17 TETOR 2014 - BANKA BOTËRORE ka botu­ar  studimin glob­al per zba­timin e Te Drejtes se Informim­it. Boti­mi me plot 624 faqe vjen kete here me kater raste studi­more me shume, konkretisht SHBA, Afri­ka e Jugut, Tai­lan­da dhe Jor­da­nia.

Ne botimin e pare kane qene te perf­shi­ra 8 vende, mes te cilave edhe Shqiperia. Per kete te fun­dit, ekipi i BB komi­sionoi Ger­ti Shel­la, drej­tor i INFOCIP dhe Rolan­da Tre­bic­ka. Rasti i Shqiperise hap ser­ish kete edi­cion te dyte boti­mi.

Legjis­la­cioni efek­tiv per RTI (te drejten e informim­it) është një mjet thel­bë­sor per fuqiz­imin e qyte­tarëve për të mar­rë infor­ma­cion mbi poli­tikat pub­like dhe pro­ce­set e vendi­mar­rjes, per të kup­tuar të drej­tat në lid­hje me shër­bimet bazë , dhe për të mon­i­toru­ar shpen­zimet qever­itare dhe per­for­mancën e sa, duke sig­u­ru­ar kesh­tu mundësi për përgjegjësi shoqërore më të drejt­për­drejtë.

Nje ligj i har­tu­ar sic duhet Per te Drejten e Informim­it iu munde­s­on qytetareve te mar­rin akses ne te dhen­at qever­itare, pa qene nevo­ja te paraqesin nje motiv speci­fik. Qe kjo te funk­siono­je, nevo­jitet se pari nje ndryshim sub­stan­cial ne mar­rd­he­ni­et midis shtetit dhe vete shoqerise; ato duhet te rior­ga­ni­zo­hen duke kaper­cuer tashme nga “nevo­ja per te njo­hur” tek “ e drej­ta per te njo­hur”.

Edi­cioni i pare i ketij studi­mi doli ne vitin 2012. Rasti i Shqiperise u studiu me shume kujdes, per shkak te speci­fikes qe permbante, duke e patur te drejten e inforim­im­it si nje garan­ci ne Kushte­tuten e ven­dit. Po ash­tu, gjet­jet e iden­ti­fikuar me kujdes ne Ger­ti Shel­la dhe Jolan­da Tre­bic­ka qe u komi­sionu­an nga BB per kete studim volu­mi­noz, sher­buen si nje katal­iza­tor i fuqishem per te shtyre per­para pro­cesin e mbe­tur pezul qe prej me shume se 6 vitesh per adop­ti­min e nje ligji te ri per Informimin Pub­lik ne Shqiperi.

Si per koen­ci­dence, diten qe ky edi­cion i dyte studim­it glob­al te nder­marre nga Ban­ka boterore, i pasu­ru­ar me kater raste te reja, doli ne qarkul­lim, ne shqiperi u be boti­mi ne Fle­tore Zyrtare i ligjit te ri “Per te Drejten Informimin”, qe u mirat­ua nga kuven­di vetem 10 dite me pare.

 

SHKARKONI BOTIMIN ORIGJINAL NE PDF KETU:

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim