Nga një vleres­im i ndër­marre dy ditët e fun­dit nga INFOCIP, duke për­dorur burime zyrtare dhe medi­atike, vetëm gjate mua­jit Gusht 2018 hum­bën jetën në aksi­dente rru­gore 26 per­sona. Kra­ha­suar me Gushtin 2017, kjo shifër ka pesuar rrit­je, duke patur parasysh se INSTAT ka rapor­tu­ar vetem 22 aksi­dente me paso­je hum­b­jen e jetës në Gushtin e vitit të kalu­ar[1]. INSTAT ako­ma nuk ka bërë pubike të dhë­nat zyrtare per mua­jin Gusht 2018, ku ren­diten si rreg­ull edhe rastet e plagos­jeve si pasjë e aksi­den­teve rru­gore. nga te dhen­at e disponuara nga INFOCIP per­mes burimeve medi­atike dhe ndjek­jes sis­tem­atike te infor­ma­cion­eve per aksi­den­tet rru­gore ne mua­jin Gusht, 2 per­sona vijo­jne ende te jene ne kushte kri­tike për jetën si paso­je e tru­mave auto­mo­bilis­tike.

 

Nderko­he, sipas të dhë­nave zyrtare të INSTAT, të bëra tash­më pub­like, në Kor­rik 2018 hum­bën jetën 18 per­sona, kurse në Qer­shor 2018 kanë hum­bur jetën 20 per­sona.  Kjo do te thote se gjate mua­jve te sezonit tur­is­tik per­l­log­a­ritet se jane te pak­ten  64 per­sona qe kane hum­bur jeten si paso­je e aksi­deneteve auto­mo­bilis­tike, kra­ha­suar me 56 të aksi­den­tu­ar me pasojë vdek­jen në verën e vitit 2017, refer­u­ar vetem shifrave zyrtare. Kjo e dhene shenon nje rrit­je me 14% te vdek­jeve ne rruge kra­ha­suar me nej vit me pare dhe kon­sidero­het si nje tregues me perke­qes­im te ndjeshem.

 

Shifrat e te vdekurve ne rruge si paso­je e aksi­den­teve, te cilat jane rapor­tu­ar nga media, japin nje tablo edhe me te erret kra­ha­suar me shifrat zyrtare. Konkretisht, refer­u­ar te dhenave medi­atike, per te tre mua­jt e verës 2018, në Shqipëri kanë hum­bur jetën si pasojë e aksi­den­teve rru­gore 67 per­sona[3]  kra­ha­suar me 64 qe eshte shifra e kon­solu­ar nga te dhen­at e INSTAT dhe INFOCIP per tremu­jorin Qer­shor-Kor­rik-Gusht 2018.

 

Sipas INSTAT, ne vitin 2017 ka patur 56 të aksi­den­tu­ar me pasojë vdek­jen në verën e vitit 2017 (12 per­sona në  Qer­shor[4] 2017, 22 per­sona në Kor­rik[5] 2017 dhe 22 per­sona në Gusht 2017[6] . Kra­ha­suar me te dhen­at medi­atike, vdek­jet si paso­je e aksi­den­teve rru­gore jane rrit­ur me rrth 15% kra­ha­suar me te nje­jten peri­ud­he te nje viti me pare.

 

Bazuar në shifrat e fatal­iteteve në rrugë për vitin 2018, INFOCIP kon­sta­ton se Poli­cia Rru­gore ka dësh­tu­ar në përm­bush­jen e qël­lim­it që i kishte cak­tu­ar vetes për garan­timin e jetës njerë­zore gjatë qarkul­lim­it në akset rru­gore të ven­dit gjatë sezonit tur­is­tik.

 

INFOCIP gjithash­tu kon­sta­ton se Qev­e­ria dhe me pas Kuven­di ka pran­uar çdo plan masash të sug­jeru­ar nga drejtue­sit e lartë të Poli­cisë Rru­gore, më qël­lim uljen e num­rit të aksi­den­teve duke pran­uar ndryshime në Kodin Rru­gor të RSH kah lejim­it të ash­për­sim­it të masave admin­is­tra­tive dhe penale për kun­drava­jtësit. Fak­ti që efek­tet e synuara nuk reflek­to­hen në të dhë­nat e anal­izuara nga INFOCIP,  sug­jeron se Qev­e­ria dhe më pas Kuven­di janë vënë në lëviz­je bazuar mbi sug­jer­ime të pa-studi­uara ose të pa-bazuara nga drejtue­sit e lartë të Poli­cisë Rru­gore.

 

Bilan­ci i të vrarëve në rrugë, ndër më tragjikët e viteve të fun­dit, i duhet ngarkuar si përgjegjësi direk­te struk­tu­rave të Poli­cisë Rru­gore, të cilat për më tepër e kanë patur devizë të punës së tyre shpë­timin e jetës së shte­tasve nga aksi­den­tet rru­gore përmes ash­për­sim­it të masave ndëshki­more ndaj kun­drava­jtësve. Kjo strategji e ndjekur kon­sidero­het në këtë pikë e dësh­tu­ar nga vetë rezul­tatat dra­matike në hum­b­jen e jetëve të njerëzve në rrugë.

 

INFOCIP i kërkon Min­istrit të Brend­shëm të mar­rë masat e duhu­ra për të kon­sideru­ar si të pa-efek­t­shme strategjinë e Poli­cisë Rru­gore dhe të iden­ti­fiko­jë për­son­at përgjegjës duke mar­rë masa për zëvendësimin e tyre pasi do të ishte e pamoral­shme dhe fyer­je ndaj famil­jarëve të vik­ti­mave që shteti të vijo­jë t’i pagua­jë ako­ma me paratë e tak­sapaguesve këta drejtuesë me bilanc kaq dra­matik vik­tim­i­mash në punën e tyre.

 

Jo më larg se dje, një aksi­dent rru­gor me paso­jë vdek­jen e 17 shte­tasve në Bull­gari pasoi me tre dorëhe­q­je min­is­trash. Duke patur parasysh rolin e madh që MB i ka njo­hur Poli­cisë Rru­gore në propoz­imin e masave legjisla­tive dhe admin­is­tra­tive për për­mirësimin e këtyre treguesve, por edhe në pajis­jen me infra­struk­turë mod­ern të kërkuar, përf­shirë edhe pajis­je ajrore vëzhgi­mi (drone). INFOCIP kon­sideron se përgjegjësia direkt në rastin konkret duhet kwrkuar edhe tek  vetë dejtue­sit më të lartë të Poli­cisë Rru­gore.  Faji nuk mund të jetë vetëm i vik­ti­mave në trag­je­di me përmasa kaq shqetë­suese.

 

 

 

[1] http://www.instat.gov.al/media/2912/aksi-_rrug-gusht-17.pdf

[2] Tv KLAN, Top Chan­nel, Ora NEwS dhe Syri.NET

[3] Marzhi i gabim­it metodologjik 2%

[4] http://www.instat.gov.al/media/1925/aksidentet_rrugore-_qershor__2017.pdf

[5] http://www.instat.gov.al/media/1926/aksidentet_rrugore-_korrik__2017.pdf

[6] http://www.instat.gov.al/media/2912/aksi-_rrug-gusht-17.pdf

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim