VENDIM

Nr. 523, datë 6.8.2014

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE LIDHUR ME PUNËN E KRAHUT ME NGARKESA”[1] DHE PËR SHFUQIZIMIN E PIKAVE 15.1 DERI 15.10, TË ANEKSIT V, TË VENDIMIT NR. 312, DATË 5.5.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR SIGURINË NË KANTIER”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 38, pika 2, shkro­n­ja “b”, 39, pika 1, shkro­n­ja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e min­istrit të Shën­de­të­sisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve lid­hur me punën e krahut me ngarke­sa”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Pikat nga 15.1 deri te 15.10, të anek­sit V, të vendim­it nr. 312, datë 5.5.2010, të Këshillit të Min­is­trave, “Për mira­timin e rreg­ul­lores për sig­ur­inë në kantier”, që kanë të bëjnë me objek­tin e kësaj rreg­ul­lore­je, si dhe të gjitha aktet nën­ligjore që bien ndesh me të, shfuqi­zo­hen.
  3. Ngarko­hen të gjitha min­istritë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre për ndjek­jen dhe zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE LIDHUR ME PUNËN E KRAHUT ME NGARKESA

Neni 1

Qël­li­mi dhe fusha e zba­tim­it

  1. Qël­li­mi i kësaj rreg­ul­lore­je është për­cak­ti­mi i kërke­save min­i­male për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve, lid­hur me punën e krahut me ngarke­sa, kur ka risk për shën­detin, veçanër­isht për dëm­time musku­lo-skele­tore.
  2. Rreg­ul­lor­ja zba­to­het për të gjitha sub­jek­tet dhe vendet e punës, bren­da fushës së zba­tim­it të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, ku zhvil­lo­het një veprim­tari pune ose formim për punën e krahut.

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­lim të kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e për­dorur kanë kup­ti­met e mëposhtme:

  1. a) “Punë krahu me ngarke­sa” është çdo mënyrë e trans­portim­it, ose mba­jt­jes së një ngarkese, nga një ose më shumë punë­mar­rës, përf­shirë ngrit­jen, uljen, shtyr­jen, tërhe­q­jen, mbështet­jen ose lëviz­jen e një ngarkese, e cila për shkak të karak­ter­is­tikave të saj, ose të kushteve ergonomike të pafa­vor­shme, përf­shin një risk, veçanër­isht për çrreg­ul­lime musku­lo-skele­tore, për punë­mar­rësit;
  2. b) “Ergono­mia” është një disi­plinë, e cila foku­so­het te parimet e pro­jek­tim­it të ele­menteve të sis­temit të punës, përf­shirë objek­tet, pro­ce­set dhe kushtet e punës, që t’i për­sh­tat­en njeri­ut, me qël­lim zvogëlim­in e sforcim­it fizik, pare­hatisë dhe risqeve.

Neni 3

Detyrimet e punëd­hënësit

  1. Punëd­hënësi merr masat e duhu­ra orga­ni­za­tive, ose për­dor mjetet e për­sh­tat­shme, në veçan­ti pajis­jet mekanike, për të shman­gur nevo­jën për punën e krahut me ngarke­sa, nga ana e punë­mar­rësve.
  2. Në rastet kur nevo­ja për punën e krahut me ngarke­sa nuk mund të shmanget, sipas pikës 1 të këtij neni, punëd­hënësi merr masat e duhu­ra orga­ni­za­tive, për­dor pajis­jet e për­sh­tat­shme ose u vë në dis­pozi­cion punë­mar­rësve pajis­jet e nevo­jshme, sipas shto­jcës I të kësaj rreg­ul­lore­je, për të zvogëlu­ar riskun nga puna e krahut me ngarke­sa.
  3. Në çdo rast kur puna e krahut me ngarke­sa nuk mund të shmanget, punëd­hënësi e orga­ni­zon punën dhe vendet e punës, në mënyrë të tillë që, puna e krahut me ngarke­sa të jetë sa më e sig­urt dhe e shën­det­shme. Për këtë, punëd­hënësi ndër të tjera:
  4. a) Vlerë­son, para­prak­isht nëse është e mundur, kushtet e sig­urisë dhe shën­de­tit për llo­jin e punës dhe, në veçan­ti, shqyr­ton karak­ter­is­tikat e ngarke­save, sipas shto­jcës I; nëse vlerësi­mi tre­gon një risk domethënës për dëm­time musku­lo-skele­tore të shpinës, atëherë, per­soni përgjegjës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, kryen një vlerësim më speci­fik, duke pasur parasysh vler­at udhëzuese të shto­jcës II.
  5. b) Merr masat e duhu­ra për të shman­gur, ose zvogëlu­ar, riskun për punë­mar­rësit, veçanër­isht për dëm­time musku­lo-skele­tore, duke pasur parasysh karak­ter­is­tikat e mje­dis­it dhe veprim­tarisë së punës, sipas shto­jcës I.
  6. Në bazë të ger­mës “c”, të pikës 5, të nen­it 6, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, në çdo rast kur punëd­hënësi i cak­ton punë­mar­rësit punë krahu me ngarke­sa, ai duhet të ketë parasysh fak­torët indi­vid­u­alë të riskut, përf­shirë aftësitë fizike të punë­mar­rësit, siç për­cak­to­het në shto­jcën II të kësaj rreg­ul­lore­je dhe rezul­tatet e ekza­min­imeve mjekë­sore, të kry­era sipas legjis­la­cionit në fuqi.
  7. Në rastet kur është e nevo­jshme të vlerë­so­hen aftësitë shën­de­të­sore të punë­mar­rësit, sipas pikës 4 të këtij neni, punëd­hënësi është i detyru­ar të sig­uro­jë mbikëqyr­je shën­de­të­sore.

Neni 4

Informi­mi dhe formi­mi i punë­mar­rësve

  1. Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre mbi të gjitha masat që zba­to­hen për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit lid­hur me punën e krahut me ngarke­sa.

Punëd­hënësi sig­uron që, punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre, të mar­rin infor­ma­cione të përgjithshme dhe, kur është e mundur, infor­ma­cione të hol­lë­sishme lid­hur me:

  1. a) Peshën dhe karak­ter­is­ti­ka të tjera të ngarkesës, të tilla si qen­dra e gravitetit, e anës më të rëndë, kur një ngarkesë ngarko­het në mënyrë të pabal­an­cuar;
  2. b) Riskun e veçan­të për dëm­time musku­lo-skele­tore.
  3. Punëd­hënësi u sig­uron punë­mar­rësve udhëz­ime dhe formim të duhur, për mënyrën kor­rek­te të punës së krahut me ngarke­sa dhe risqet ndaj të cilave ata mund të ekspo­zo­hen, veçanër­isht nëse puna e krahut me ngarke­sa nuk kry­het në mënyrë kor­rek­te, sipas shto­j­cave I dhe II të kësaj rreg­ul­lore­je.

Në këto formime duhet të ushtro­hen teknikat e duhu­ra për ngrit­jen lart, mba­jt­jen dhe shtyrjen/tërheqjen. Është e për­sh­tat­shme që të përf­shi­hen ekspertë të tillë si fizioter­apistë dhe/ose ergoter­apistë.

Neni 5

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve dhe/ose e për­faqë­suesve të tyre zhvil­lo­het në për­puth­je me ligjin nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”.

Neni 6

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore

  1. Punëd­hënësi orga­ni­zon mbikëqyr­jen shën­de­të­sore të punë­mar­rësve në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi dhe prak­tikën për sis­temin e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, në rastet kur:
  2. a) Vlerësi­mi i riskut tre­gon një risk për shën­detin dhe sig­ur­inë e tyre si paso­jë e punës së krahut me ngarke­sa,
  3. b) Është e nevo­jshme të sig­uro­het, që aftësitë fizike dhe kapacitetet shën­de­të­sore të punë­mar­rësit janë të për­sh­tat­shme për detyrën e ngarkuar, bazuar në nenin 6(2),
  4. c) Një punë­mar­rës vuan nga një çrreg­ul­lim shën­de­të­sor, që dyshohet të jetë rezul­tat i ngarkesës së punës së krahut me ngarke­sa.
  5. Rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore mer­ren në kon­sid­er­atë kur zba­to­hen masat paran­daluese në vendin speci­fik të punës.
  6. Në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe prak­tikat kom­bëtare për sis­temin e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore:
  7. a) Punë­mar­rësit kanë akses në rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, që ka lid­hje me ta dhe
  8. b) Punë­mar­rësit që preken, ose punëd­hënësi, mund të kërko­jnë rishikimin e rezul­tat­eve të mbikëqyr­jes shën­de­të­sore.
  9. Të dhë­nat e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, përf­shirë për­fundimet për aftës­inë për punë, për secilin punë­mar­rës, doku­men­to­hen dhe përditë­so­hen nga mjeku i punës, në për­puth­je me legjis­la­cionin për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore dhe për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale. Të dhë­nat për shën­detin e punë­mar­rësve ruhen në mënyrë të për­sh­tat­shme, që të jetë i mundur kon­sul­ti­mi në një datë të mëvon­shme, bazuar në parim­in e kon­fi­den­cialitetit. Punë­mar­rësi, me kërkesë të tij/saj, ka akses te të dhë­nat e kartelës së tij të shën­de­tit në punë. Kop­je të kartelave të shën­de­tit në punë u vihen në dis­pozi­cion autoriteteve kom­pe­tente, me kërkesë të tyre.

SHTOJCA I

FAKTORË REFERENCE PËR PUNËN E KRAHUT ME NGARKESA

  1. Karak­ter­is­tikat e ngarkesës

Puna e krahut me ngarke­sa mund të paraqesë risk për shën­detin, veçanër­isht për dëm­time musku­lo-skele­tore nëse ngarke­sa është:

- tepër e rëndë, ose tepër e mad­he;

- volu­mi­noze, ose e vështirë për t’u kapur;

- e paqën­drueshme, ose me përm­ba­jt­je që mund të zhven­doset;

- e pozi­cionuar në një mënyrë që bën të detyrueshme mba­jt­jen ose manip­ulim­in në një dis­tancë të mad­he nga trun­gu (më shumë se 0.25 m), ose me një përkul­je ose për­dred­hje të trungut; dhe

- me risk sht­esë për shkak të kon­tureve dhe/ose dendë­sisë së saj, veçanër­isht në rastin e një për­plas­je­je.

  1. Aktiviteti fizik i nevo­jshëm

Një aktivitet fizik mund të paraqesë risk, veçanër­isht për dëm­time të sis­temit musku­lo-skele­tor, në rastet kur:

- është i tepru­ar;

- arri­het vetëm me anë të një lëviz­je­je për­dred­hëse të trungut;

- mund të rezul­to­jë në një lëviz­je të men­jëher­shme të ngarkesës;

- real­i­zo­het duke e mba­j­tur trupin në një pozi­cion të paqën­drueshëm.

  1. Karak­ter­is­tikat e mje­dis­it të punës

Karak­ter­is­tikat e mje­dis­it të punës mund të rrisin riskun, veçanër­isht për dëm­time të shpinës, nëse:

- nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të zhvil­lu­ar veprim­tar­inë me ngarke­sa, në veçan­ti në drej­tim ver­tikal;

- dyshe­me­ja është e pasheshuar (jo e një­tra­jt­shme), duke paraqi­tur rrez­iqe për pengime, ose është e rrëshqit­shme, për llo­jin e vesh­jes së këm­bëve të punë­mar­rësit,

- ven­di i punës, ose mje­disi i punës, nuk lejon mba­jt­jen e ngarke­save në një lartësi të sig­urt, ose mba­jt­jen e trupit të punë­mar­rësit në një pozi­cion të për­sh­tat­shëm;

- ka ndryshime në nivelin e dyshemesë ose sipër­faqes së ven­dit të punës, të cilat kërko­jnë manip­ulim­in e ngarke­save në nivele të ndryshme;

- dyshe­me­ja ose ven­di ku qën­dron këm­ba janë të paqën­drueshme;

- tem­per­atu­ra, lagësh­tia ose ajri­mi janë të papër­sh­tat­shme.

  1. Kërke­sat e veprim­tarisë

Veprim­taria mund të për­bëjë risk, veçanër­isht për dëm­timin e sis­temit musku­lo-skele­tor, nëse ajo përf­shin një ose më shumë nga kërke­sat e mëposhtme:

- aktivitete fizike të tejzg­jatu­ra, më të shpesh­ta seç duhet, ose që dety­ro­jnë një qën­drim sta­tik të shtyl­lës kur­ri­zore;

- një peri­ud­hë çlod­hje­je e pam­jaftueshme;

- dis­tan­ca të tepru­ara të ngrit­jes, uljes ose mba­jt­jes;

- një ritëm pune, të për­cak­tu­ar nga pro­ce­si i punës, i cili nuk mund të ndryshohet nga punë­mar­rësi.

SHTOJCA II

FAKTORËT INDIVIDUALË TË RISKUT

Punë­mar­rësi mund të jetë në risk nëse ai:

- është i papër­sh­tat­shëm për të kry­er detyrën në fjalë nga pikë­pam­ja fizike, si obeziteti apo mbipesha, ose nga pikë­pam­ja shën­de­të­sore, si prob­leme me zem­rën dhe me qarkul­lim­in e gjakut;

- mban vesh­je, këpucë ose aksesorë të tjerë per­son­alë të papër­sh­tat­shëm;

- nuk ka njo­huri, ose formim të mjaftueshëm apo të për­sh­tat­shëm.

Gjatë kry­er­jes së vlerësim­it për sit­u­atat e punës së krahut me ngarke­sa, kur ka risk veçanër­isht për dëm­time të sis­temit musku­lo-skele­tor të punë­mar­rësve, mer­ren parasysh njëko­hë­sisht fak­torët e ndryshëm të ren­di­tur në shto­j­cat I dhe II.

SHTOJCA III

VLERAT KUFI PËR PUNËN E KRAHUT ME NGARKESA

Vler­at kufi të ngarkesës (pesha mak­si­male) dhe vler­at kufi të ngarkesës kumu­la­tive për ngrit­jen dhe lëviz­jen e ngarke­save, me dy duar, në ditë pune, ose turn, për bur­ra dhe gra, në pozi­cion bazë, në këm­bë dhe në kushte pune opti­male janë:

Mosha Vler­at kufi të ngarkesës[2] (kg) Vler­atku­fi kumu­la­tive

të ngarkesës[3] (kg)

Mashkull  Femër    Mashkull       Femër
18 – 29 vjeç 45 kg 15 kg 7.500 6.500
30 – 39 vjeç 45 kg 15 kg 7.500 6.500
40 – 49 vjeç 40 kg 15 kg 6.500 6.500
50 – 65 vjeç 35 kg 10 kg 5.500 5.000

Përf­shir­ja e punë­mar­rë­seve fem­ra dhe e punë­mar­rësve të rinj në punën me ngarke­sa të jetë i kufizuar dhe në çdo rast pesha mak­si­male e ngarkesës të jetë shumë më pak sesa ajo që lejo­het për bur­rat.

Gratë shtazën nuk duhet të cak­to­hen në punë me ngarke­sa gjatë shtatzënisë dhe dhjetë javë pas lind­jes, nëse mjeku spe­cial­ist është i mendim­it se kjo punë mund të rreziko­jë shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës.

Kur kushtet e punës nuk janë opti­male, pesha e ngarkesës duhet të reduk­to­het në mënyrë të për­sh­tat­shme. Kushtet jo opti­male kon­sidero­hen të tilla si vështirësi të kap­jes, dysheme të pasheshuar, pozi­cione pune fiziologjik­isht të pafa­vor­shme, mba­jt­ja e ngarkesës me riskun për t’u rrëzuar, munge­sa e for­mës fizike të punë­mar­rëse etj.

Ngarke­sat që pesho­jnë 30–45 kg, mund të ngri­hen nga bur­rat, në mënyrë të vazh­dueshme për mak­si­mu­mi një orë. Pushimet ndër­m­jet sek­sion­eve të kohës për ngrit­jen e ngarke­save nuk duhet të jenë më të shkur­tra se 30 min­u­ta.

Për punë­mar­rësit me aftësi të kufizuara, sipas legjis­la­cionit në fuqi, për­para se t’u ngarko­het punë krahu me ngarke­sa, nevo­jitet reko­mandi­mi nga mjeku i punës.

[1] Direk­ti­va e BE-së 90/269/KEE, e datës 29 maj 1990, “Për kërke­sat min­i­male të shën­de­tit dhe sig­urisë për mba­jt­jen man­uale të ngarke­save kur ka një risk, veçanër­isht të dëm­timeve të shpinës për punon­jësit” (direk­ti­va e katërt indi­vid­uale, në kup­tim të nen­it 16 (1), të direk­tivës 89/391/KEE)     Nr. CELEX: 31990L0269.

[2] Vlera kufi e ngarkesës është pesha e çdo ngarkese të vetme e cila nuk duhet të tejkalo­het në çfarë­do lloj rrethane.

[3] Vlera kufi kumu­la­tive e ngarkesës për­bën peshën shu­ma­tore, rezul­tat i peshave të mba­j­tu­ra dhe num­rit të rrugëve në ditë ose turn, e cila nuk duhet të tejkalo­het në çfarë­do lloj rrethane.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim