Një nga mangësitë më shqetësuese të vërejtura në procedurat gjyqësore në Shqipëri janë vonesat në lidhje me shqyrtimin gjyqësor.  Në mënyrë të posaçme, INOÇIP ka analizuar Gjykatat Administrative, të cilat u krijuan në vitin 2012, si degë e posaçme e sistemit gjyqësor në RSH. Rëndësia e tyre është shumë e madhe pasi ato kanë juridiksion parësor për të gjykuar konfliktin midis organeve shtetërore dhe individit apo subjekteve private.
 
Për të dytin vit radhazi, INFOCIP realizoi ne vitin 2017 Vlerësimin Tematik Kombëtar për  afatet procedurale ne gjykatat administrative të Shqipërisë, mbështetur nga National Endowment for Democracy, NED, në Washington D.C, SHBA.
 
Ne konferencen Kombetare me  titulli: “Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe vlerësimi i efekteve të Reformës në Drejtësi” moren pjese te gjithe kryetaret e ketyre gjykatave. Konferencen e nderuan me pjesemarrjen e tyre Kryetari i Gjykates së Lartë, Z. Xhezair Zaganjori, njeherazi edhe kryetar i Kolegjit Administrativ te kesaj Gjykate. Po ashtu, ne kete Konference mori pjese edhe kryetari i Gjykates Administrative te Apelit, Z. Kastriot Selita.
 
Po ashtu, te pranishem ne kete Konfernce ishin edhe kryetaret e gjykatave administrative te rretheve gjyqesore, 6 gjithsej ne RSH. Vleresimi tematik i ndermarre nga INFOCIP u pranua dhe u adoptua si vleresim zyrtar nga kreret e gjykatave duke shenuar nje moment kulmor ne kreditimin e gjetjeve te realizuara nga INFOCIP.
 
Kryetaret e gjykatave u ndalen ne fjalen e tyre ne aspekte shume te rendesishme te punes se tyre, duke evidentuar probleme dhe duke rekomanduar sipas rastit edhe zgjidhje qe mund te reaizohen si nga perspektiva e ndryshimit te legjislacionit, ashtu edhe nga permiresimi i praktikes gjyqesore. Rekomandimet e tyre kane nje rendesi te posacme dhe do te perfshihen te plota ne edicionin e dyte te botimit te permiresuar qe INFOCIP do te nxjerre ne Janar 2018.
 
Ne kete artikull pasqyrohen ne audio video rekomandimet e tyre te vyera, si nje kontribut real dhe shume i rendesishem i Konferences Kombetare qe INFOCIP zhvilloi ne date 15 Dhjetor 2017.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim