TIRANE, 1 Kor­rik, 2012- Shoqëria civile ne Shqiperi nuk pyetet në vendim­mar­rje dhe roli i saj nuk ka asnjë ndikim në poli­tikë. E gjitha vihet në duk­je në raportin e pub­likuar nga Agjen­cia për Zhvil­lim ndërkom­bë­tar e Sheteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) për indeksin e qën­druesh­mërisë për orga­ni­zatat e shoqërisë civile në Europën Qën­drore dhe Lin­dore dhe Eurozaz­inë. Indek­si anal­i­zon dhe sit­u­at­en  e Orga­ni­zatave të Shoqërisë Civile ne Shqiperi.

“Orga­ni­zatat civile shqiptare janë angazhuar në cësht­je që për­bëjnë shqetësim për pub­likun në vitin 2011, nëpër­m­jet shqetësim­it dhe mon­i­torim­it, por e kanë pasur të pamundur por të ndikuar me suk­ses tek vendim­mar­rjet. Edhe pse i kanë bërë thirrje partive për t’u përf­shirë në dia­log kon­struk­tiv, pro­gre­si është arrit­ur pas pre­sion­it ndërkom­bë­tar.” Thuhet në raportin e USAID.

Indek­si nën­vi­zon se “Mje­disi ligjor ku vepron­jë OSHC, orga­ni­zatat e shoqërisë civile u përke­që­sua gjatë këtij viti”. Vihet re se Gjyka­ta nuk ka një regjistër elek­tron­ik të Orga­ni­zatave të shoqërisë civile. Të vet­met të dhë­nat të besueshme për num­rin e tyre vjnë nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Paran­dalim­it të Pastrim­it të Par­ave.

USAID vëren dhe pre­sion­in që është bërë ndaj disa orga­ni­zatave të shoqërisë civile të cilat veprim­tar­inë e përqën­dro­jnë tek qyte­taria aktive.
“Si koa­li­cioni qev­erisës ash­tu dhe opoz­i­tar aku­zoi disa OSHC si të varu­ra poli­tik­isht, ka pasur raste kur shteti ka bërë pre­sion ndaj lëviz­jes “Mjaft” dhe Rinia aktive, ku veprim­tari përqën­dro­het tek qyte­taria aktive për qev­eris­jen e mirë.

Pak ditë më parë në një nis­më të ini­ci­uar nga vetë SHBA, ambasadori amerikan bëri thirrje për një zgjim të shoqërisë civile duke shpre­hur hapur kri­tikat ndaj qev­erisë dhe partive poli­tike për mos dëgjim të zërit të tyre.

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim