TIRANA, 28 shta­tor 2018 — Qen­dra per Çështë­jet e Informim­it Pub­lik, INFOCIP, ka matur për të tretin vit rrad­hazi nivelin e imple­men­tim­it të ligjit të se drejtës për informim nga 61 bashk­itë e Shqipërisë. Gjet­jet e Mon­i­torim­it 2018 u shpallen ne prani te te gjitha medi­ave ne vend, ne date 28 shta­tor 2018, qe perkon edhe me Diten Boterore te se Drejtes per Informim.

banner-PA-LOGO

 

Mon­i­tori­mi i INFOCIP ka objekt mat­je dhe vlerësi­mi 5 kom­po­nen­të bazë infra­struk­tur­orë që ligji i ngarkon detyrim për imple­men­tim bashkive:

 

  • Kor­di­na­tori i të drejtës për informim (max 2 pike)
  • Regjistri i Pyet­je-Përgjig­jeve (max 1 pike)
  • Hartimi/Publikimi i pro­gramit të trans­parencës (max 3 pike)
  • Pub­liki­mi i vendimeve të këshillit bashki­ak (max 2 pike)
  • Pas­ja e faqeve zyrtare të inter­netit (max 2 pike)

 

Mon­i­tori­mi 2018 sug­jeron se niveli i imple­men­tim­it te infra­struk­turës zbat­uese të ligjit 119/2014 është rrit­ur në masë 86,2%, duke kon­solid­uar për­fundimisht makanizmin zbat­ues në niv­el të qev­eris­jes ven­dore. Kjo është një rrit­je me rreth 15 pikë përqind­je kra­ha­suar me nje vit më parë.

 

Në vlerësimin e vitit 2016, niveli i imple­men­tim­it të të infra­struk­turës zbat­uese ishte vetëm 31% kurse në 2017-ën shkoi në shkoi 71%. Kjo rrit­je e qën­drueshme e mekanizmit mundë­sues, që për­be­het nga per­son­eli i posaçëm si dhe nga infra­struk­tu­ra onlinë, është një sin­jal poz­i­tiv që reflek­ton për­p­jek­jet e seri­oze që janë deri më sot në këtë drej­tim si nga shoqëria civile ash­tu edhe Komi­sioneti për të Drejtën e Informim­it dhe Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale.

 

SHKARKO PERMBLEDHJEN EKZEKUTIVE

 

SHKARKO RAPORTIN E PLOTE NE PDF

 

DSC_2158
DSC_2232
DSC_2311

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim