Një ndër disku­timet më intere­sante në tryezën e nivelit të lartë për efi­ciancën e drejtë­sisë admin­is­tra­tive u mba­jt nga kryetar­ja e GJA, Shkodër, Val­bona Duraj. Që prej fil­lim­it të saj kjo gjykatë punon me 2 gjyq­tarë, nga 4 që duhet të jetë nor­mal­isht tru­pa gjyqë­sore.  Ajo u shpreh se “plotësi­mi me gjyq­tarë i trupës gjyqë­sore në gjykatat admin­is­tra­tive të rretheve është domos­dosh­mëri.  Aktu­al­isht GJA e shkallës së parë Shkodër, Gjirokastër dhe Kor­cë janë duke punuar me nga 2 gjyq­tarë që prej kri­jim­it të tyre në vend të 4 që për­cak­ton ligji”.

valbona duraj, infocip, gerti shella

Në fakt, ky është edhe prob­le­mi më krye­sor që evi­den­to­het sot për sot nga të gjithë aktorët e inter­est. Nëse vetë kriteret ligjore të ven­do­sura (vjetër­sia në detyrë, formi­mi pro­fes­sion­al) janë bërë pengesë për plotësimin e trupës gjyqë­sore, atëherë ato duhet të amen­do­hen sa më parë përmes një pro­ce­dure legjisla­tive. “Të kon­sidero­hen ndërhyr­jet ligjore për të lejuar stu­den­tët e Magji­s­traturës që të për­jash­to­hen nga tes­ti­mi pro­fe­sion­al për shkak të kom­plek­sitetit që për­faqë­son e drej­ta admin­is­tra­tive duke lënë vetëm kri­terin e vjetër­sisë në punë”, tha Duraj.

Po ash­tu, ajo reko­man­doi qe per­mes një ndryshi­mi ligjor, kri­teri i vjetër­sisë në punë të ulet nga 7 në 5 vjet për lehtë­suar në këtë mënyrë pro­cesin e plotësim­it të trupës gjyqë­sore të GJA. Sa më shpe­jt të abro­go­hen këto kritere përmes amendimeve ligjore dhe nën­ligjore, aq më shpe­jt plotë­so­het vaku­mi i kri­juar në plotësimin me gjyq­tarë të rin­jë të trupës së GJA.

Duraj hod­hi dhe mbro­jti idene qe viti i 3 i shkolles se magji­s­traturës i cili tani është njw vit prak­tike, të krye­het n  Gjykatat  Admin­is­tra­tive pwr magjis­tratet.  Reko­man­do­het amendim i ligjit ekzistues per te lejuar adop­ti­min e nje prak­tike te tille edhe per GJA. Ne disku­timin e saj ajo preku edhe cesht­jen e riper­cak­tim­it te juridik­sion­eve toke­sore me syn­on shtimin e aksesit ne drejte­sine admini­tra­tive.

Ky opin­ion është hed­hur në KLD dhe është paraqi­tur dhe tek Min­istri i Drëjtë­sise por ako­ma nuk eshte gje­tur nje zgjid­hje. Aktu­al­isht magjis­tratwt cak­to­hen nw Gjykatwn e Tiran­ws, por ne asnje rast nuk dwr­go­hen të bejnë prak­tiken nw GJA pwr shkak tw pwr­cak­timeve aktuale ligjore.
Nëse kjo është për momentin e pamundur, duhet të këtë një rrit­je të num­rit të ndih­mësave ligjorë. Ndih­mësi ligjor është para­për­gatit cësht­jen për gjykim dhe shtimin e num­rit të tyre mund të ishte një zgjid­hje e ndër­m­jetme për të rrit­ur efi­ciencën e gjykim­it admin­is­tra­tiv.
Edhe cak­ti­mi i të njëjtit numër gjyq­tarësh, konkretisht katër për çdo GJA të shkallës së parë duhet të rishiko­het. Gjykatat me ngarkesë më të lartë duhet të kënë një numër më të lartë gjyq­tarësh kra­ha­suar me ato që për­bal­lo­jnë ngarkesë më të ulët.

Men­tal­iteti i pop­ul­latës në zona të ndryshem dhe niveli i respek­tim­it të ligjit prej saj janë fak­torë që duhen mba­j­tur gjithash­tu parasysh në këtë pro­ces të rish­përn­dar­jes së trupës gjyqë­sore admin­is­tra­tive (psh GJA Shkod­wr kra­ha­suar me GJA Korçë, edhe pse kanë numër të njëjtë gjyq­tarësh, kanë flukse kre­jt të ndryshme sa i takon çësht­jeve që anki­mo­jnë në GJA respek­tive).

Aksesi në drejtës­inë admin­is­tra­tive duhet të për­mirë­so­het, duke kon­sideru­ar shtimin e num­rit të gjykatave të shkallës së parë në ter­ri­torin e ven­dit. Aktu­al­isht në Shqipëri funk­siono­jnë 6 (gjashtë) gjyka­ta admin­is­tra­tive të shkallës së parë në: Dur­rës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë dhe nwj Gjykatw Admin­is­tra­tive Apeli, me seli nw Tiranë. News mer­ret si shem­bull Gjyka­ta Admin­is­tra­tive Shkodër, ajo ka juridik­sion tokë­sor në tre qar­qe të veri­ut, konkretisht Shkodër, Kukës dhe Lezhe. Për të paraqi­tur një ankese në GJA Shkodër, një qyte­tari nga Kukësi do t’i duhet të udhë­to­jë deri në Shkodër, dhe man­dej të udhë­to­jë sër­ish bashke më palën ndaj të cilës është depoz­i­tu­ar ankim gjyqë­sor për të njdekur pro­cesin. Reko­man­do­het shti­mi deri në 10 i num­rit të GJA të shkallës së parë në RSH, duke parë edhe shtimin e volu­mit të anke­save në këto vite të para të funk­sionim­it të tyre. Një studim i hol­lë­sishëm mbi ngarkesën speci­fike duhet të ndërmer­ret para­prak­isht, duke kon­sideru­ar edhe ndar­jen e re admin­is­tra­tive ter­ri­to­ri­ale të RSH, e cila u aktivizua de jure dhe de fac­to pas zgjed­hjeve të 21 Qer­shorit 2015.

Marx­hi i vendimeve të paankimueshme te dhena nga GJA duhet të vijë në rrit­je. Kjo dik­to­het nga vetë natyra e gjykim­it admin­is­tra­tive por edhe nga për­vo­ja e vendeve të tjera me drejtësi admin­is­tra­tive të zhvil­lu­ar. Nëse duhet të kemi efi­ciencë te gjykimeve admin­is­tra­tive duhet të rishiko­het neni 45 i ligjit ekzistues.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim