20 Nentor 2017 – INFOCIP shpalli gjetjet per zbatueshmerine e ligjit te ri “Per veteqeverisjen vendore”. Në fokus të këtij monitorimi tematik, i cili realizohet për herë të parë, është transparenca me publikun dhe funksioni vendimarrës i këshillit bashkiak. Administrata e Bashkisë, si një organ i centralizuar monokratik, që drejtohet nga kryetari i bashkisë, nuk është objekt i drejtpërdrejtë monitorimi/vlerësimi.

 

Aktivitetin e adresuan drejtoresha e Leviz Albania, Znj Valbona Kuko, perfaqesuesja e ambasades zviceriane ne Tirane, Znj. Debora Kern. Konferencen e adresoi gjithashtu edhe  Zv. e Brendshme, Znj. Romina Kuko si dhe me pas kryetaret e keshilave bashkiake te Tiranes, Aldrin Dalipi, kryetari i keshillit bashkiak te Kamzes, Bilbil Bajraktari si dhe kryetarja e keshillit bashkiak Vore, Vera Thana.  Ne takim moren pjese keshilltare te shumte bashkiake si dhe perfaqesues nga UNDP, Keshilli Europes, Ambasada Austriake, etj.

 

DSC_6354

 

Në kuadër të këtij studimi, INFOÇIP ka bërë dhe një vlerësim të dytë tematik lidhur me procesin vendimarrës të realizuar në periudhën nëntor 2016-Nëntor 2017. Konkretisht, objekt vlerësimi në këtë ushtrim kompleks janë modalitetet e diskutimit paraprak (me publikun), votimit, shpalljes dhe hyrjes në fuqi të vendimeve të Këshillit Bashkiak. Pjesa dërrmuese e dispozitave që mat ky vlerësim i dytë gjenden në Kreun IX të ligjit 139/2015. Të gjitha nenet në këtë Kre’ janë vlerësuar përmes teknikës së analizës ligjore, duke kontrastuar të dhënat e sjella nga terreni me parashikimet ligjore në fuqi. Zbatimi i dispozitave që përmbajnë nenet e Keut IX është gjithashtu kusht juridik për të garantuar vendimarrje transparente, pjesëmarrje të publikut në procesin vendimarrës si dhe akses të publikut në legjislacionin vendor (njohje efektive me aktet e Këshillit Bashkiak).

Metoda e përdorur synon të gjenerojë të dhëna për zbatimin e ligjit (në dy blloqet tematike të përzgjedhura) dhe jo domosdoshmërisht për nivelin e zbatueshmërisë së ligjit nga këshillat bashkiakë veç e veç, edhe pse kjo nuk përjashtohet për nga vetë lloji i matjes.

DSC_6365

 

INFOCIP, LEVIZ ALBANIA KESHILLAT BAMSHKIAKE

INFOCIP, LEVIZ ALBANIA KESHILLAT BASHKIAKE

DSC_6364

DSC_6387

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim