VENDIM

Nr. 82, datë 12.2.2014

Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR FORMIM PROFESIONAL, TË TIPIT “A/FP[1]

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Të hua­jit i jepet leje pune e tip­it “A/FP”, për formim pro­fe­sion­al, për kohëzg­jat­jen e kur­sit të formim­it, nëse plotë­son kriteret si më poshtë vijon:
  2. a) ka një ofer­të për kry­er­jen e një kur­si të formim­it pro­fe­sion­al;
  3. b) kur­si i formim­it, që do të krye­jë, është i lid­hur ngushtë me rrit­jen e aftë­sive dhe kual­i­fikimin e tij;
  4. c) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;

ç) sub­jek­ti, ofrues i formim­it pro­fe­sion­al, është i licen­cuar nga Qen­dra Kom­bëtare e Licencim­it;

  1. d) ka një garan­ci pasurore të depoz­i­tu­ar në emër të tij, për mbu­lim­in e shpen­z­imeve të jetesës, për kohën e zgjat­jes së kur­sit.
  2. Të hua­jit i ripërtëri­het leja e punës, e tip­it “A/FP”, për formim pro­fe­sion­al, vetëm një herë, dhe për kohëzg­jat­jen e nevo­jshme për të fitu­ar këtë formim, nëse plotë­son kriteret e mëposhtme:
  3. a) ka një ofer­të për kry­er­jen e një kur­si të formim­it pro­fe­sion­al, por jo domos­dosh­mër­ish nga sub­jek­ti prej të cilit ka për­fi­tu­ar lejen e parë “A/FP”;
  4. b) kur­si i formim­it, që do të krye­jë, është i lid­hur ngushtë me rrit­jen e aftë­sive dhe kual­i­fikimin e tij;
  5. c) sub­jek­ti, ofrues i formim­it pro­fe­sion­al, është i licen­cuar nga QKL-ja, nëse është i ndryshëm nga ofrue­si i kur­sit të mëparshëm;

ç) ka garan­ci pasurore të depoz­i­tu­ar në emër të tij, për mbu­lim­in e shpen­z­imeve të jetesës, për kohën e zgjat­jes së kur­sit;

  1. d) ka qën­drim të ligjshëm në Repub­likën e Shqipërisë.
  2. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune të tip­it “A/FP”, bëhet nga:
  3. a) i hua­ji;
  4. b) sub­jek­ti, ofrues i formim­it pro­fe­sion­al, i cili ka bërë ofer­tën e kur­sit për të hua­jin;
  5. c) per­soni i autor­izuar nga sub­jek­ti, ofrues i formim­it pro­fe­sion­al.
  6. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tip­it “A/FP”, paraqesin doku­menta­cionin si më poshtë vijon:
  7. a) kërkesën e të hua­jit me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­matit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
  8. b) vërte­timin e regjistrim­it në kursin e formim­it pro­fe­sion­al, lëshuar nga sub­jek­ti, ofrues i formim­it;
  9. c) doku­mentin për llog­a­r­inë bankare, në vlerën e pagës min­i­male mujore, për kohën e kry­er­jes së kur­sit (për të vërte­t­u­ar mundës­inë e për­bal­lim­it të jetesës);

ç) kop­jen e pas­aportës;

  1. d) autor­iz­imin nga sub­jek­ti, ofrues i formim­it, për per­son­in e autor­izuar;
  2. dh) pesë fotografi.
  3. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, të cilët kërko­jnë ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “A/FP”, për formim pro­fe­sion­al, 30 (trid­hjetë) ditë para për­fundim­it të lejes paraard­hëse, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  4. a) kërkesën e të hua­jit me të dhë­nat per­son­ale;
  5. b) kop­jen e cer­ti­fikatës, që vërte­ton se ka ndjekur e ka për­fun­d­uar kursin e mëparshëm të formim­it pro­fe­sion­al, të lëshuar nga ofrue­si i kur­sit;
  1. c) doku­mentin për llog­a­r­inë bankare, në vlerën e pagës min­i­male mujore, për kohëzg­jat­jen e kur­sit (për të vërte­t­u­ar mundës­inë e për­bal­lim­it të jetesës);

ç) kop­jen e pas­aportës;

  1. d) pesë fotografi.
  2. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, paraqesin kërkesën dhe doku­menta­cionin për pajis­jen për herë të parë me leje pune të tip­it “A/FP”, për formimin pro­fe­sion­al ose për ripërtërit­jen e lejes së punës, sipas parashikimeve, përkatë­sisht, të pikave 4 e 5 të këtij vendi­mi:
  3. a) në zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës zhvil­lon veprim­tar­inë sub­jek­ti, ofrues i kur­sit të formim­it, nëse është me qën­drim të ligjshëm, në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  4. b) në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse sub­jek­ti, ofrues i kur­sit të formim­it, e zhvil­lon veprim­tar­inë në më shumë së një rajon gjeografik e nëse është me qën­drim të ligjshëm, në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  5. c) në për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës.
  6. Nëse kërke­sa paraqitet pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësim­it, autoriteti përkatës, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikave 4 ose 5 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e tij, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
  7. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pas paraqit­jes së kërkesës nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, ver­i­fikon shly­er­jen e detyrimeve lid­hur me pagat e punon­jësve, sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore nga ana e punëd­hënësit, pranë të cilit do të punë­so­het i hua­ji.
  8. Nëse Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur është i plotë apo, pas plotësim­it të tij nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, bren­da afatit të cak­tu­ar, përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 ose 2 të këtij vendi­mi, e pajis të hua­jin me lejen e punës të tip­it “A/FP”, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2 bashkëlid­hur këtij vendi­mi, ose ia ripërtërin atij, bren­da 30 (trid­hjetë) ditëve pune, lejen e punës të tip­it “A/FP”.
  9. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia kthen kërkesën dhe doku­menta­cionin të hua­jit, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 7 të këtij vendi­mi.
  10. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia refu­zon kërkesën për pajis­je me leje pune të tip­it “A/FP” ose ripërtërit­jen e saj sub­jek­tit, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 apo 2 të këtij vendi­mi ose është në kushtet e për­cak­tu­ara në pikën 17 të tij.
  11. Nëse kërke­sa është paraqi­tur pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, ajo, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme (Qen­drës Kom­bëtare të Vizave), ia për­c­jell doku­menta­cionin drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
  12. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, nëpër­m­jet drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësim­it, sipas kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale që ato kanë.
  13. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për pajisjen/refuzimin e të hua­jit me leje pune të tip­it “A/FP”, ndjek pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendi­mi.
  14. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëpër­m­jet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, e për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/FP”.
  15. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/FP”.
  16. Anuli­mi dhe refuz­i­mi i lejes së punës të tip­it “A/FP”, apo ripërtërit­ja e saj bëhen edhe nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në pikën 1 të nen­it 80, apo në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  17. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/FP”, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në pikën 2 të nen­it 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  18. Leja e punës e tip­it “A/FP” për­fun­don, nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  19. I hua­ji, i cili pajiset me leje pune të tip­it “A/FP” para mar­rjes së lejes së punës, dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 1 000 (një mijë) lekësh.
  20. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, mon­i­toron, në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it, për dhënien e lejes së punës.
  1. Vendi­mi nr. 358, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen, refuz­imin, ripërtërit­jen dhe anulim­in e lejes së punës për formim pro­fe­sion­al”, shfuqi­zo­het.
  2. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

      ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES

SOCIALE DHE RINISË

REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

 

DREJTORIA E POLITIKAVE  TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE _____________________________________________

 

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  2. Emri i punëd­hënësit ______________________________________________

    Name of the employ­er

  1. Ven­di dhe adresa e punëd­hënësit____________________________________

    Seat and address of the employ­er

  1. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|_

    Busi­ness activ­i­ty code

  1. a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:__________________________________

                    Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or

  1. b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:________________________________

                     Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

  1. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to

  1. Emër­ti­mi i ven­dit të punës___________________________________________________________

    Name of the job posi­tion

  1. Kuo­tat vje­tore PO JO

    Year­ly quo­ta                          YES   NO

  1. Punësi­mi sezon­al PO JO

    Sea­son­al employ­ment            YES    NO

  1. Migri­mi ditor PO JO

    Dai­ly migra­tion                     YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  1. Mbiem­ri ________________________________________________________________________

    Sur­name

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Giv­en name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the par­ent

  1. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Ven­di dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and coun­try of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nation­al­i­ty

  1. Adresa e banim­it në Shqipëri_________________________________________________________

Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

  1. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___|_________________________________

    Code and name of occu­pa­tion

  1. Kual­i­fikimet |___|___|___|

      Skill qual­i­fi­ca­tions

  1. Aktivitet fitim­prurës PO JO

      Gain­ful­ly employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Llo­ji i doku­men­tit _________________________________________________________________

    Type of doc­u­ment

  1. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Num­ber

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kom­pe­tent ______________________________________________________________

     Com­pe­tent author­i­ty

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and coun­try of issuance

_____________________________                                    _____________________________

              Ven­di dhe data                                                          Emri / mbiem­ri i aplikan­tit

  (Place and date)                                                                 (Appli­cant)

      SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                Datë .….….….….….…

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”, dhe vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës  për pajis­jen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                      FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) sur­name)

Lin­dur më    ___________________________

Born on           (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlind­ja / Place and coun­try of birth)

Gjend­ja civile  ________________________

(Civ­il Sta­tus)

Me shtetësi  ___________________________

Nation­al­i­ty

Me  pro­fe­sion   ________________________

Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri __|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of doc­u­ment and num­ber

 

I hua­ji pajiset me leje pune të tip­it ___________________________, pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në nenin .…… të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj:

Name of the employ­er

Sta­tusi i sub­jek­tit:                ________________

(Subject’s Legal Sta­tus)

Sek­tori i aktivitetit:              ________________

(Sec­tor of Activ­i­ty)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlef­sh­mëria e lejes:                _______________

(Work Per­mit Valid­i­ty)

Data e lëshim­it:                      _______________

(Issuance Date)

Data e skadim­it:                  _______________

(Expi­ra­tion Date)

Page­sa:                                  _______________

(Appli­ca­tion Fee)

Kjo leje pune është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në këtë kat­e­gori punësi­mi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

 

Insti­tu­cioni lëshues:        _______________________

(Issu­ing Author­i­ty)

                                                                                                                DREJTOR

[1] Ky vendim i Këshillit të Min­is­trave përafro­het pjesër­isht me direk­tivën e Këshillit 2004/114/KE,   datë 13 dhje­tor 2004 “Mbi kushtet e pra­nim­it të shte­tasve të vendeve të tre­ta për qël­lim studi­mi, pro­grame të shkëm­bim­it për nxënës, tra­jn­im pa pagesë ose shër­bim vull­ne­tar”. Num­ri CELEX 32004L0114, Fle­tor­ja Zyrtare e Bashkim­it Evropi­an, seria L, nr. 375, datë 23.12.2004, faqe 12–18.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim