29 Qer­shor 2015nga LAPSI.AL . Gjyka­ta e apelit duket sikur ka vënë sot drejtës­inë në vend, pasi ka shpal­lur vendimin me burgim të për­jet­shëm, për Arben Frrokun vrasësin e komis­ar Dri­tan Lama­jt. Por ky iluzion i vënies së drejtë­sisë duket tepër pak, kur na vjen ndër­mend vendi­mi i gjykatësve të shkallës së parë për krimet e rën­da, që e la atë të lirë dhe për më tepër i dha mundës­inë të “arra­tiset” jashtë Shqipërisë.  Kjo his­tori nuk mund të shitet kur­rë si e për­fun­d­uar pa u kup­tuar motivet që i shtynë ata gjyq­tarë drejt këtij vendi­mi. Pa u kup­tuar se si e morën atë, nën pre­sion­in e parasë, nën atë të poli­tikës apo thjeshtë nga fri­ka e kër­cënim­it?
 
Opin­ioni mbeti i shokuar pak javë më parë kur pesë gjykatës (është mirë të për­menden cdo herë emrat e tyre Dri­tan Hal­lu­naj, Klo­di­an KurushiFran Pren­diArdit MustafajLil­iana Baku) morën gux­imin ta lin­in pa autor vras­jen e dësh­morit të atd­heut.  Men­jëherë, sapo u dha ai vendim, Lapsi.al, botoi lajmin me emrat e 5 gjyq­tarëve që e kishin fir­mo­sur atë. Ishte një sur­prizë. Për disa ditë me rad­hë ai qe laj­mi më i lex­u­ar. Me sig­uri njerëz­it pyesnin se kush ishin këta njerëz të veshur me të zeza që kishin mar­rë këtë vendim. Dhe si zakon­isht bete­ja më pas u zhven­dos në debatin e përher­shëm: a e kishte fajin prokuro­r­ia që nuk kishte sig­u­ru­ar dot provat e mjaftueshme, apo gjyka­ta e korup­tuar që nuk kishte dashur ti shikonte ato? Dalën­gadalë debati u fokusua tek dësh­mi­tari që pre­tendonte se e kishte parë Arben Frrokun tash­më të liru­ar tek ven­di i ngjar­jes. Ai kishte njo­hur targën e mak­inës mad­je edhe vetë Frrokun për një moment. Kësh­tu pre­tendo­hej së paku nga prokurorët. Ndër­sa gjyka­ta në vendimin e saj e shpallte dësh­mi­tarin të pabesueshëm dhe jepte argu­mente se ai kishte arrit­ur me vonesë në vend­ng­jar­je.
 
Gjyka­ta mbështetej në dy argu­men­ta së pari se nga kam­er­at e mar­ra nga një lokal aty pranë nuk dilte që dësh­mi­tari me emër të rremë (për tu rua­j­tur) Arben Ndo­ka, të ndod­hej aty. Dhe së dyti se ai ka dësh­mi kon­tradik­tore për mënyrën se si ua ka treguar këtë his­tori krerëve të lartë të poli­cisë së asaj kohe.
 
Rreth këtyre argu­men­tave fil­loi një debat i vërtetë pub­lik. Komentet në rrjetet sociale për këta gjyq­tarë qenë të tmerrshme. Dhe kësaj gati his­tere kolek­tive kundër tyre i erd­hi në ndih­më edhe prokuro­r­ia me një lojë të cilën ajo rral­lë e kryen. Ajo fil­loi të shpërn­da­jë argu­men­ta dhe pro­va “OFF” për këtë vendim të padrejtë, duke e nxi­tur edhe më shumë mërinë kolek­tive.  Le ti kuj­to­jmë edhe njëherë ato. Prokuro­r­ia pre­tendonte se “Në momentin e vras­jes, dësh­mi­tari i mbro­j­tur ka qenë rreth 15 metra larg vend­ndod­hjes së kam­er­ave, por ka qenë ngji­tur me vendin e ngjar­jes dhe aty ku ka kalu­ar mak­i­na. Kjo është arsye­ja se përse kam­era nuk e ka fik­suar men­jëherë në vendin e ngjar­jes (pasi ka qenë në një pozi­cion të pam­bu­lu­ar nga kam­era,  rreth 15 metra larg lokalit ku gjen­dej kam­era).
 
Një pre­tendim i dytë i prokuror­isë është edhe se dësh­mi­tari dhe bashkëshort­ja e tij kanë qenë aq afër ven­dit të ngjar­jes, saqë mak­i­na e vrasësve për pak sa nuk i ka për­pla­sur të dy dhe nga shpe­jtësia ka godi­tur një pjesë tro­tu­ari, duke e dëm­tu­ar tro­tu­ar­in. Gjatë hetim­it është ver­i­fikuar pje­sa e tro­tu­ar­it, e cila ishte e prishur, pikër­isht në vendin ku ka deklaru­ar dësh­mi­tari.
 
Një fakt i tretë i pakundër­shtueshëm se ai ndod­hej në vendin e krim­it është edhe ai i tele­fonatës së men­jëher­shme me gardis­tin Ylli Memia, të cilit i ka shp­jeguar ngjar­jen dhe i ka dhënë targën e mak­inës. Kjo tele­fonatë është kry­er shumë pak min­u­ta pas ngjar­jes, gjë e cila provo­het nga tab­u­latet tele­fonike. Pyet­ja e pakundër­shtueshme që shtro­het është: nëse nuk ishte në vend ngjar­je si do e gjente men­jëherë targën e mak­inës?
 
Po ash­tu, dësh­mi­tari, ngjar­jen ua ka treguar zyr­tarëve të poli­cisë Agron Kuliçi dhe Tonin Voci në takimin e zhvil­lu­ar pak orë më vonë në shtëpinë e gardis­tit Y.Memia. Fak­ti që janë takuar te shtëpia e gardis­tit provo­het nga deklarimet e bashkëshort­es së dësh­mi­tar­it, Kuliçit dhe Voc­it, por edhe nga tab­u­latet tele­fonike, si edhe nga ante­nat e tele­fon­ave, të cilat provo­jnë fak­tin se të gjithë këta per­sona janë takuar te shtëpia e gardis­tit. Fak­ti që gjyka­ta ka thënë se dësh­mi­tari ka qenë kon­tradik­tor për vendin e takim­it, së pari nuk cënon asnjë nga provat dhe së dyti, mund të ketë qenë ten­ta­tivë e tij për të shman­gur nga pyet­ja në het­im dhe gjykim të mikut të tij, gardis­tit Memia. Gjithës­esi, provat e admin­istru­ara, pra deklarimet dhe tab­u­latet e anten­tat e tele­fon­isë celu­lare dësh­mo­jnë fak­tin se ata janë takuar pak orë pas ngjar­jes.
 
Duke iu rik­thy­er këtyre argu­men­tave të debat­u­ara në pub­lik dhe bete­jën që u zhvil­lua rreth tyre, duket sikur vendi­mi i gjykatës së apelit i kësaj të hëne, i cili dha dën­im me burg të për­jet­shëm për Arben Frrokun, ka qenë një vendim i drejtë. Shkalla e dytë e gjykim­it ka bërë që provat të pesho­jnë nga fajësia e Frrokut, njeri­ut që kishte kon­flikt me policin Lamaj, dhe që e dinte se ky i fun­dit po het­onte të shkuarën e tij të errët.  Pra më në fund duket se është dhënë drejtësi. Por e gjitha kjo nuk fashit dot një të vërtetë tjetër të mad­he. Cili është rroli i vërtetë i atyre gjykatësve të shkallës së parë që e shpal­lën Frrokun të pafa­jshëm dhe e lanë atë të lirë për tu larguar nga Shqipëria dhe për t’iu shman­gur dënim­it?
 
A kanë përgjegjësi sot Dri­tan Hal­lu­naj, Klo­di­an KurushiFran Pren­diArdit Mustafaj, dheLil­iana Baku? A u blenë? A patën frikë? Apo u ndikuan nga poli­ti­ka? Megjithëse duket sikur drejtësia u vu në vend kjo pesshe e veshur me të zezë nuk mund ti shpë­to­jë lehtë përgjegjë­sisë. Sido­mos pas vendim­it të gjykatës së apelit, ata duhet të përgjig­jen sot për fak­tin se Arben Frroku nuk gjen­det më para­pa heku­rave.
 
(marre nga: lapsi.al)

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim