Ligji 139/2015 “Për vetëqev­eris­jen Ven­dore i ka kush­tu­ar një vëmënd­je të posacme trans­parencës se bashkive me pub­likun. KREU VI i këtij ligji tit­ul­lo­het “Trans­paren­ca, Kon­sul­ti­mi dhe Pjesë­mar­r­ja Qytetare”.  Nenet e këtij kreu, përvecse bëjnë për­cak­time të qar­ta, refer­o­jnë në mëse një rast ligjin 119/2014 “Për të drejtën e Informim­it” si dhe ligjin Nr. 146/2014 “Për njof­timin dhe kon­sul­timin pub­lik”.

 

koordiantori i transparences, INFOCIP

 

Neni 15 i ligjit për vetëqev­eris­jen ven­dore tit­ul­lo­het “Trans­paren­ca e veprim­tarisë së një­sive të vetëqev­eris­jes ven­dore”. Ne piken 3 te tij, ky nen për­cak­ton nder tw tjera se  Çdo njësi e vetëqev­eris­jes ven­dore është e detyru­ar të cak­to­jë koor­di­na­torin e trans­parencës 

 

Për të vlerë­suar zbal­timin e kesaj dis­pozite te nen­it 15 të ligjit 139/2015, është i domos­doshëm vlerësi­mi i cak­tim­it te Koor­di­na­torit të Trans­parencës., siaps parashikim­it ne kete rast qe  permban ligji 119/2014 “Per te Drejten e Informim­it”’ Ky ligj i cak­ton Autoritetit Pub­lik, në rastin konkret bashkive Tiranë, Kamëz dhe Vorë, detyrim­in për cak­timin e ketij per­son­eli te posaçem.

 

Koor­di­na­tori  është per­son kyç në imple­men­timin e kërke­save të ligjit dhe që mban përgjeg­je­si direk­te në rast mos-përm­bush­je­je. Koor­di­na­tori për të drejtën e informim­it i mundë­son çdo kërkue­si të drejtën për t’u njo­hur me infor­ma­cionin pub­lik; kri­jon, mban, pub­likon dhe përditë­son regjistrin e kërke­save dhe përgjig­jeve bren­da afatit; bashkëren­don punën për plotësimin e kërke­save për infor­ma­cione bren­da afat­eve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj; regjistron kërke­sat për infor­ma­cion dhe cak­ton një numër ren­dor për secilën prej tyre; dër­gon kërkesën për informim te një autoritet tjetër pub­lik, bren­da afat­eve të parashikuara në këtë ligj, kur rezul­ton se autoriteti pub­lik ku është depoz­i­tu­ar kërke­sa nuk e zotëron infor­ma­cionin e kërkuar;

 

Të dhë­nat koor­di­na­torit duhet të afishohen pub­lik­isht, pa kërkesë dhe në faqen zyrtare të bashk­isë (neni 7/1, ger­ma “ç”).  Nga të dhë­nat rezul­ton se të tre­ja bashk­itë, respek­tivisht Tirane, Kamez, Vore,  kanë cak­tu­ar koor­di­na­tor të informim­it pub­lik dhe të dhë­nat e tyre nom­i­nale dhe kon­tak­tet respek­tive janë të afishuara në faqen zyrtare të inter­netit të secilës bash­ki, sikurse e kon­fir­mon edhe tabela e mëposhtme.

 

Shkarko Raportin ne PDF

 

Transparency INFOCIP

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim