Komi­sioni Par­la­men­tar i Lig­jeve mori në shqyr­tim javën e kalu­ar pro­jek­tligjin “Për Vetëqev­eris­jen Ven­dore”, një nis­më ligjore e Këshillit të Min­is­trave.
 
Në kon­sul­timin e draftit origji­nal, har­tu­ar dhe me asis­tencën e pro­grameve të hua­ja, aktorët ven­das të shoqërisë civile që u thirrën në kon­sul­time  (Tetor 2015) përkrahën fort ris­inë e pro­jek­tligjit për kufiz­imin e man­dat­eve të krye­bashki­akeve në vetëm dy të tilla. Kjo ishte pa dyshim nje nga ele­mentet më të rëndë­sishëm në listën e efek­teve poz­i­tive që sillte pro­jek­tligji.
 
Kemi vene re me shqetes­im se drafti i sjel­lë për mira­tim në Kuvend ka brak­tisur qas­jen pro­gre­siste në fjalë, duke iu lejuar tre man­date të një­pas­njëshme krye-bashki­akëve, mad­je me të drejtën rizg­jed­hje­je për një të katërt.
 
Dhoma Zgjed­hore vlerë­son se ky ndryshim neg­a­tive që ka pësuar pro­jek­tligji është në kundër­sh­tim me frymën e kon­sul­timeve të zhvil­lu­ara dhe parimet demokratike tës ynuara nga shoqëria shqiptare në vitin 2015. Pro­jek­tligji duket se ka brak­tisuar dhe sug­jerimet e part­nerëve ndërkom­bë­tarë në këtë drej­tim. Ai bie në kundër­sh­tim edhe me vetë mod­elin e ligjit Ital­ian të mar­rë për bazë në këtë rast, i cili kufi­zon në dy man­date ushtrim­in e pushtetit nga krye­bashki­akët në Ital­inë fqin­je.
 
E thek­so­jme me for­cë se për­vo­ja shqiptare në qev­eris­jen ven­dore dik­ton sot më shumë se kur­rë kufiz­imin e madat­eve në DY të tilla. Vetëm në fil­lim të këtij viti, krye­bashki­akë të qyteteve të rëndë­sishme, me nga dy man­date në detyrë, por që kërkonin edhe një të tretë, u pro­ce­d­u­an penal­isht për shpër­dorim detyre dhe kor­rup­sion. Dhjetëra ishin dhe krye-komu­narët e pro­ce­d­uar.
 
Vetë Refor­ma his­torike Admin­is­tra­tive, përveçse një nevo­je e kohshme, ishte dhe një mjet për të pas­tru­ar pushtetin ven­dor nga instal­i­mi afat­g­jatë i pushte­tarëve, që me kor­rup­sion­in në prona, lejet e ndër­tim­it, favoret e punësim­it apo lis­tat e përkrah­jes sociale, kishin prod­huar një mekanizëm ricik­lues, afat­g­jatë, të pushtetit të tyre. Janë këta pushte­tarë që e çuan demokrac­inë ven­dore në prag të shthur­jes, duke dik­tu­ar nevo­jën për një refor­më rrën­jë­sore siç ishte RAT.
 
Pro­jek­tligji­iri “Për Vetëqev­eris­jen­Ven­dore” për­faqë­son një moment që duhet shfry­tëzuar në gjithë hapësirën e tij për të adresuar me mjete legjisla­tive dhe jo vetëm repre­sive (pro­ced­im penal) kor­rup­sion­in në niv­el ven­dor. Shu­mi­ca qev­erisëse në veçan­ti dhe par­la­men­ta­riz­mi shqip­tar në përgjithësi, fto­hen të reflek­to­jnë edhe njëherë mbi këto fak­te, para se ta voto­jnë këtë pro­jek­tligj. Kopji­mi i mod­eleve “të për­sh­tat­shme” nuk duhet të jetë në këtë rast alter­na­ti­va e parë dhe e vetme.  Përkun­drazi, reflek­ti­mi ndaj gabimeve his­torike të tranzi­cionit duhet të dik­to­jë përm­ba­jt­jen e ligjit të ri. Ky është dhe mekaniz­mi më i sig­urtë që shtyn para pro­gresin demokratik duke shman­gur jetëg­jatës­inë dhe ricik­lim­in e së keqes.
 
Dhoma Zgjed­hore vlerë­son se ndryshi­mi nga hartue­sit e pro­jek­tligjit në fjalë, të parim­it të kufizim­it të madat­eve, prod­hon regres dhe rrezik për demokrac­inë. Ne rela­cionin shp­jegues, pro­jek­tligji motivo­het si nevo­je e dik­tu­ar edhe nga kor­rup­sioni në qev­eris­jen e der­i­tan­ishme ven­dore në Shqipëri. Padyshim, nëse pushteti kor­rup­ton, qën­dri­mi i gjatë në pushtet kor­rup­ton ako­ma dhe më shumë. Ne nuk duhet ta ushqe­jmë këtë premise klasike kor­rup­sioni me ligj organik. Përveçse në kundër­sh­tim me këtë parim, pro­jek­tligji siç është paraqi­tur ka rënë në një paradoks; ai nuk kopjon as për­vo­jën e vendeve demokratike, e as nuk reflek­ton për­vo­jën direk­te të aku­mualu­ar në Shqipëri.
 
Dhoma zgjed­hore i ben apel ligjvënësve shqip­tarë që të ri-adop­to­jnë në këtë pro­jek­tligj kufiz­imin e man­dat­eve si të vet­men rezul­tante logjike që buron si nga për­vo­ja e vendeve demokratike por siç dik­to­het fuqimisht edhe nga për­vo­ja dhe kon­tek­sti i hid­hur shqip­tar. Asnjë qas­je tjetër nuk do çonte në drej­timin e duhur.
 
Dhoma Zgjed­hore reko­man­don me for­cë që pika 2 e nen­it 59 të kthe­het në ver­sion­in origji­nal dhe të jetë: “Kryetari i bashk­isë mund të zgjid­het dhe të ushtro­jë vetëm 2 man­date të një­pas­njëshme në krye të bashk­isë”
 

Me respekt dhe kon­sid­er­atë

Anë­tarët e Dhomës Zgjed­hore

 


 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim