Publikimi i vendimeve të këshillit bashkiak është një detyrim që buron nga ligji 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe gjithashtu nga ligji organik 139/2015 “Për Vetë-Qeverisjen Vendore”. Ne prill 2017, ne kuader te nismes “Monitorimi i ligjeve te transparences”,  mbeshtetur nga Leviz Albania, INFOCIP ndërmori vlerësimin e dytë të posaçëm në bashkinë Tiranë, Kamës dhe Vorë për publikimin e vendimeve të këshillit bashkiak.
Nga vlerësimi i ndërmarrë , rezulton se të treja bashkitë, Tiranë Kamëz dhe Vorë kanë të publikuar në faqet e tyre zyrtare ne internet vendimet e keshillave bashkiakë respektivë. Përveç Tiranës, dy bashkitë e tjera Kamza dhe Vora janë asistuar nga INFOCIP për të përmbushur këtë detyrim ligjor duke iu vënë në dispozicion platformën kombëtare VENDIME.AL, e cila është i integruar në faqe dhe përditësohet rregullisht.

 

Bashkia Tiranë

monitorimi INFOCIP TiraneBashkia Tirane ka patur nje sis­tem kon­sis­tent deri ne vitin 2011 te pub­likim­it te vendimeve të këshillit bashki­ak. Deri ne vitin 2015 kon­sis­ten­ca erd­hi në rënie deri në momentin kur në faqen zyrtare nuk pub­liko­heshin më vendime. Deri në shkurt të vitit 2016, ende nuk kishte një riku­per­im të kënaqshëm të vaku­mit që ishte kri­juar në këtë drej­tim. Në mon­i­torim­in kom­bë­tar të ndër­mar­rë nga INFOCIP për të drejtën e informim­it në 61 bashk­itë e reja të kri­juara pas RAT, bërë pub­lik në 3 Maj 2016, Bashkia Tiranë arri­ti të grum­bul­lonte “0” pikë nga “2” të mund­sh­mësa i takon pub­likim­it online të vendimevetë këshillit bashki­ak. Sit­u­a­ta prob­lematike u njoh nga admin­is­tra­ta e Këshillit / Bashk­isë.  Pub­liki­mi i vendimeve të këshillit bashki­ak u riku­pe­rua me ritëm të kënaqshën në Janar 2017, por gjith­sesi me disa ndër­pre­rje në var­gun indek­sues.

Në vlerësimin e mua­jit Prill 2017, INFOCIP depoz­i­toi kërkesë për informim për të disponuar vendimet e këshillit bashiak që mungo­nin. Kjo kërkesë, u pro­tokol­lua kon­form rreg­ullave dhe, në përgjig­je të saj, u morën vendimet e munguara. Këto vendime, janë tash­më të pub­likuara në data­bazën kom­be­tarë VENDIME.Al. Bashkia Tiranë gjithash­tu është vënë në dijeni të munge­save te kon­stat­u­ara dhe pritet plotësi­mi i vargut indek­sues në faqen zyrtare të saj prej vetë stafit të bashk­isë.

 

Bashkia Kamëz

pas montorimit te vendimarrjes se kesghillit Bashkiak KamezBashkia Kamëz nuk ka patur një sis­tem koher­ent të pub­likim­it të vendimeve deri në Gusht 2016. Në kuadër të ndërveprim­it me aktore të shoqërisë civile, Bashkia Kamëz pra­noi të bëhej pjesë e pro­gramit Kom­bë­tar të pub­likim­it online të vendimeve përmes plat­for­mës VENDIME.AL. Nga ky moment, vendimet janë pub­likuar me rreg­ull­si dhe në varg të pandër­pre­rë indek­sues, sipas vitit kalen­darik.

Vendimet e këshillit bashki­ak Kamëz pro­ce­so­hen për botim me vonesë, pasi ato kthe­hen nga Prefek­ti, pothua­jse me një ritëm sitem­atik. Kjo ka detyru­ar këshillit Bashki­ak të mblid­het shpelsh dy herë në muaj për të riak­lu­ar vendimet e kthy­era nga Prefek­ti. Vlen të thek­so­het se një fenomen i tillë, i kthim­it frekuent të VKB për ri-votim haset rral­lë dhe nuk është një prak­tikë për t’u lavdëru­ar. Në asnjë rast pas ri-votim­it të vendimeve, prefek­ti nuk ka inicuar veprime të mëte­jshme gjyqë­sore, sikurse e parashikon ligji. Nga an tjetrë, bashkia Kamëz ka padi­tur në Gjykatë Admin­is­tria­tive Prefek­tin e Tiranës, për shkaqet e paraqi­tu­ra më sipër.

 

Bashkia Vorë

Monitorimi i vendimeve VoreSa i takon Bashk­isë Vorë, vendimet e këshillit bashki­ak janë të pub­likuara online përmes Palt­for­mës Kom­bëtare VENDIME.AL. Baneri është i pozicin­uar duk­shëm në faqen e parë të web­si­ti-it zyr­tar. Deri në datë 29 Shkurt 2017, vendimet e këshillit bashki­ak kanë qenë të pa-pub­likuara në faqen e inter­netit. Dispon­i­mi i tyre real­i­zo­hej përmes zyrës së infor­ma­cionit në bash­ki. Nga vlerësi­mi i real­izuar në ter­ren, rezul­ton se nga stafi IT i bashk­isë ishin bërë për­p­jek­je për t’i pub­likuar vendimet në faqen zyrtare, por kjo kishte rezul­tu­ar e vështirë për shkak të një pro­tokol­lit teknik të kom­p­likuar që faq­ja zyrtare e Bashk­isë Vorë ka në hed­hjen e mate­ri­aleve (real­izuar dhe aktu­al­isht pjesër­isht në admin­istrim nga palë të tre­ta).

Në datë 20/4/2017, INFOCIP depoz­i­toi pranë bashk­isë Vorë kërkesë për informim, bazuar në ligjin 119/2014 për të disponuar vendimet e këshillit bashki­ak që nga momen­ti i kon­sti­tuim­it të këshillit të ri, pas zgjed­hjeve ven­dore të vitit 2015. Kjo kërkese u plotë­sua në kohë nga Bashkia.  Me mar­rjen e serisë vje­tore të vendimeve, INFOCIP i pro­ce­soi ato në plat­for­mën kom­bëtare VENDIME.AL. Duke njo­hur edhe vështirës­inë teknike të hed­hjes së tyre në faqen zyrtare të kësaj bashkia, INFOCIP ftoi bashk­inë Vorë të për­dorte këtë sis­tem për përm­bysh­jen e detyrim­it ligjor për të pub­likuar gjate vleresimit te vendimeve te keshillave bashkiake 1vendimet online, kërkesë e cila u pran­ua me kënaqësi. Aktu­al­isht, të gjitha vendimet e reja pro­ce­so­hen nor­mal­isht për pub­likim online, edhe në mënyrë të decen­tral­izuar. Aktu­al­isht baneri eshte i pozi­cionuar ne faqen e pare te ëebit zyr­tar te bashkise.

INFOCIP ka vene ne dis­pocion te per­son­it pergjeg­jes per pub­likimin e vendimeve infra­struk­turen e nevo­jshme per te hed­hur online ne menyre autonome vendimet e reja qe do te nxjerre keshilli bashki­ak. Gjate mua­jit Maj 2017 do te behet nej rivleres­im i kon­sis­tences dhe kapaciteteve per te hed­hjen e vendimeve te mbled­hjes se Pril­lit 2017.

 

shkarko raportin ne PDF

Kerkese per informim Bashkise Vore

Kerke­sat per informim Bashkise Tirane

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim