VENDIM

Nr. 83, datë 12.2.2014

Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI I VETËPUNËSUAR, TË TIPIT “B/VP”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës, të pikës 8 të nen­it 71, pikës 2 të nen­it 86 dhe pikës 1 të nen­it 105 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Të hua­jit i jepet leje pune e tip­it “B/VP”, e kufizuar në kohë, hapësirë dhe pro­fe­sion, sipas për­cak­timeve në lejen e për­fi­tu­ar për ushtrim të aktivitetit, si i vetëpunë­suar, për veprim­tari të pavarur ekonomike, nëse plotë­son kriteret si më poshtë vijon:
  2. a) veprim­taria e tij ka për­fitim ekonomik për zhvil­lim­in e tregut të punës;
  3. b) veprim­taria është e për­sh­tat­shme në një sek­tor speci­fik, për rajonin gjeografik ku ajo do të ushtro­het, mbështe­tur në rezul­tatet e studim­it të tregut të punës nga zyra përkatëse e punësim­it;
  4. c) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
  5. Të hua­jit i ripërtëri­het leja e punës e tip­it “B/VP”, si i vetëpunë­suar, nëse:
  6. a) veprim­taria ekonomike që ai kryen është në të njëj­tat kushte për të cilat i është dhënë leja e mëparshme e tip­it “B/VP”;
  7. b) është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
  8. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune të tip­it “B/VP” bëhet nga:
  9. a) i hua­ji;
  10. b) per­soni i autor­izuar prej tij.
  11. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tip­it “B/VP”, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  12. a) kërkesën me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­matit, të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
  13. b) sta­tusin dhe aktin e theme­lim­it (për shoqëritë) ose vërte­tim regjistri­mi në QKR (për per­son­at fizikë);
  14. c) autor­iz­imin për per­son­in e autor­izuar prej tij;

ç) kop­jen e pas­aportës;

  1. d) pesë fotografi.
  2. I hua­ji, i cili kërkon ripërtërit­jen e lejes së punës së tip­it “B/VP”, paraqet bren­da 30 (trid­hjetë) ditëve para mbarim­it të afatit të lejes së punës doku­menta­cionin, si më poshtë vijon:
  3. a) kërkesën me të dhë­nat per­son­ale;
  4. b) deklaratën per­son­ale, ku deklaron se vazh­don të zotëro­jë të njëjtën veprim­tari ekonomike, për të cilën është pajisur me lejen e mëparshme të tip­it “B/VP”;
  5. c) autor­iz­imin për per­son­in e autor­izuar prej tij;

ç) pesë fotografi.

  1. Per­son­at e për­men­dur në pikën 3 të këtij vendi­mi, paraqesin kërkesën dhe doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 4 të tij:
  2. a) në zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës investi­tori do të ushtro­jë veprim­tar­inë ekonomike, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  3. b) në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse investi­tori do ta ushtro­jë veprim­tar­inë ekonomike të tij në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  4. c) pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose pranë për­faqë­sisë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës.
  5. Nëse kërke­sa paraqitet pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësim­it, autoriteti, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikës 4 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e doku­menta­cionit bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
  6. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëse vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur është i plotë apo, pas plotësim­it të tij bren­da afatit të për­cak­tu­ar, është në rreg­ull, vlerë­son se përm­bushen kriteret e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij vendi­mi, dhe e pajis të hua­jin, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tip­it “B/VP”, për herë të parë, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  7. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia kthen kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur të hua­jit, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 7 të këtij vendi­mi.
  8. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia refu­zon kërkesën për pajis­je me leje pune të tip­it “B/VP” të hua­jit, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij vendi­mi, ose është në kushtet e për­cak­tu­ara në pikën 21 të tij.
  9. Nëse kërke­sa është paraqi­tur pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, ajo, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme, e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur pranë saj në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, në drej­tor­inë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit.
  10. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, nëpër­m­jet drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësim­it, sipas kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale që ato kanë.
  11. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për pajisjen/refuzimin e të hua­jit me leje pune të tip­it “B/VP”, ndjekin pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në pikat 7, 8, 9 e 10 të këtij vendi­mi.
  12. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëpër­m­jet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “B/VP”.
  13. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “B/VP”.
  14. Per­son­at e për­men­dur në pikën 3 të këtij vendi­mi, për ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “B/VP”, paraqesin, bren­da 30 (trid­hjetë) ditëve para mbarim­it të afatit të lejes ekzistuese, doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 5 të këtij vendi­mi:
  15. a) në zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës i hua­ji do ta ushtro­jë veprim­tar­inë ekonomike, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  16. b) në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse i hua­ji do ta ushtro­jë veprim­tar­inë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
  17. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pas paraqit­jes së kërkesës nga investi­tori, për ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “B/VP”:
  18. a) ver­i­fikon shly­er­jen e detyrimeve në organet tati­more, sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore të punëd­hënësit, ku ai është i vetëpunë­suar;
  19. b) kërkon nga Inspek­torati Shtetëror i Punës dhe Shër­bimeve Shoqërore në niv­el rajon­al, një vlerësim nëse i vetëpunë­suari ka zbat­u­ar legjis­la­cionin e punës, për peri­ud­hën e vlef­sh­mërisë së lejes së mëparshme të punës të tip­it “B/VP”, ose ka shly­er shkel­jet e kon­stat­u­ara në aktin e fun­dit të inspek­tim­it në punë.
  20. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “B/VP” apo refuz­imin e saj, bren­da një peri­ud­he prej 30 (trid­hjetë) ditësh pune, ndjek pro­ce­du­rat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17 të këtij vendi­mi, ndër­sa për kriteret dhe doku­menta­cionin, vlerësi­mi do të bëhet sipas për­cak­timeve në pikat 2, 5 e 17 të tij.
  21. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “B/VP” apo refuz­imin e saj, për të hua­jt që kanë për­fi­tu­ar leje pune sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të hua­jt”, ndjek pro­ce­du­rat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17 të këtij vendi­mi, ndër­sa për kriteret dhe doku­menta­cionin, vlerësi­mi do të bëhet sipas për­cak­timeve në pikat 2 e 5 të tij. Afati i vlef­sh­mërisë së lejes së punës, të ripërtërirë, të tip­it “B/VP” të jetë në për­puth­je me për­cak­timet e nen­it 149 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, për kat­e­gor­inë së cilës i për­ket i hua­ji.
  22. Të hua­jit i refu­zo­het lëshi­mi i lejes së punës të tip­it “B/VP” apo ripërtërit­ja e saj edhe nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  23. Të hua­jit i anu­lo­het leja e punës e tip­it “B/VP”, nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në pikën 1 të nen­it 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  24. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het leja e punës e tip­it “B/VP”, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në pikën 2 të nen­it 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  25. Leja e punës e tip­it “B/VP” për­fun­don, nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  26. I hua­ji, i cili pajiset me leje pune të tip­it “B/VP”, para mar­rjes së lejes së punës, dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
  27. I hua­ji, të cilit i ripërtëri­het leja e punës e tip­it “B/VP”, para mar­rjes së saj, dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
  28. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, mon­i­toron, në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për dhënien e lejes së punës.
  29. Vendi­mi nr. 351, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit e të pro­ce­durës, për pajis­jen, refuz­imin, ripërtërit­jen dhe anulim­in e lejes së punës, për veprim­tari të pavarur ekonomike, si i vetëpunë­suar”, shfuqi­zo­het.
  30. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama


  ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

 

DREJTORIA E POLITIKAVE  TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE _____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_____________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  1. Emri i punëd­hënësit __________________________________________________________________

    Name of the employ­er

  1. Ven­di dhe adresa e punëd­hënësit______________________________________________________

    Seat and address of the employ­er

  1. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Busi­ness activ­i­ty code

  1. a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:_____________________________________

                    Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or

  1. b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:___________________________________

                     Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

  1. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to

  1. Emër­ti­mi i ven­dit të punës___________________________________________________________

    Name of the job posi­tion

  1. Kuo­tat vje­tore PO     JO

    Year­ly quo­ta                           YES   NO

  1. Punësi­mi sezon­al PO     JO

    Sea­son­al employ­ment             YES    NO

  1. Migri­mi ditor PO JO

    Dai­ly migra­tion                     YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  1. Mbiem­ri ________________________________________________________________________

    Sur­name

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Giv­en name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the par­ent

  1. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Ven­di dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

    Place and coun­try of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

    Nation­al­i­ty

  1. Adresa e banim­it në Shqipëri_________________________________________________________

    Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

  1. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___| ___________________________________

    Code and name of occu­pa­tion

  1. Kual­i­fikimet |___|___|___|

      Skill qual­i­fi­ca­tions

  1. Aktivitet fitim­prurës PO JO

      Gain­ful­ly employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  1. Llo­ji i doku­men­tit ___________________________________________________________________

    Type of doc­u­ment

  1. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Num­ber

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kom­pe­tent ______________________________________________________________

     Com­pe­tent author­i­ty

  1. Lëshuar nga ______________________________________________________________________

    Place and coun­try of issuance

_____________________________                                    ____________________________

                       Ven­di dhe data                                                                                          Emri / mbiem­ri i aplikan­tit

                       (Place and date)                                                                            (Appli­cant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

 

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                       Datë .….….….….….…

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”, dhe vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për  për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës  për pajis­jen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                           FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) sur­name)

Lin­dur më    ___________________________

Born on           (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlind­ja / Place and coun­try of birth)

Gjend­ja civile  ________________________

(Civ­il Sta­tus)

Me shtetësi  ___________________________

Nation­al­i­ty

Me  pro­fe­sion   ________________________

Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri ____________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of doc­u­ment and num­ber

 

I hua­ji pajiset me leje pune të tip­it ___________________________, pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në nenin të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj:

Name of the employ­er

Sta­tusi i sub­jek­tit:                __________________

(Subject’s Legal Sta­tus)

Sek­tori i aktivitetit:          ________________

(Sec­tor of Activ­i­ty)

Me adresë: ______________________________

Seat and address

Vlef­sh­mëria e lejes:             _______________

(Work Per­mit Valid­i­ty)

Data e lëshim­it:                    _______________

(Issuance Date)

Data e skadim­it:                  _______________

(Expi­ra­tion Date)

Page­sa:                                  _______________

(Appli­ca­tion Fee)

Kjo leje pune është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në këtë kat­e­gori punësi­mi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

 

Insti­tu­cioni lëshues:        _______________________

(Issu­ing Author­i­ty)                                                                             _________________________

                                                                                                                DREJTOR

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim