A.Dobrushi,konferenca per gjykatat administrative,INFOCIP Gerti Shella Pjesa 1Drej­tori ekzeku­tiv i Fon­da­cionit Soros, Z.Andi Dobrushi i kush­toi rëndësi të posaçme në fjalën e tij kri­jim­it të kushteve për dia­log të hapur, bazuar mbi te dhë­na objek­tive dhe pro­fe­sion­ale.Qël­li­mi i mbështet­jes qe i kemi ofru­ar  INFOÇIP është për të kri­juar një qas­je të re dia­logu me me gjykatat dhe pub­likun, qe ky i fun­dit të infor­mo­het për shkaqet krye­sore të mangë­sise së efek­tivitetit dhe cilë­sisë, sikurse vetë sis­te­mi e vlerë­son në rrad­hë të parë. Për ne ka qenë shumë e rëndë­sishme si Fon­da­cion që këto nis­ma t’i mbësht­es­im, për me tepër një mon­i­torim si ky qe krye­het nga vete ne shqip­tarët, dhe që kri­jon një pro­ces dialogi­mi objek­tiv. Fak­ti është se ky dia­log që ne po kërko­jmë, shpesh­herë mundë­so­het nga të hua­jt. Ai per­me­n­di gjithash­tu ren­de­sine e nder­tim­it te ketij dia­logu jo mbi per­cep­time, por mbi fak­te, dhe perge­zoi INFOCIP per anal­izen e kry­er, tashme per tre vitesh, fale mbeshtet­jes se Fon­da­cionit.

Dobrushi e kon­sideroi të rëndë­sishme vijimin e mbështet­jes jo vetem nga Fon­da­cioni por nga dona­torë të tjerë në këtë aspekt, “pasi ky studim demon­stron se gjykatat admin­is­tra­tive, dhe pse të kri­juara pak vite më parë, për­ballen sot me gjithë këto prob­leme sa i përkët vone­savë, mangë­sive në struk­turë, burime njerë­zore, burime të mbështetjës finan­cia­re”.

Sipas z. Dobushi, e dyta pikë e rëndë­sishshme është ndjek­ja në vijuesh­mëri e prob­lematikës.  “Në për­p­jek­jen për të bërë Refor­më të mad­he po har­ro­jmë që me disa gjëra të vogla, nëse rreg­ul­lo­hen, mund të këmi një për­mirësim shumë të ndjeshëm të sis­temit të drejtë­sisë, në rastin konkret gjykatave admin­is­tra­tive” u shpreh ai duke shtu­ar se nga ana e fon­da­cionit ska për të munguar asnjëherë mbështet­ja që këto tryeza të kon­ver­to­hen edhe një disku­tim ako­ma dhe më pro­fe­sion­al, bren­da vetë sek­torit. “Është e rendë­sishme që të ndod­hë një përk­thim i këtyre shqetësimeve në një doku­ment konkret, dhe të këtë një gjur­më, dhe mos të ngelet vetëm për kon­sum të brend­shëm bren­da nesh…mendoj që është shumë e rëndë­sishme ndjek­ja kon­sis­tente e prob­lematikës që del…Në këtë pikë, si për­sa i takon INFOCIP, si për­sa i për­ket Fon­da­cionit, por edhe në bashkëpunim me gjyka­ta, men­doj se të gjithë bashkë mund ta vemë në lëviz­je mekanizmin, për të tërhe­qur vëmend­jen ndaj këtyre prob­le­meve. Mbështet­ja jonë do të vazh­do­jë të jetë siç ka qenë dhe do vazh­do­jë të jetë e qën­druesh­më dhe e fortë”…

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim