Ne respekt te parimeve të se drejtes dhe ne reflek­tim te mision­it tonë për denoncimin e abuzim­it me detyren, INFOCIP ka ven­do­sur të bëje pub­lik rastin e shpër­dorim­it të sim­boleve zyrtare të Poli­cisë së Shtetit nga vetë punon­jësit e for­cës policore.

 

Në datën 22 Tetor 2018, polic­ja rru­gore Anisa Zani është fil­muar tek­sa pret gjo­ba për qyte­tarët në shkel­je fla­grante të Reg­ul­lores së Poli­cisë së Shtetit për mba­jt­jen e sim­boleve të saj në ushtrim­in e detyrës nga punon­jësi i poli­cisë në shër­bim.

 

Në rastin konkret ajo është fil­muar tek­sa ndëshkon me gjobë qyte­tarin për mos-ven­dos­je të supozuar të rrip­it ne mjetin e tij, tek­sa ajo vetë nuk ka të ven­do­sura në uni­for­mën e saj

  1. Emblemën e Poli­cise së Shtetit
  2. Gradën e punon­jësit të Poli­cies se Shtetit
  3. Num­rin iden­ti­fikues të punon­jësit të Poli­cisë së Shtetit.

 

Nga doku­men­ti­mi audio-video kon­sta­to­het lehtë­sisht se polic­ja Anisa Zani ka bërë shkel­je fla­grante të Rreg­ul­lores së Poli­cisë Shteti, konkretisht Neni 37 “Për­dori­mi i uni­for­mës së Poli­cisë”, mirat­u­ar me VKM nr.  750, datë 16.9.2015 (botu­ar në fle­tore zyrtare 167, dt 23 shta­tor 2015, link: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/167‑2015.pdf )

 

Polic­ja A. Zani mban të vesh­tur një uni­forme e cila nuk ka shen­jat dal­luese të Poli­cisë së Shtetit shqip­tar, sikurse parashiko­het në nenin 37, para­grafi 6, ger­ma B. Konkretisht ajo ka hequr nga uni­for­ma e Poli­cisë së Shtetit të cilën mban të veshur:

  1. Emblemën e Poli­cise së Shtetit
  2. Gradën e punon­jësit të Poli­cies se Shtetit
  3. Num­rin iden­ti­fikues të punon­jësit të Poli­cisë së Shtetit.

 

Të tre­ja sa më sipër janë kërke­sa të respek­tu­ara drejt nga kolegu i saj, poli­ci Rodens Dosti, sikurse behet e qarte nga fotografia e pub­likuar.

foto me shigjeta ilustruese

 

INFOCIP e kon­sideron këtë shfaq­je arbi­trariteti dhe abuziviz­mi nga e polices Anisa Zani, e cila turper­on uni­for­men dhe sim­bo­let e poli­cise se shtetit.  INFOCIP kon­sideron se shfaq­je te tilla kom­pro­men­to­jne bes­imin tek insti­tu­cionet ligjz­bat­uese dhe ne aplikimin kor­rekt te ligjit.

 

Një punon­jës poli­cie që nuk respek­ton dot rreg­ulleren e vet të punës, të mirat­u­ar nga Keshilli i Min­is­trave, nuk ka as moral e as te drejte t’u kërko­jë zba­timin e rreg­ullave qytetareve të zakon­shëm.

 

INFOCIP i kerkon zyr­tar­isht organ­eve eprore te poli­cise te nisin het­im disi­plinor dhe aktivi­zo­jne dhe zba­timin e pro­ce­du­rave disi­plinore dhe masave admin­is­tra­tive që përm­ban KREU IV “PROCEDURAT PËR HETIMIN DISIPLINOR”, i Rreg­ul­lores së Policë së Shtetit, per kete veprim te paden­je te kon­stat­u­ar ne veprimet e polices Anisa Zani.

 

 

Cfarë parashikon neni 37 i Rreg­ul­lores së Poli­cisë së Shtetit?

 

 

KREU IV KUSHTET E PUNËS/SHËRBIMIT

Neni 37

Për­dori­mi i uni­for­mës së Poli­cisë

  1. Për­dori­mi i uni­for­mës për­bën prezan­timin pub­lik të Poli­cisë së Shtetit.
  2. Kanë të drejtë të për­dorin dhe veshin uni­for­mën e Poli­cisë së Shtetit vetëm punon­jësit e Poli­cisë që kanë gradë policore.
  3. Për­dori­mi i rreg­ullt i uni­for­mës është detyrë e të gjithë punon­jësve të Poli­cisë së Shtetit. Rreg­ul­lat për mba­jt­jen dhe për­dorim­in e uni­for­mës për­cak­to­hen në pro­ce­du­rat stan­darde të punës.
  4. Si rreg­ull, drej­torët e drej­torive qen­drore, drej­torët e drej­torive ven­dore të Poli­cisë, drej­torët e struk­tu­rave ven­dore të kufir­it dhe migra­cionit, she­fat e komis­ari­at­eve të Poli­cisë, koman­dan­tët e struk­tu­rave të veçan­ta, she­fat e sta­cion­eve, koman­dan­tët e postave të Poli­cisë, si dhe punon­jësit e Poli­cisë që zëvendë­so­jnë punon­jësit e sipër­për­men­dur, mba­jnë uni­for­më poli­cie gjatë kohës së punës/shërbimit.
  5. Në rast se punon­jësit e struk­tu­rave qen­drore dhe ven­dore për het­imin krimeve do të krye­jnë detyra në pub­lik pa uni­for­më poli­cie, ata janë të detyru­ar të iden­ti­fiko­hen si punon­jës të Poli­cisë së Shtetit, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara për këtë qël­lim.
  6. Punon­jësve të Poli­cisë u ndalo­het:
  7. a) të për­dorin vesh­je policore të poli­cive të vendeve të tjera;
  8. b) të heqin sim­bo­let, emblemën, gra­dat, stem­at sipas shër­bimeve të Poli­cisë, shen­jat dal­luese etj. nga uni­for­mat që kanë në për­dorim;
  9. c) të mod­i­fiko­jnë pjesë të vesh­jes policore; ç) të për­dorin sim­bo­let, emblemën, gra­dat, stem­at sipas shër­bimeve të Poli­cisë, shen­jat dal­luese etj., të pa mirat­u­ara për vesh­jen policore.Shtetit, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara për këtë qël­lim.
  10. Punon­jësve të Poli­cisë u ndalo­het: a) të për­dorin vesh­je policore të poli­cive të vendeve të tjera;

 

police Anisa Zani

 

Ajo qe ben per­shtyp­je te thelle, eshte fak­ti se polic­ja Anisa Zani eshte pro­movuar disa here si imazh-sim­bol nga vete Poli­cia e Shtetit. Por vete polic­ja Anisa Zani i ka shper­fil­lu­ar sim­bo­let e forces policore dhe as nuk den­jon ti ngjise ato ne uni­forme. Nje shper­fill­je me kon­trast kaq te thelle eshte e veshtire te gjen­det ne his­torine e forces policore, me per­jash­tim te rasteve kur vete policet jane bere krim­inele dhe kane shkelur betimin qe kane bere. Megjithate edhe ne keto raste, respek­ti for­mal per uni­for­men nuk eshte brak­tisur.

 

INFOCIP disponon desh­mi nga efek­tive te tjere te forces policore se vetem per shkak te paraqit­jes jo-estetike ne pune (mjek­er e par­ru­ar, rro­ba te pa-pas­tra etj), policeve iu eshte pezul­lu­ar pro­mo­cioni dhe gradi­mi. Ata jane ulur ne detyre dhe ka cesht­je qe kane per­fun­d­uar deri ne gjykat­en admin­is­tra­tive.

 

INFOCIP do te ndjeke me pri­or­itet rastin ne fjale, me shp­re­sen qe Rreg­ul­lor­ja e Poli­cise se Shtetit,  mirat­u­ar me VKM nr  750, datë 16.9.2015 , do te zba­to­het po nje­soj ndaj ketij rasti fla­grant te abuzim­it me detyren dhe shper­dorim­it te uni­formes qe polic­ja Anisa Zani eshte bet­u­ar ta ndero­je deri ne sakri­f­i­cen me te mad­he.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim