E Drejta e Informimit ne Bote dhe rasti i Shqipërisë. INFOÇIP bashkë me Banken Boterore në studimin global
Strategjia e Bankës Boterore për Qeverisjen dhe Antikorrupsionin (GAC) e vitit 2007 theksoi se përmirësimi i qeverisjes ishte i nevojshëm për të luftuar korrupsionin dhe forcuar zhvillimin. Strategjia nënvizoi rëndësinë e transparencës si një dimension kritik i qeverisjes së mirë.

Qytetarët dhe media që kanë qasje në informacion mbi funksionimin e institucioneve shtetërore janë thelbësorë për nxitjen e llogaridhënies. Transparenca mund të shtrihet në publikimin e të dhënave të buxhetit dhe prokurimit, qasjen në të dhënat dhe raportet shtetërore, dhe shpërndarjen aktive të shtetit të informacionit mbi operacionet dhe performancën e tij.
Strategjia theksoi se duke u bazuar në një histori suksesi në rritje në këtë fushë, Banka do të rrisë punën e saj me qeveritë e interesuara për të forcuar transparencën në hartimin e politikave publike dhe ofrimin e shërbimeve.
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve për të rritur zhvillimin e njohurive mbi çështjet e transparencës dhe qasjes në informacion. Projekti përqendrohet posaçërisht në zbatimin e ligjeve të së Drejtës për Informacion — ligje që përcaktojnë të drejtën e qytetarëve për të kenë qasje maksimale në dokumentet qeveritare në të gjitha fushat, përveç një regjimi të kufizuar përjashtimesh.
Diskutimi në këtë raport bazohet në kërkime të kryera në tetë vende. Studimet pwr shqipwrinw u përgatitën nw bashkwpunim me Qendrwn pwr Çwshtjet e Informimit Publik, duke u mbwshtetur nw ekpertizwn direkte tw Z. Gerti Shella dhe Znj Jolanda Trebicka.
INFOCIP ka ofruar një kontribut të vyer, mbshtetur në të dhënat e monitorimeve të kryera, si nje organizate promotore ne Shqiperi per krijimin e nje kuadri ligjor te ri, dinamik per te Drejten e Informimit. Kjo e fundit eshte nje e drejte qe garantohet nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016–2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA





















































