Kam ndjekur këto ditë në media debatin për refor­mën në arsim, I ngrit­ur mbi raportin e parë të komi­sion­it për arsimin e lartë. Ky debat pub­lik men­doj se  duhet për­shën­de­tur pasi po ven­dos një stan­dard të ri të har­tim­it të poli­tikave në Shqipëri, duke I disku­tu­ar ato pikër­isht me ata që do t’i zba­to­jnë në të ardhmen. Sig­ur­isht ky vlerësim vlen në momentin që disku­ti­mi do të shër­be­jë për të pasu­ru­ar këtë poli­tikë, dhe jo vetëm për të legjitimuar atë që është ven­do­sur para­prak­isht. Gjithës­esi debati pub­lik aktu­al, duket se është përqën­dru­ar shumë tek mod­eli që për­faqë­son, ku megjithëse jo e pran­uar zyr­tar­isht, ekzis­ton një kon­sen­sus pub­lik se ky raport syn­on ta refor­mo­jë arsimin e lartë në Shqipëri sipas mod­elit ‘anglosak­son’. Për këtë çësht­je reagimet kanë qenë të shum­ta, por krye­sisht është thek­suar se pse ky mod­el është I papër­sh­tat­shëm për Shqipërinë dhe gjithash­tu janë dhënë sug­jer­ime që Shqipëria duhet ose të bazo­het tek një mod­el Shqip­tar ose të ndjekë mod­elin Gjer­man apo mes­d­hetar. Pa dashur të komen­toj mbi raportin, gjë e cila kërkon vëmend­je të veçan­të në një artikull të dytë, dua të foku­so­hem vetëm tek debati mbi mod­elin e ash­tuqua­j­tur ‘anglosak­son’. Për të qenë kor­rekt, do të ishte disi e pasak­të për­dor­ja e një ter­mi që do të rrok­te mënyrën e orga­nizim­it dhe drej­tim­it të uni­ver­siteve në të gjitha shtetet e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, pasi është e njo­hur që këto dy shtete kanë difer­en­ca të mëd­ha në këtë drej­tim. Pran­daj në këtë artikull unë do t’I refer­o­hem mod­elit Anglez të arsim­it të lartë, pasi besoj që edhe ky raport pikër­isht nga ky mod­el është inspiru­ar.
 
Si fil­lim, nuk mund ta fsheh keqard­hjen që disku­ti­mi kalon men­jëherë tek mod­eli arsi­mor që duhet të ndjek Shqipëria pa kalu­ar më parë tek një disku­tim tepër thel­bë­sor: disku­ti­mi se për çfarë na shër­ben arsi­mi, dhe apo duam të na shër­be­jë ai. A kërko­jmë ne që përmes arsim­it të kri­jo­jmë iden­titetin kom­bë­tar, të ndër­to­jmë një bosht moral (siç thoshte Durkheim dhe Dewey) apo të kual­i­fiko­jmë for­cën punë­tore. Pasi të kishim një debat të gjerë mbi qël­lim­in e edukim­it në Shqipëri, atëherë edhe disku­ti­mi për objek­tivin, rrugën dhe mod­elin do të ishin edhe më të qartë, por edhe më të vlef­shëm. Gjithash­tu, ky disku­tim sig­ur­isht nuk mund të ishte I fokusuar vetëm në arsimin e lartë pa folur edhe për arsimin parau­ni­ver­si­tar. E them këtë, pasi Shqipëria (ndryshe nga Anglia apo shtete të tjera) ende nuk ka arrit­ur ta ndërkom­bë­ta­ri­zoj uni­ver­sitetin e saj, e për paso­jë pjësa më e mad­he (për të mos thënë të gjithë) stu­den­tët aktu­al në arsimin e lartë, vijnë nga shkol­lat e mesme Shqiptare. Pra mod­eli I arsim­it të lartë, duhet të jetë në har­moni me mod­elin e arsim­it të mesëm. Por a po ndjekim ne Anglinë edhe në arsimin uni­ver­si­tar edhe në atë parau­ni­ver­si­tar? Sicc do e shp­je­goj edhe pak më poshtë, unë men­doj se po.
 
Arsyet pse një vend hedh sytë nga një shtet tjetër për të huazuar poli­ti­ka janë studi­uar gjerë­sisht dhe autorë si Bridge, Stein­er dhe Kham­si kanë dhënë shp­jegimet e tyre. Megjithatë, duke u bazuar në punimet e autorëve të ndryshëm si Ozga, Grek, Mundy, Martens dhe Veg­er, unë do të kon­sta­to­ja se  në debatet aktuale akademike në Evropë pro­ce­si I kopjim­it të një mod­eli apo një poli­tike arsi­more nga një shtet në një tjetër, është një çësht­je pak­sa e dalë mode. Kjo pasi me fuqiz­imin e aktorëve ndërkom­bë­tar që po mar­rin rol qev­erisës në niv­el ndërkom­bë­tar, siç mund të jetë OECD apo Ban­ka Botërore, gjith­monë e më shumë shtetet po shko­jnë drejt një mod­eli të për­bashkët në arsim, I cili jo për koin­ci­dencë është deri diku I inspiru­ar nga shkol­la Angleze. E këtu flas si për arsimin parau­ni­ver­si­tar, përmes testit PISA, ash­tu edhe për arsimin e lartë, përmes pro­ce­sit të Bolon­jës. Këtu doja të ndale­sha pak. Per­son­al­isht jam shumë kri­tik për vler­at që axhen­dat e reja glob­ale të edukim­it po induk­to­jnë jo vetëm në sis­temin arsi­mor, por në shoqëritë e sotme. Ku kri­tikat fil­lo­jnë me kri­jimn e pabarazisë mes shoqërive dhe shteteve, duke vazh­d­uar me dobësimin e iden­titetit kom­bë­tar, e duke e mbyl­lur me zhv­den­dos­jen e vendim­mar­rjes nga sfera pub­like (stu­den­të, prindër, akademikë) tek eli­tat poli­tike botërore. Por pavarë­sisht kri­tikave të mia, Shqipëria i ka përqa­fuar prej vitesh edhe raportin PISA edhe pro­cesin e Bolon­jës, të cilat syn­o­jnë pikër­isht që ta kthe­jnë arsimin e lartë shqip­tar sipas mod­elit anglez (bach­e­lor, mas­ter, dok­toraturë) si dhe ta ven­dosin arsimin  e mesëm dhe të lartë në funk­sion të kap­i­tal­it. Nëse Shqipëria duhet të shkë­putet nga kjo rrjed­hë botërore mund të kërkonte një disku­tim të gjerë, por për sa kohë ne përmes pro­ce­sit të Bolon­jës jemi pjesë e Zonës Evropi­ane të Arsim­it të Lartë (EHEA) dhe mar­rim pjesë në studimin PISA, ky disku­tim do të ishte i pavend. E për paso­jë unë, duke mirëkup­tuar ata që argu­men­to­jnë se një mod­el mes­d­hetar apo Gjer­man do ishte më pranë realitetit Shqip­tar (megjithëse edhe për këtë ngjash­mëri të pre­tend­uar nuk jam I sig­urt) do të shtro­ja pyet­jen: a do të ishte e arsyeshme që ne të ndiqn­im një shtet I cili për vete po refor­mon sis­temin arsi­mor për tju për­sh­tatur asaj që sot për­faqë­so­het në mod­elin Anglez? Dua të sjell në vëmend­je këtu se gjatë dekadës së fun­dit Gjer­ma­nia po refor­mon edhe arsimin e parau­ni­ver­si­tar edhe arsimin e lartë, duke ju larguar mod­elit të saj tradi­cional. Po ash­tu i vështirë mbetet edhe refer­i­mi tek një mod­el origji­nal Shqip­tar, sido­mos po të kemi parasysh që ne uni­ver­sitetin e parë e kemi vetëm në gjys­mën e dytë të shekul­lit të XX. Mad­je edhe atëherë influ­en­ca e mod­elit arsi­mor sov­jetik ka qenë kaq e lartë, sa fjala ‘origji­nal’ do duhej për­dorur me rez­ervë.

 

E kësh­tu pra, duke mos e parë mod­elin Anglez thjesht si një rast të pol­i­cy bor­row­ing (huazim­it të poli­tikës nga një shtet tjetër) por si të ndjeku­rit të një axhende botërore, unë jam nga ata që nuk men­do­jnë se dile­ma është a duhet apo jo të ndiqet mod­eli Anglez I edukim­it, por si duhet bërë kjo sa më mirë që të sjel­lë rezul­tate konkrete në arsimin Shqip­tar. Për paso­jë unë do të shqetë­so­he­sha në dy drej­time.
 
Së pari tek keqpër­dori­mi i mod­elit Anglez. Sikur shkol­lën Angleze të mund ta përthith­n­im tërë­sisht që nesër, unë besoj se nuk do na gjente asgjë e keqe, por kjo dihet që do ishte tërë­sisht e pamundur. Atëherë, e vet­m­ja gjë që mund të bëhet është një ‘pre­rje si me bis­turi’ e disa ele­men­tëve të cak­tu­ar në shkol­lën Angleze, të cilat shiko­hen si të për­sh­tat­shme për tu impor­tu­ar në Shqipëri. Këtu qën­dron pushteti I agjen­tëve që trans­fer­o­jnë poli­tikat nga një vend në një tjetër. Për shem­bull mund të ndod­hë që të përzgjid­hen vetëm ato ele­men­të që I përgjig­jen disa axhen­dave dhe intere­save lokal, të cilat do ishin kon­tes­tu­ar në rast të kundërt. Kësh­tu, duke u fshe­hur pas mod­elit Anglez (dhe suk­sesit ndërkom­bë­tar të tij) poli­tik­bërësit mund të evi­den­to­jnë tek  ky mod­el vetëm ato ele­men­të që I përgjig­jen axhen­dave të gru­peve të cak­tu­ara dhe jo pub­likut të gjerë, por ndërko­hë të mposhtin rezis­tencën ven­dase duke legjitimuar këto ndryshime me ‘stam­pën’ Angleze. Raste të tilla, të një poli­tike bumerang, nuk janë të rral­la në Evropë. Vetë pro­ce­si i Bolon­jës është një prej tyre, ku 4 min­is­tra arsi­mi kri­juan një refor­më Evropi­ane për të bërë në vendet e atyre atë që ata nuk e bënin dot ndryshe. Gjithash­tu, risku ekzis­ton edhe tek tejkali­mi i mod­elit dhe në emër të tij të ndërmer­ren refor­ma që nuk kanë asnjë lid­hje me të. Një gjë të tillë unë e kam vënë re në Shqipëri tek zba­ti­mi i pro­ce­sit të Bolon­jës, ku mes një kon­fuzioni të përgjithshëm nis­ma të cak­tu­ara me karak­ter tipik lokal dhe pa asnjë lid­hje me kërke­sat e deklaratave të Bolon­jës i janë fatu­ru­ar këtij pro­ce­si.  Sig­ur­isht kjo bëhet edhe më e mundur në rastin kur opin­ioni pub­lik nuk është I infor­muar  gjerë­sisht mbi mod­elin e ref­er­encës.  Ash­tu si në rastin e Bolon­jës do të duhej pak më shumë trans­parencë ka patur në ccka kon­sis­ton kjo refor­më dhe çfarë angazhimesh ka mar­rë shtetit Shqip­tar, ash­tu edhe në këtë rast do të ishte me shumë vlerë të disku­to­jmë se çfarë kup­to­jmë me mod­elin Anglez dhe cilët ele­men­të janë men­d­uar të impor­to­hen në Shqipëri, pasi është afër­mendsh që I gjithë sis­te­mi nuk mund të mer­ret, por vetëm disa pjesë të tij. E nëse ky shqetësim është I bazuar, atëherë i gjithë debati që është ngrit­ur këto kohë për të kundër­sh­tu­ar mod­elin Anglez, nuk bën asgjë më shumë se e kon­soli­don mundës­inë e për­dor­jes së ‘logos’ Angleze. Sido­mos, po të mar­rim parasysh që në disa sis­teme ref­er­ence të pran­uara gjerë­sisht në Shqipëri (psh. Ren­dit­jes e uni­ver­siteve të Times apo Shangai), uni­ver­sitetet Angleze gëzo­jnë rep­uta­cion të lartë, e për paso­jë të pak­të janë ata që nuk do të donin që Shqipëria të kishte një arsim të lartë si Anglia.
 
Së dyti, është shqetësi­mi që lid­het me zba­timin e kësaj reforme. Çdo poli­tikë kur trans­fer­o­het nga një vend në një tjetër kalon përmes fil­trave të cak­tu­ar të per­cep­ti­m­it të agjen­tëve që ndih­mo­jnë impor­timin e saj, si dhe fil­trave të tjerë që apliko­hen në për­sh­tat­je, zba­tim dhe brendësim të refor­mës. Kjo do të thotë që refor­ma mund të mos zba­to­het në tërës­inë e vet, por vetëm ato ele­men­të që i intere­so­jnë gru­peve më të fuqishme të intere­sit. Çka do të bënte që këta të fun­dit të zgjidhnin ‘hal­let’ e tyre, por ndërko­hë sis­te­mi sër­ish të mos për­fi­tonte nga refor­ma në tërës­inë e saj. Po ash­tu mund të ndod­hë që kjo refor­më të këtë efekt të izolu­ar vetëm në disa uni­ver­sitete të Tiranës dhe të mos shtri­het kudo, duke kon­tribuar kësh­tu edhe më tepër pabaraz­inë bren­da ven­dit. E po t’I refer­o­he­mi të shkuarës sonë, jo pak refor­ma tepër premtuese në letër kur kanë kalu­ar përmes këtyre fil­trave të mësipërm janë defor­muar deri në prod­himin e diçka­je që nuk i përng­jan as origji­nalit, e nuk I hyjnë nëpunë as Dreqit.  E për paso­jë pub­liku zhgën­je­het dhe e hum­bet bes­imin tek mod­elet e hua­ja, të cilat në vendet e tyre janë të suk­sesshme.
 
Unë besoj në kon­ceptin e Sadler, I cili shpre­hej se një sis­tem arsi­mor është si një trup I gjal­lë, e nuk mundet që dikush të mar­rë një lule këtu, e ca gjethe aty, t’I ngjisë bashkë dhe të pre­tendoj se ka një lule të gjal­lë. Pran­daj unë duke qenë sig­ur­isht pro ndjek­jes së mod­elit Anglez në reformimin e arsim­it në Shqipëri, sër­ish men­doj se ky mod­el vetëm nëse kup­to­het tërë­sisht, përk­the­het qartë­sisht, e për­sh­tatet në mënyrën më har­monike të mund­shme me realitetin Shqip­tar, mundet të prod­ho­jë rezul­tate poz­i­tive jo vetëm për arsimin e lartë, por për shoqërinë tonë në përgjithësi. Për një për­sh­tat­je sa më të mirë të mod­elit Anglez do të ndih­monte besoj edhe një reflek­tim I gjerë mbi sit­u­atën aktuale të arsim­it dhe shoqërisë Shqiptare. Sko­cia psh mund të paraqiste një shem­bull brilant në këtë drej­tim. Një shtet I vogël për nga pop­ull­sia, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, I cili ka arrit­ur me suk­ses të ako­mod­o­jë në sis­temin e vet arsi­mor edhe axhendën ndërkom­bëtare edhe tra­ditën e vet në arsim, duke mos hequr dorë në asnjë moment nga shfry­tëz­i­mi i sis­temit arsi­mor si një hapësirë për kri­jimin e iden­titetit kom­bë­tar.
 
E për të mbyl­lur, dua të shpreh bind­jen time se në kohën ku jeto­jmë, me infor­ma­cionin që kemi deri në këtë kohë, duke mba­j­tur në mend aspi­ratën Evropi­ane të shqip­tarëve, si dhe angazhimet ndërkom­bëtare të mar­ra aktu­al­isht nga Shqipëria në fushën e arsim­it, shqetësi­mi nëse velat duhet t’i drej­to­jmë apo jo nga Anglia, është një dilemë e zgjid­hur.

 

 

Endrit Sha­bani

Depar­ta­men­ti Edukim­it në Uni­ver­sitetin e Oxfordit

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim