VENDIM

Nr. 81, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, RIPËRTËRITJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËMARRËS, TË TIPIT “A/P”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105,  pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë,  Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Të hua­jit i jepet leje pune e tip­it “A/P”, si punë­mar­rës, nëse plotë­son kriteret e mëposhtme:
  2. a) ka një kon­tratë pune me një punëd­hënës, në për­puth­je me formimin e tij pro­fe­sion­al;
  3. b) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, që do të thotë me vizë, sipas llo­jeve të për­cak­tu­ara në nenet 21 e 22 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”;
  4. c) pozi­cioni i punës, që i ofro­het në rajonin gjeografik ku punëd­hënësi i tij ushtron veprim­tar­inë ekonomike, nuk mund të plotë­so­het nga kat­e­goritë e për­cak­tu­ara në pikën 2 të nen­it 84 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  5. Të hua­jit i ripërtëri­het leja e punës e tip­it “A/P”, si punë­mar­rës, nëse plotë­son kriteret e mëposhtme:
  6. a) ka një kon­tratë indi­vid­uale pune të vlef­shme, në për­puth­je me formimin e tij pro­fe­sion­al, në rajonin gjeografik ku ka për­fi­tu­ar lejen e mëparshme të punës, por jo domos­dosh­mër­ish me punëd­hënësin që ka për­fi­tu­ar lejen e parë të tip­it “A/P”;
  7. b) është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
  8. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune të tip­it “A/P” bëhet nga:
  9. a) i hua­ji;
  10. b) punëd­hënësi, me të cilin i hua­ji ka një kon­tratë pune;
  11. c) per­soni i autor­izuar nga punëd­hënësi.
  12. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tip­it “A/P”, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  13. a) kërkesën e të hua­jit me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­mu­la­rit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
  14. b) vendimin e gjykatës për regjistrim­in e per­son­it juridik ose ekstrak­tin e regjistrim­it në Qen­drën Kom­bëtare të Regjistrim­it për punëd­hënësin, ku ai do të punë­so­het;
  15. c) kop­jen origji­nale të kon­tratës indi­vid­uale të punës;

ç) kop­jen e pas­aportës;

  1. d) autor­iz­imin nga punëd­hënësi për per­son­in e autor­izuar;
  2. dh) pesë fotografi.
  3. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, për t’u pajisur me leje pune të ripërtërit­ur të tip­it “A/P”, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  4. a) kërkesën e të hua­jit me të dhë­nat per­son­ale;
  5. b) kop­jen e kon­tratës indi­vid­uale të punës;
  6. c) autor­iz­imin nga punëd­hënësi për per­son­in e autor­izuar;

ç) pesë fotografi.

  1. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, paraqesin kërkesën dhe doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 4 të tij në:
  2. a) zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës punëd­hënësi, pranë të cilit do të punë­so­het, ushtron veprim­tar­inë ekonomike dhe nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  3. b) Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse punëd­hënësi, pranë të cilit do të punë­so­het, e ushtron veprim­tar­inë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  4. c) për­faqës­inë diplo­matike të  Repub­likës së Shqipërisë,  në vendin e tij të origjinës ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës.
  5. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, kur kërke­sa paraqitet pranë tyre, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikës 4 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e tij bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
  6. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pas paraqit­jes së kërkesës nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, ver­i­fikon me organet përkatëse shly­er­jen e detyrimeve lid­hur me pagat e punon­jësve, sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore nga ana e punëd­hënësit, pranë të cilit do të punë­so­het i hua­ji.
  7. Nëse Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur është i plotë apo, pas plotësim­it të tij nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, bren­da afatit të për­cak­tu­ar, përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 e 8 të këtij vendi­mi, e pajis të hua­jin, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tip­it “A/P”, për herë të parë, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  8. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia kthen kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur të hua­jit, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 7 të këtij vendi­mi.
  9. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia refu­zon kërkesën për pajis­je me leje pune të tip­it “A/P” punë­mar­rësit, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 e 8 të këtij vendi­mi, ose është në kushtet e parashikuara në pikën 21 të tij.
  10. Nëse kërke­sa është paraqi­tur pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë në vendin e origjinës së të hua­jit ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e origjinës së të hua­jit, kjo e fun­dit, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme, ia për­c­jell doku­menta­cionin drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
  11. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, nëpër­m­jet drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësim­it, sipas kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale që ato kanë.
  12. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për pajisjen/refuzimin e të hua­jit të lejes së punës të tip­it “A/P”, ndjek pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendi­mi.
  13. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëpër­m­jet drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, e për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/P”.
  14. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/P”.
  15. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, për ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “A/P”, paraqesin, 30 (trid­hjetë) ditë para mbarim­it të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën dhe doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 5 të këtij vendi­mi, në:
  16. a) zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës punëd­hënësi, pranë të cilit do të punë­so­het, ushtron veprim­tar­inë ekonomike;
  17. b) Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse punëd­hënësi, pranë të cilit do të punë­so­het, e ushtron veprim­tar­inë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik.
  18. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “A/P” apo refuz­imin e saj, bren­da një peri­ud­he prej 30 (trid­hjetë) ditësh pune, ndjek pro­ce­du­rat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendi­mi, ndër­sa vlerësi­mi për kriteret dhe doku­menta­cionin do të bëhet sipas për­cak­timeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të tij.
  19. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “A/P” apo refuz­imin e saj, për të hua­jt, të cilët kanë për­fi­tu­ar leje pune, sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të hua­jt”, ndjek pro­ce­du­rat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendi­mi, ndër­sa vlerësi­mi për kriteret dhe doku­menta­cionin do të bëhet sipas për­cak­timeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të tij.

Afati i vlef­sh­mërisë së lejes së ripërtërirë të punës të jetë në për­puth­je me për­cak­timet e nen­it 76 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.

  1. Të hua­jit i refu­zo­het lëshi­mi i lejes së punës të tip­it “A/P” apo ripërtërit­ja e saj edhe nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  2. Të hua­jit i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/P”, nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në pikën 1 të nen­it 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  3. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/P”, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në pikën 2 të nen­it 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  4. Leja e punës e tip­it “A/P” për­fun­don, nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  5. I hua­ji, i cili pajiset me leje pune të tip­it “A/P” për herë të parë, para mar­rjes së lejes së punës, dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
  6. I hua­ji, të cilit i ripërtëri­het leja e punës e tip­it “A/P”, para mar­rjes së lejes së punës, dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 3000 (tri mijë) lekësh.
  7. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, mon­i­toron, në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për dhënien e lejes së punës.
  8. Vendi­mi nr. 359, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen, refuz­imin dhe anulim­in e lejes së punës të tip­it “A/P””, shfuqi­zo­het.
  9. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

  ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES

SOCIALE DHE RINISË

REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE

_____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT____________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  2. Emri i punëd­hënësit ______________________________________________________________

    Name of the employ­er

  1. Ven­di dhe adresa e punëd­hënësit____________________________________________________

    Seat and address of the employ­er

  1. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___|OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Busi­ness activ­i­ty code

  1. a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:_____________________________________

                    Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or

  1. b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:___________________________________

                     Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

  1. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to

  1. Emër­ti­mi i ven­dit të punës___________________________________________________________

    Name of the job posi­tion

  1. Kuo­tat vje­tore  PO     JO

    Year­ly quo­ta                           YES   NO

  1. Punësi­mi sezon­al PO     JO

    Sea­son­al employ­ment              YES    NO

  1. Migri­mi ditor PO      JO

    Dai­ly migra­tion                     YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  1. Mbiem­ri ________________________________________________________________________

    Sur­name

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Giv­en name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the par­ent

  1. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Ven­di dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and coun­try of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nation­al­i­ty

  1. Adresa e banim­it në Shqipëri_________________________________________________________

Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

  1. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___|____________________________________

    Code and name of occu­pa­tion

  1. Kual­i­fikimet |___|___|___|

      Skill qual­i­fi­ca­tions

  1. Aktivitet fitim­prurës PO      JO

      Gain­ful­ly employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  1. Llo­ji i doku­men­tit _________________________________________________________________

    Type of doc­u­ment

  1. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Num­ber

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kom­pe­tent ______________________________________________________________

     Com­pe­tent author­i­ty

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and coun­try of issuance

_____________________________                                          _____________________________

             Ven­di dhe data                                                                Emri / mbiem­ri i aplikan­tit

             (Place and date)                                                                             (Appli­cant)

    SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

 

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                   Datë .….….….….……

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”, dhe vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës  për pajis­jen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                            FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) Sur­name)

Lin­dur më    ___________________________

Born on           (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja/ Place and coun­try of birth)

Gjend­ja civile ________________________

(Civ­il Sta­tus)

Me shtetësi  ___________________________

Nation­al­i­ty

Me  pro­fe­sion   ________________________

Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of doc­u­ment and num­ber

 

I hua­ji pajiset me leje pune të tip­it ___________________________, pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në nenin .…… të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj:

Name of the employ­er

Sta­tusi i sub­jek­tit:              ________________

(Subject’s Legal Sta­tus)

Sek­tori i aktivitetit:           ________________

(Sec­tor of Activ­i­ty)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlef­sh­mëria e lejes:                _______________

(Work Per­mit Valid­i­ty)

Data e lëshim­it:                      _______________

(Issuance Date)

Data e skadim­it:                  _______________

(Expi­ra­tion Date)

 Page­sa:                                 _______________

(Appli­ca­tion Fee)

Kjo leje pune është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në këtë kat­e­gori punësi­mi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

 

Insti­tu­cioni lëshues:        _______________________

(Issu­ing Author­i­ty)

        DREJTORI

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim