Ligji 139/2015 “Për vetëqev­eris­jen Ven­dore i ka kush­tu­ar një vëmënd­je të posacme trans­parencës se bashkive me pub­likun. KREU VI i këtij ligji tit­ul­lo­het “Trans­paren­ca, Kon­sul­ti­mi dhe Pjesë­mar­r­ja Qytetare”.  Nenet e këtij kreu, përvecse bëjnë për­cak­time të qar­ta, refer­o­jnë në mëse një rast ligjin 119/2014 “Për të drejtën e Informim­it” si dhe ligjin Nr. 146/2014 “Për njof­timin dhe kon­sul­timin pub­lik”.MONITORIMI-BANERT-LEVIZ-ALBANIA-300x205

 

Neni 15 i ligjit për vetëqev­eris­jen ven­dore tit­ul­lo­het “Trans­paren­ca e veprim­tarisë së një­sive të vetëqev­eris­jes ven­dore”. Ai për­cak­ton shpre­himisht se :

  1. Njësitë e vetëqev­eris­jes ven­dore garan­to­jnë për pub­likun trans­parencën e veprim­tarisë së tyre.
  2. Çdo akt i organ­eve të vetëqev­eris­jes ven­dore pub­liko­het në faqen zyrtare të inter­netit të një­sisë ven­dore dhe afishohet në vendet e cak­tu­ara nga njësia për njof­timet pub­like.
  3. Çdo njësi e vetëqev­eris­jes ven­dore është e detyru­ar të cak­to­jë koor­di­na­torin e trans­parencës dhe të mira­to­jë pro­gramin e trans­parencës, duke sig­u­ru­ar akes nga të gjithë, veçanër­isht nga shtre­sat më të var­fra të komu­nitetit, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e ligjit në fuqi për të drejtën e informim­it.

 

Për të vlerë­suar zbal­timin e nen­it 15 të ligjit 139/2015, është i domos­doshëm vlerësi­mi me pare i pro­gramit të trans­parencës. Pro­gram Trans­parence quhet doku­men­ti që përm­bledh tërës­inë e infor­ma­cion­eve që duhet të jepen në mënyrë aktive nga bashkia pa kërkesë[1]. Sipas ligji 119/2014, autoriteti pub­lik, jo më vonë se 6 muaj nga hyr­ja në fuqi e ligjit ose nga kri­ji­mi i tij, ka detyrim­in ligjor te verë në zba­tim një pro­gram insti­tu­cional të trans­parencës, ku për­cak­to­hen kat­e­goritë e infor­ma­cionit që bëhet pub­lik pa kërkesë dhe mënyra e bër­jes pub­like të këtij infor­ma­cioni (neni 4/1). Në rastin e bashkive, ky pro­gram mira­to­het si fil­lim me vendim të këshillit bashki­ak.

 

Në për­gatit­jen e pro­jekt-pro­gramit të trans­parencës, bashkia mban parasysh interesin më të mirë të pub­likut dhe sido­mos: a) garan­timin e njo­hjes mak­si­male me infor­ma­cionin pub­lik; b) vënien në dis­pozi­cion pa kërkesë të sa më shumë infor­ma­cion­eve, në mënyrë që të pakë­so­het nevo­ja për kërke­sa indi­vid­uale për infor­ma­cion; c) mod­elet e mirat­u­ara për kat­e­gor­inë e autoritetit pub­lik nga Komi­sioneri për të Drejtën e Informim­it dhe Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale, sipas nen­it 6 të ligjit 119/2014.

 

Komi­sioneri për të Drejtën e Informim­it dhe Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale mira­ton dhe shpërn­dan mod­ele të pro­grameve të trans­parencës për kat­e­gori të ndryshme të autoriteteve pub­like, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale (neni 6). Sipas udhëz­imeve online[2], të bëra pub­like nga autoriteti mbikqyrës, pro­gram­et e trans­parencës duhet të jenë kri­juar në çdo bash­ki që pas datës 6 maj 2015 dhe duhet të jenë pub­likuar në faqet e tyre të inter­netit.

 

Shkarko Raportin e plotë ne PDF

 

programi i transparences, INFOCIP

 

 

[1] http://pyetshtetin.al/cfare-quhet-program-transparence/

[2] http://pyetshtetin.al/cfare-quhet-program-transparence/

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim