Gjyqtari i ndjere Astrit Kalaja deshmoi me gjakun e tij situaten e rende ne te cilen ndodhet sot sistemi gjyqesor. Ne bashkepunuam me Insight Story ne Top Channel per te sjelle edhe njehere ne vemendje problemet e mprehta te drejtsise, ne dokumentarin e titulluar “Vendimi i Fundit”.

 

INFOÇIP ka paralajmeruar viti pas viti kushtet e veshtira, thuajse te pamunduara ne te cilat po ofrohet sherbimi i Drejtesise. Tashme, 9 vite pas Reforme ne Drejtesi, jane perkeqesuar shume treguesit e eficiences. KLGJ ka lene gjykatat pa gjyqtare, duke shkaterruar ajo vete e para besimin e publikut tek Drejtesia.

 

KLGJ duhet te marre pergjegjesite qe i takojne, pasi, me mos-veprimet e saj, por edhe me vendimarrjen thelleshisht te gabuar te Hates se re gjyqesore, eshte bashkefajtore ne dramen qe kulmoi me vrasjen e gjyqtarit Kalaja ne sallen e gjyqit, teksa lexonte vendimin. Drejtesi e vonuar eshte Drejtesi e munguar!

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim