si mund të respek­to­het afati i gjykim­it 90 ditor me 3 gjyq­tarë në Kolegj, përf­shirë edhe veten, pavarë­sisht punës tepër volu­mi­noze që kemi bërë, duke patur parasysh edhe mungesën e këshill­tarëve?”

 

Ndërko­hë, Pres­i­den­ti i Repub­likëes Z. Ilir Meta në fjalën e tij e vurin theksin tek nevo­ja për kon­sti­tu­imin e shpe­jtë të organ­eve të reja gjyqë­sore, dhe konkretisht të Këshillit të Lartë Gjyqë­sor, si organet përgjegjëse për mbarë­va­jt­jen e Gjyqë­sorit. Sipas Z. Meta, gjyki­mi në afat është një prit­shmëri legjitime e të gjithë shqip­tarëve. Nëse kjo sit­u­atë nuk ndryshon cilë­sisht, atëherë qël­limet e mëd­ha të refor­mës nuk do të fil­lo­jnë të ndje­hen real­isht nga të gjithë qyte­tarët shqip­tarë.

 

marre pa ndryshi­mi nga faq­ja zyrtare e GJL

DSC_7954

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim